Pothuajse asnjëherë nuk mendojmë në shtyllën tonë kurrizore para se të shkojmë në shtrat. Por mënyra se si flini mund të ndikojë tepër përsa i përket gjendjes së parehatshme në pjesën e poshtme të shpinës. Mbajeni shpinën në një pozicion natyral. Gjatë përzgjedhjes së dyshekut duhet të zgjidhni atë që ju ofron mbështetje të mirë të shtyllës kurrizore dhe qafës. Nëse nuk ndiheni rehat, përdorni jastëk shtesë për një mbështetje më të mirë.
Flini të shtrirë me shpinë
Pozicioni më i mirë për të fjetur është pozicioni i shtrirë me shpinë. Fjetja barkas i jep qafës një pozicion të panatyrshëm. Rekomandohet shtrirja në shpinë gjatë natës, për shkak se në këtë pozicion pesha e trupit shpërndahet në mënyrë të barabartë, si dhe në këtë mënyrë zvogëlohet numri i pjesëve të trupit mbi të cilat shkaktohet presion gjatë shtrirjes.
Në rast se jeni mësuar të flini në anë
Të fjeturit vazhdimisht në një anë, mund të shkaktojë mungesë ekuilibri të muskujve, dhimbje, në disa raste edhe skoliozë. Të fjeturit në një anë për disa muaj mund të shkaktojë suspendimin e hapësirës ndërmjet ijeve dhe shpatullave. Megjithatë, nëse e shijoni fjetjen në anë atëherë vendosni jastëk ndërmjet gjunjëve, gjë kjo e cila do t’ju ndihmojë të mbani pelvisin, ijet dhe shtyllën kurrizore në një linjë.
Roli i jastëkut
Nuk ka rëndësi se në çfarë pozicioni keni vendosur të flini, gjithmonë përdorni jastëk poshtë kokës. Vendoseni poshtë kokës dhe qafës, por jo pshtë shpatullave. Nëse flini me shpinë, sigurohuni që jastëku ta mbushë hapësirën ndërmjet qafës dhe dyshekut, pasi në atë mënyrë ruhet pozicioni normal dhe natyral i qafës. Nëse flini anash, përdorni një jastëk më të lartë.
Konstrukti i trupit përcakton pozicionin e trupit gjatë fjetjes
Nëse pelvisi juaj është mëi gjërë se beli, zgjidhni dyshek më të butë i cili do të përshtatet me gjërësinë e pelvisit tuaj dhe do të lejojë shtyllën kurrizore që ta ruaj pozicionin e saj natyral. Nëse pelvisi dhe beli janë në një vijë relativisht të drejtë, atëherë dysheku juaj i fjetjes duhet të jetë me bazë më të fortë.