Si mund të më ndihmojë pilates gjatë shtatzanisë

Ushtrime? Tani që jam shtatzënë? Me siguri po bëni shaka!!! Kjo është koha kur mund të ha sa të dua pa u shqetësuar se si mund të dukem! Nuk ka asgjë të keqe në këtë deklaratë, por padyshim ka hapësirë për diçka ndryshe. Ndoshta mund t’ju duket i pamundur fakti që pilates është aktiviteti më i përshtatshëm gjatë shtatzënisë. Mendoni për këtë: Pilatesi punon duke forcuar bëthamën qëndrore të trupit ku muskujt e barkut punojnë në sinergji me shpinën dhe legenin. Gjatë periudhës së shtatzënisë me pilates do të ndiheni më të rehatshëm. Do ta shkurtoni kohën tuaj të lindjes dhe do të riktheheni në formën tuajt trupore të mëparshme shumë shpejtë. Pilatesi do të përmirësojë frymëmarrjen tuaj, do t’i lehtësojë dhimbjet e shpinës dhe do t’ju bëjë më fleksibël.

Ushtrime? Tani që jam shtatzënë? Me siguri po bëni shaka!!! Kjo është koha kur mund të ha sa të dua pa u shqetësuar se si mund të dukem! Nuk ka asgjë të keqe në këtë deklaratë, por padyshim ka hapësirë për diçka ndryshe. Ndoshta mund t’ju duket i pamundur fakti që pilates është aktiviteti më i përshtatshëm gjatë shtatzënisë. Mendoni për këtë: Pilatesi punon duke forcuar bëthamën qëndrore të trupit ku muskujt e barkut punojnë në sinergji me shpinën dhe legenin. Gjatë periudhës së shtatzënisë me pilates do të ndiheni më të rehatshëm. Do ta shkurtoni kohën tuaj të lindjes dhe do të riktheheni në formën tuajt trupore të mëparshme shumë shpejtë. Pilatesi do të përmirësojë frymëmarrjen tuaj, do t’i lehtësojë dhimbjet e shpinës dhe do t’ju bëjë më fleksibël.

Fokusimi i mendjes

Një nga arsyet kryesore përse duhet të zgjidhni pilates, është sepse pilates është e përkryer për ndërtimin e fuqisë dhe energjisë së trupit. Nëse tonifikohen muskujt tuaj të barkut , shpinës dhe legenit, ato do të mundësojnë një shtatzëni dhe lindje pa probleme. Gjithashtu ushtrimet janë shumë të përshtatshme dhe të adaptuara për çdo lehonë të ardhshme.Shumica e ushtrimeve pilates mund të ndryshohen dhe modifikohen në drejtim të ndryshimeve të trupit dhe aftësive. Pilatesi gjithashtu është i njohur për fokusimin e mendjes, dhe përdoret në mënyrë për ti kushtuar kohë vetes, ju ndihmon të relaksoheni dhe duke e ulur stresin,duke ju mbajtur larg përgjegjësive tuaja, dhe në fund të fundit ajo çfarë është më e rëndësishme, do të shërbejë për fëmijën tuaj!

Muskuj të dobësuar!

Muskujt e barkut dhe të pelvisit janë nën një presion në rritje, gjatë rritjes së bebes tuaj. Në të njejtën kohë, hormoni relaksin i bën ligamentet tolerantë. Ligamentet tuaja do të zgjaten më tepër se zakonisht dhe nëse i mbingarkoni mund të shkaktoni lëndim. Muskujt e tërhequr dhe të dobësuar të barkut  mund të shkaktojnë efekte anësore në shpinë dhe pelvis dhe do t’i bëjë ato të ndjeshme. Muskujt e dobësuar të pelvisit do të bëhen më të lirshëm dhe do të lëvizin poshtë pelvisit për shkak të peshës së fëmijës tuaj. Për këtë arsye do të jetë pak më e vështirë për t’i forcuar dhe për t’i mbajtur këto muskuj. Prandaj, ndodh që kur kolliteni apo teshtini të mund të rrjedhë një sasi e vogël e urinës të cilën nuk mund t’a kontrolloni.

Trajnim relaksues

Sepse pilatesi ka si objektiv muskujt e barkut, të shpinës dhe pelvisit,pa bërë tërheqjen apo shtrirjen e nyjeve (kyçeve) të tjera, ai aktivizon shtresat më të thella të muskujve të barkut , të cilat janë të nevojshme për stabilizimin e shpinës dhe pelvikut tuaj. Shumë ushtrime pilates kryhen në gjunjë dhe duar, që është një pozicion ideal gjatë shtatzënisë. ky pozicion do të reduktojë presionin në shpinë dhe pelvis, dhe në fund të shtatzënisë do t’ju ndihmojë në pozicionimin e duhur të bebes para lindjes.

Ushtrimet nuk ju bëjnë të djersitni, dhe do të merni një trajnim relaksuaes të cilin mund ta bëni edhe në javën e parë apo javën e 31 të shtatzënisë.

Disa arsye pozitive

Studimet tregojnë se kryerja e ushtrimeve gjatë shtatzënisë ka disa arsye pozitive, sepse:

–          Do t’ju bëjë që ta përballoni më tepër periudhën e lindjes (do t’ju duhet pasi lindja është një maratonë!);
–          Ndihmon deri në 40% ndaj shqetësimeve në pjesën e poshtme të shpinës dhe pelvisit,  muskujt dhe kyçet i bën më të lëvizshme.
–          Ju do të jeni më pozitivë dhe më të shëndetshëm.
–          Redukton rrezikun e shtimit në peshë.
–          Ndihmon për një lindje më të lehtë dhe të shkurtër.
–          Ndihmon për të çlodhur trupin dhe mendjen.
–          Mban kortisolin (hormonin e stresit) të ulët.
–          Redukton problemet e lidhura me pagjumësinë.
–          Rregullon temperaturën e trupit.
–          Redukton kohën e lindjes dhe redukton komplikimet gjatë shtatzënisë.
–          Do të riktheheni më shpejtë në peshën tuaj pas lindjes
–          Zvogëlon numrin e lindjeve cezariane të grave shtatzëna.
–          Përmirësimi i qarkullimit ndihmon kundra dhimbjeve, kapsllëkut, ënjtjeve, ndihmon në reduktimin e dhimbjeve në lidhje me shtatzëninë.
–          Ndihmon edhe në reduktimin e lodhjes, madje edhe në tremujorin e parë.
–          Ndihmon kundra depresionit.

Edhe foshnjat janë të shëndetshme

Studimet kanë treguar se foshnjat e nënave të cilat kryejnë ushtrime rregullisht, janë më të hollë dhe më të shëndetshëm. Megjithatë, instruktorët e pilates, punojnë mbi këtë tematikë, duhet të kenë njohuri në lidhje me ndryshimet anatomike dhe fiziologjike të cilat mund t të ndodhin gjatë shtatzënisë, si dhe procesin e lindjes.

Shtatzëni me rrezik

Konsultoni mjekun!

Shënim i shkurtër: nëse asnjëherë më parë nuk ke kryer pilates, do të duhet të gjeni një instruktor pilates, i cili ka eksperiencë të mëparshme me gratë shtatzëna, në mënyrë që t’ju kushtojë vëmendje të plotë. Nuk rekomandohet që të kryeni ushtrime pilates vetë, pa i njohur më parë hapat bazë të pilatesit. Gjithashtu, konsultohuni fillimisht me doktorin tuaj para se të filloni të kryeni pilates, nëse keni shtatzëni të rrezikshme, ndonjë vështirsi apo sëmundje.

Shpërndaj