Politika e privatësisë

Kjo Politikë e Privatësisë për të dhënat personale përmban informacione mbi llojin e të dhënave personale që mund t’i mbledhim dhe t’i ruajmë gjatë vizitës së faqes sonë të internetit, si dhe për mënyrën se si i përdorim dhe i shpërndajmë ato të dhëna. Politika e privatësisë së Spitalit Klinik “Acibadem Sistina” Shkup (në tekstin e mëtejshëm: Acibadem Sistina) përmban gjithashtu mënyrën se si mund të na kontaktoni nëse keni pyetje në lidhje me përpunimin e të dhënave.

Kjo Politikë e Privatësisë është në përputhje me rregullat ligjore për mbrojtjen e të dhënave personale në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe aktet e brendshme të spitalit Acibadem Sistina për rregullimin e kësaj fushe. Kjo Politikë e Privatësisë vlen vetëm për faqen tonë të internetit dhe nuk ka të bëjë me të dhënat personale që mblidhen në mënyra të tjera. Kjo Politikë e Privatësisë nuk vlen për vizitën tuaj në faqe të tjera në të cilat hyni përmes faqeve tona të internetit.

Kontrolluesi

Çfarë të dhënash personale mbledhim nga ju?

Acibadem Sistina është kontrolluesi i të dhënave personale që ju (si subjekte të të dhënave personale) na jepni. Gjatë vizitës së faqes sonë të internetit dhe gjatë përdorimit të shërbimet tona të internetit, ne përpunojmë kategori të ndryshme të të dhënave personale, përkatësisht:

1. Për aplikimin në shpalljet:

        • Emri
        • Mbiemri
        • E-mail
        • Numri i telefonit
        • Pozita pune
        • Biografia personale

2. Për ruajtjen e Biografinë tuaj personale në databazën tonë të biografive personale

        • Emri
        • Mbiemri
        • E-mail
        • Numri i telefonit
        • Pozita pune
        • Biografia personale

3. Për caktimin e terminit për ekzaminim

        • Emri
        • Mbiemri
        • E-mail
        • Numri i telefonit

4. Për kontakt me ne

        • Emri
        • Mbiemri
        • E-mail
        • Numri i telefonit

5.   Për biskota

Për shkak të monitorimit, analizës, mirëmbajtjes, zhvillimit dhe përmirësimit të funksionaliteteve të faqes së internetit, gjatë vizitës suaj, Acibadem Sistina automatikisht mbledh të dhënat e mëposhtme:

        • URL i ueb-faqes pemës së cilës keni ardhur në ueb-faqen tonë;
        • Adresa IP;
        • parametrat themelore për shfletuesin sistemin operativ dhe pajisjen;
        • adresa e vizituar në ueb-faqen tonë;
        • data dhe koha e vizitës;
        • lokacioni.

Acibadem Sistina i përdor vetëm biskotat e lartpërmendura.

Biskotat janë të dhënat e përdoruesit që shfletuesi i internetit i ruan në pajisjen tuaj (kompjuter ose telefon të mençur) për vizitat e ardhshme. Biskota është një informacion që ruhet në pajisjen tuaj gjatë vizitës në faqen tonë të internetit dhe kur e hapni përsëri, këto biskota do të përdoren për të përmirësuar përvojën e përdoruesit dhe efikasitetin e faqes së internetit. Më shumë informacione për përdorimin e biskotave mund të gjeni në Politikën tonë për biskotat, e cila është vendosur në faqen tonë të internetit.”

Për cilat qëllime i përdorim të dhënat personale të mbledhura?

Ne i përpunojmë të dhënat tuaja personale me qëllim që t’ju ofrojmë shërbimet e mëposhtme:

        • për aplikimin për një shpallje pune;
        • për uajtjen e biografisë suaj personale në bazën tonë të të dhënave të biografive personale;
        • për caktimin e një termini për ekzaminim;
        • përgjigje ndaj ndonjë pyetjeje ose kërkese që na keni dërguar përmes formës “Na kontaktoni”;
        • përmirësimin e përvojës së përdoruesit dhe optimizimin dhe avancimin e funksionalitetit të faqes së internetit.

Të dhënat tuaja personale nuk do të përpunohen për asnjë qëllim tjetër, përveç atij për të cilin janë mbledhur. Përpunimi i të dhënave tuaja personale për një qëllim tjetër mund të kryhet vetëm  në bazë të pëlqimit tuaj paraprak ose ndonjë bazë tjetër ligjore në përputhje me Ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale.

Në çfarë mënyrë i përpunojmë të dhënat tuaja personale?

Ju na i jepni drejtpërdrejt të dhënat personale që i mbledhim, kur përdorni ndonjë nga shërbimet e lartpërmendura.

