Udhëzues për dëmtimet e trurit

Truri juaj është i mbrojtur mirë ndaj lëndimeve të jashtme. Ai ndodhet në brendësi të kokës, i mbrojtur nga struktura e kockave që ndyshe këtë strukturë e quajmë kafkë. Gjithashtu ekzistojnë dhe shtresa të membranave  dhe lëngje të cilat me siguri e ruajnë trurin tuaj nga lëndimet. Por, pavarësisht kësaj helmete natyrore, truri juaj përsëri mund të lëndohet, dhe dëmtimi  mund të jetë tepër i rëndë. Lëndimet në kokë shkaktojnë vdekjen ose invaliditet të përhershëm në mijëra njerëz mbarë në botë, çdo vit. Sipas të dhënave statistikore, më shumë se gjysma e njerëzve të cilët kanë marrë lëndime në kokë, kanë përfunduar në mënyrë fatale.

Truri juaj është i mbrojtur mirë ndaj lëndimeve të jashtme. Ai ndodhet në brendësi të kokës, i mbrojtur nga struktura e kockave që ndyshe këtë strukturë e quajmë kafkë. Gjithashtu ekzistojnë dhe shtresa të membranave  dhe lëngje të cilat me siguri e ruajnë trurin tuaj nga lëndimet. Por, pavarësisht kësaj helmete natyrore, truri juaj përsëri mund të lëndohet, dhe dëmtimi  mund të jetë tepër i rëndë. Lëndimet në kokë shkaktojnë vdekjen ose invaliditet të përhershëm në mijëra njerëz mbarë në botë, çdo vit. Sipas të dhënave statistikore, më shumë se gjysma e njerëzve të cilët kanë marrë lëndime në kokë, kanë përfunduar në mënyrë fatale.

Si mund të dëmtohet truri?

Dëmtimet traumatike të trurit ndodhin si rezultat i forcave të jashtme, kjo ndodh zakonisht gjatë rënies, aksidenteve automobilistike, goditjeve, lëndimeve sportive, lëndimeve me armë zjarri, etj.

Çdo tronditje e madhe brënda kafkës mund të çojë në dëmtim të trurit. Në rast të goditjeve në kokë, mund të ndodhë lëndim lokal i trurit. Nga goditjet formohen valë të cilat mbërrijnë në tru duke e dëmtuar atë. Dëmtimi mund të ndodhë direkt në vëndin e lëndimit ose në anën e kundërt të marrjes së goditjes. Gjatë dëmtimeve të trurit me armë zjarri, lëndimet janë më të mëdha, pasi vala që krijon plumbi gjatë rrugës së tij, dëmton gjithashtu indin.

Lëndimet e para të trurit ndodhin menjëherë pas goditjes, ku indi i trurit dhe enët e gjakut janë të tendosur, të shtypur ose të ndarë në copa.

Dëmtimet e dytësore të trurit ndodhin pas disa minutash apo ditësh,  si pasojë e lëndimeve të marra më parë. Në këtë rast mbërrijmë në dëmtimin e qelizave të trurit duke e përkeqësuar funksionimin e tij. Çrregullime dhe dëmtime të tjera të cilat ndodhin gjatë  lëndimit dytësorë janë: ndryshime në rrjedhën e gjakut në tru, e cila sjell isheminë (uljen e oksigjenit në qelizat e trurit), ënjtje të trurit dhe rritjen e presionit intrakranial.

Nëse i keni simptomat e mëposhtme, menjëherë shkoni tek mjeku:

Simptomat e lëndimit të trurit varen nga vëndi dhe pesha e lëndimit. Në lëndimet e lehta traumatike siç është tronditja e trurit, zakonisht nuk ndodh humbja e vetëdijes, dhe në rast se ndodh, ajo zgjat vetë disa sekonda. Përveç kësaj mund të shfaqen dhe simptoma të tjera si: dhimbje koke, përzierje, të vjella, marramendje, humbje të ekuilibrit, njeshmëri ndaj dritës, çrregullime vizuale, ushtim të veshëve, humbje të shqisave të shijes, çrregullime të gjumit, etj.

Gjithashtu mund të sjellë ndryshime në humor dhe në sjellje si psh: konfuzion, humbje të kujtesës dhe përqëndrimit, shqetësim në procesin e të menduarit. Tek lëndimet më të rënda traumatike të trurit mund të shfaqet dhe dhimbje të rënda të kokës të cilat zgjasin për një kohë të gjatë, të vjellura të herpasëhershme, ngërrçe, përgjumje të vazhdueshme, të folur të ngadaltë dhe me vështirësi, dobësi të gjymtyrëve, humbje të koordinimit, konfuzion , shqetësim, etj. Në periudha më të gjata, mund të shfaqen dhe simptoma të tipit; zhvlerësim i sjelljes sociale dhe emocionale.

Veçanërisht të rëndësishme janë simptomat e rritjes së presionit intrakranial ( presion brenda kafkës),të cilat nëse nuk trajtohen mund të çojnë në vdekje.m Simptomat e këtij lloj lëndimi janë:  humbja e vetëdijes, dobësi ose paralizë të gjymtyrëve, ngadalësim të rrahjes së pulsit, rritje të tensionit të gjakut, zgjerim të bebes së syrit dhe paaftësi të frymëmarrjes. Shfaqja e humbjes së kontrollit të trupit dhe gjymtyrëve është një shenjë vërtetë shume e keqe.

Bëni kujdes

Terapia duhet të fillojë sa më shpejtë të jetë e mundur, që në minutat apo orët e para pas lëndimit.

Nga vendi ku ka ndodhur lëndimi deri në transpotimin e pacientit  në  institucionin spitalor është e rëndësishme të stabilizohet gjendja e tij,  për të parandaluar çdo problem tjetër sekundar.

Për rastet më të rënda, kujdeset departamenti i reanimacionit ( kujdesit intenziv). 

 

Shpërndaj