Poliomeliti

Poliomeliti është një infeksion viral tepër ngjitës, i cili mund të çojë deri në paralize të trupit, në problem me frymëmarrjen madje mund të shkaktojë edhe vdekjen. Si shumë sëmundje të tjera ngjitëse, ka si tendencë prekjen e asaj pjese të popullsisë të cilët janë më të dobët dhe më të cënueshëm. Këtu bëjnë pjesë fëmijët, gratë shtatzëna dhe personat me sistem të dobët imunitar. Të gjithë ata të cilët nuk janë vaksinuar në kohë kundër poliomelitit, janë të prirur ndaj prekjes së këtij infeksioni.

Poliomeliti jep simptoma të cilat ngjajnë me gripin si ethe, dhimbje fyti, dhimbje koke, të vjella, lodhje, dhimbje të shpinës dhe qafës, mpirje apo ngurtësim të gjymtyrëve, dhimbje muskujsh, ngërç dhe menengjit, të cilat zgjasin disa ditë apo javë.

Fëmijët të cilët rregullisht do t’i marrin të gjitha vaksinat, do të jenë rezistent madje ndaj sëmundjeve ngjitëse më të rënda. Në Maqedoni, vaksina e poliomelitit merret gjatë moshës një vjeçare. Ajo jepet nga dy pika dhe është e nevojshme distanca prej 42 ditësh. Vaksina jepet në 2, 3 dhe 5 muaj, ndërsa rivaksinimi bëhet në 18 muaj, 7 dhe 14 vjeç.

Që kur u shfaqën vaksinat në vitin 1955, rastet e poliomelitit u ulën në mbarë botën. Imunizimi global ishte aq i suksesshëm sa pothuajse kjo sëmundje i zhduk. Megjithatë, në tre vende si Afganistan, Nigeri dhe Pakistan sëmundja e poliomelitit nuk është zhdukur asnjëherë, dhe raste të poliomelitit janë raportuar edhe në Siri. Poliomeliti nuk duket si një shqetësim global në vendet e largëta, por përderisa ai është akoma i pranishëm , sigurisht që përbën rrezik. Ekspertët mendojnë se njerëzit mund t’a përhapin këtë virus në mënyrë të pavetëdijshme në disa pjesë të evropës, prandaj vaksina e poliomelitit është e nevojshme dhe e domosdoshme për mbrojtje gjatë gjithë jetës.

Shpërndaj