Përpunimin e të dhënave tuaja personale, Acibadem Sistina e bën në përputhje me rregullat për mbrojtjen e të dhënave personale të Republikës së Maqedonisë së Veriut duke marrë të gjitha masat teknike dhe organizative të parashikuara për të siguruar konfidencialitetin dhe mbrojtjen gjatë përpunimit të të dhënave personale me të cilat disponon.”

Punonjësit në Acibadem Sistina janë të detyruar të ruajnë konfidencialitetin e të gjitha informacioneve (duke përfshirë edhe të dhënat personale) që i marrin gjatë kryerjes së detyrave të tyre të punës. Acibadem Sistina zbaton masa sigurie gjatë mbledhjes, ruajtjes dhe përpunimit të informacionioneve dhe të dhënave personale për të mbrojtur nga qasja e paautorizuar, ndryshimi, zbulimi ose shkatërrimi i të dhënave tuaja personale, si dhe të dhënave që nuk janë personale, por janë të ruajtura në faqen tonë të internetit. Hosting-u dhe ruajtja e të dhënave tuaja personale ndodhet në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Sipas procedurës së parashikuar ligjore, disa nga të dhënat personale mund të zbulohen para organeve kompetente.

Për të gjitha informacionet shtesë, pyetjet ose vërejtjet në lidhje me mbrojtjen e të dhënave personale, mund të kontaktoni Oficerin për mbrojtjen e të dhënave personale në adresën e mëposhtme të emailit: dpo@acibademsistina.mk.

Baza ligjore

Baza ligjore për përpunimin e të dhënave tuaja për aktivitetet e përmendura është e ndryshme.

Prandaj, për qëllimet e aplikimit për një shpallje, përpunimi i të dhënave tuaja personale është i nevojshëm për përmbushjen e një kontrate në të cilën ju jeni pala kontraktuese ose për aktivitetet që e parashikojnë lidhjen e kontratës.

Për qëllimet e ruajtjes së Biografisë suaj personale në bazën tonë të të dhënave të biografive, baza ligjore është pëlqimi që ju na jepni.

Për caktimin e terminit për ekzaminim,  baza ligjore për përpunimin e të dhënave tuaja personale është kryerja e aktiviteteve që e parashikojnë lidhjen e kontratës.

Për të realizuar kontaktin me ne, baza ligjore për përpunimin e të dhënave tuaja personale është kryerja e aktiviteteve që e parashikojnë lidhjen e kontratës.

Për përdorimin e biskotave, baza ligjore për përpunimin e të dhënave tuaja personale është pëlqimi që na jepni për këtë qëllim.

Pëlqimin për përpunimin e të dhënave personale që ju jepni mund ta tërhiqni falas në çdo kohë, duke dërguar një email në dpo@acibademsistina.mk ose duke na u drejtuar personalisht në hapësirat e spitalit Acibadem Sistina.

 Sa gjatë i ruajmë të dhënat tuaja personale?

Sipas rregullave të brendshme të Acibadem Sistina, për aktivitete të ndryshme, të dhënat personale kanë afate të ndryshme ruajtjeje.

        • Aplikimet për punësim – 45 vjet pas përfundimit të marrëdhënies së punës
        • Aplikimet e mbledhura në bazën e të dhënave të aplikimeve – 6 muaj
        • Të dhënat nga caktimi i kontrollit – ruhen deri sa personi fizik është pacient i spitalit
        • Të dhënat nga forma e kontaktit
        • Të dhënat për biskota

Cilat janë të drejtat tuaja?

E drejta për qasje – keni të drejtë të merrni një konfirmim për atë nëse të dhënat tuaja personale përpunohen, si dhe të keni qasje në të dhënat tuaja personale dhe informacionet shtesë që kanë të bëjnë me përpunimin e të dhënave personale.

E drejta për korrigjim – nëse mendoni se të dhënat personale që ne i mbledhim janë të pasakta dhe  të paplota, keni të drejtë të kërkoni dhe të merrni korrigjimin e të dhënave të pasakta ose plotësimin e të dhënave personale të paplota.

E drejta për fshirje – keni të drejtë të kërkoni që të dhënat tuaja personale të fshihen dhe ne do ta pranojmë këtë kërkesë nëse të dhënat personale nuk janë më të nevojshme për përmbushjen e qëllimeve, nëse kundërshtoni përpunimin dhe ne nuk arrijmë të dëshmojmë se interesi ynë legjitim është më i madh se liritë dhe të drejtat tuaja themelore dhe nëse të dhënat personale përpunohen në mënyrë të paligjshme.

E drejta për tërheqjen e pëlqimit – ju keni të drejtë të tërhiqni pëlqimin e dhënë në çdo kohë, pa cënuar ligjshmërinë e përpunimit që bazohej në pëlqimin përpara se të tërhiqej.

