Një numër i madh i personave me diabet, mund të konsumojnë disa lloje të caktuara të alkoolit. Ajo çfarë është e rëndësishme është që konsumimi i alkoolit të jetë në masë të kontrolluar dhe të bëjnë kujdes përsa i përket përbërjes së pijeve. Në ditët e sotme, ka pije të cilat përmbajnë alkool por nuk përmbajnë shumë sheqer pirja e të cilave lejohet edhe për personat me diabet. Para se të vendosni të konsumoni çfarë do lloj alkooli, duhet të keni dijeni për faktin se si ndikon ai në nivelin e sheqerit në gjak.
Birra
350 ml birrë përmbajnë rreth 15 gram karbohidrate. Birra me ngjyrë më të zbardhur përmban 3-6 gram. Nëse keni vendosur të konsumoni birrë, atëherë zgjedhja më e mirë është birra me ngjyrë më të zbardhur pasi përmban më pak sheqer.
Vera
Studimet kanë treguar se vera pavarësisht e bardhë apo e kuqe, e ndihmon trupin që ta përdorë më mirë insulinën. Përveç kësaj, vera ka efekte pozitive në lidhje me funksionimin e zemrës dhe enëve të gjakut. 150 ml verë, përmbajnë rreth 120 kalori të cilat kryesisht rrjedhin nga alkooli dhe jo nga karbohidratet.
Sangria
Recetat janë të ndryshme, por në varësi të frutave dhe pijeve të cilat përdoren, kjo pije unike Spanjolle mund të përmbajë shumë sheqer. Nëse jeni mësuar ta konsumoni këtë pije, përziheni atë me një shumëllojshmëri verërash ose me verë të aromatizuar.
Kokteli
Nëse keni diabet nuk do të thotë se duhet ti shmanfni koktelet nga menyja, thjeshtë, në vend të shurupëve të ëmbël, përdorni ëmbëlsues natyral, përdorni fruta të freskëta, hidhni shumë akull dhe kokteli është gati.
Duhet të tregoni se vuani nga diabeti
Nëse keni dyshime në lidhje me përzgjedhjen e pijes, në mëmentin e porosisë së pijes, informojeni kamarierin se vuani nga diabeti. Pavarësisht se çfarë do të vendosni, e rëndësishme është që të hidratoheni. Nëse përdorni insulinë, duhet të keni parasyshë se alkooli gjithashtu e redukton nivelin e sheqerit në gjak.