E drejta për transportueshmëri të të dhënave – ju keni të drejtën të merrni të dhënat tuaja personale në një format të strukturuar, të përdorur zakonisht, të lexueshëm nga makineri dhe keni të drejtë t’i transferoni ato të dhëna te një kontrollues tjetër. Kur ushtroni të drejtën e transportueshmërisë, ju keni të drejtë të merrni një transferim të drejtpërdrejtë të të dhënave personale nga një kontrollues në tjetrin, nëse teknikisht është e mundur.

E drejta për kufizimin e përpunimit të të dhënave tuaja personale – keni të drejtë të kërkoni ndalimin e përpunimit derisa të përcaktohet saktësia e të dhënave, derisa të verifikohet nëse interesi legjitim mbizotëron mbi të drejtat dhe liritë tuaja themelore etj.

Nëse ende mendoni se të dhënat tuaja personale nuk po përpunohen në përputhje me Ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale, mund ta kontaktoni Agjencinë për mbrojtjen e të dhënave personale.

Të drejtat tuaja mund t’i realizoni falas duke kontaktuar oficerin tonë në emailin e mëposhtëm: dpo@acibademsistina.mk, në numrin e telefonit 071344-343, ose duke na u drejtuar personalisht në hapësirat e spitalit Acibadem Sistina dhe ne do t’ju përgjigjemi brenda 30 ditëve.

Rimarketing

Informacionet që Acibadem Sistina i mbledh nëpërmjet përdorimit të biskotave (”cookies”) i përdor për rimarketing për Google AdWords dhe Facebook, domethënë për reklamimin e tij në faqe të tjera të internetit që do t’i vizitojë përdoruesi i cili më parë ka vizituar faqen www.acibademsistina.mk.

”Google”, ”Facebook” dhe palë të tjera të treta shfaqin AdWords, dmth. “ads” nëpër faqe të ndryshme të internetit dhe aplikacione që përdoruesi i viziton dhe i përdor. Këto “ads” bazohen gjithashtu në vizitat e mëparshme të përdoruesve në faqen e internetit të Acibadem Sistina përmes përdorimit të biskotave.”

Për shembull, kur me vizitën e www.acibademsistina.mk përdoruesi ka shprehur interes për një shërbim të caktuar ose pajisje pa bërë një porosi konkrete, me këtë aktivitet gjenerohet një informacion që mund të shfaqet në formën e një shpallje tek ”Google” dhe ”Facebook” dhe në bazë të interesit të tij të mëparshëm, përdoruesit gjatë vizitës së një faqe tjetër interneti që gjithashtu përdor ”ads” e ”Google” mund t’i shfaqet një reklamë për Acibadem Sistina ose për përmbajtjen që ai e ka vizituar në ueb faqen e internetit të spitalit Acibadem Sistina. Të dhënat e mbledhura nga Acibadem Sistina do të përdoren në përputhje me Politiken e privatësisë e Acibadem Sistina, si dhe me politikat për privatësinë e ”Google” dhe ”Facebook” për të dhënat e mbledhura tek ata.

Përdoruesit mund të përshtatin vetë parametrat për mënyrën se si ”Google” dhe ”Facebook” reklamohen ndaj tyre duke aksesuar faqet e mëposhtme:

Për ”Google”:

https://support.google.com/ads/answer/2662922?hl=en,

dhe për ”Facebook”:

https://www.facebook.com/ads/website_custom_audiences/.”

Përdoruesi mund të tërhiqet plotësisht nga ky lloj reklamimi që bazohet në interesin e tij të mëparshëm duke rregulluar cilësimet për biskota në shfletuesin e internetit që e përdor. DoNotTrack (”DNT”) është një funksionalitet që i mundëson përdoruesit të konfigurojë shfletuesin e tij në një mënyrë që do t’i informojë faqet e internetit se ai nuk dëshiron që lëvizjet e tij në internet të ndiqen. Përdoruesi mund ta aktivizojë ose çaktivizojë funksionalitetin ”DNT” duke vizituar seksionin ”Preferencat” (Preferences) ose ”Cilësimet” (Settings) në shfletuesin që e përdor.

Ndryshime në Politikën e privatësisë së të dhënave personale

Acibadem Sistina ka të drejtë të përditësojë këtë Politikë të Privatësisë së të Dhënave Personale në çdo kohë. Kur do ta bëjmë këtë, ne do të japim një njoftim në faqen tonë të internetit dhe do të rishikojmë datën e përditësimit në fund të kësaj faqeje. Si përdorues, keni përgjegjësi të kontrolloni nëse Politika është e përditësuar.

Pranimi i kushteve

Duke përdorur këtë ueb- faqe, ju pranoni dispozitat e kësaj Politike të Privatësisë. Nëse nuk jeni dakord me Politikën, ju lutemi mos përdorni faqen e internetit. Përdorimi i vazhdueshëm i faqes në internet pas ndryshimeve në këtë politikë do të konsiderohet si pranimi juaj i ndryshimeve.