Parandaloni dhimbjet e shpinës

Një studim amerikan tregon se nga 10 amerikanë 8 prej tyre kanë dhimbje në shpinë në një periudhë të caktuar në jetën e tyre.

Këtu keni disa këshilla se si t’a mbroni dhe t’a përmirësoni shëndetin e shpinës tuaj:

Një studim amerikan tregon se nga 10 amerikanë 8 prej tyre kanë dhimbje në shpinë në një periudhë të caktuar në jetën e tyre.

Këtu keni disa këshilla se si t’a mbroni dhe t’a përmirësoni shëndetin e shpinës tuaj:

  1. Hani shëndetshëm. ushqimi i shëndetshëm dhe i balancuar i ruan kockat dhe muskujt tuaj të shëndetshëm.
  2. Ruani një peshë të shëndetshme të trupit. Pesha e tepërt shkakton stres në pjesën e poshtme të shtyllës kurrizore.
  3. Kryeni ushtrime rregullisht. Bëni stërvitje me qëllim për të ruajtur fleksibilitetin e kyçeve tuaja dhe për të forcuar muskujt rreth shpinës dhe barkut.
  4. Ushtroni sporte si çiklizëm dhe not. Këto sporte nuk e dëmtojnë pjesën e poshtme të shtyllës kurrizore.
  5. Përdorni mekanizma të mira për kryerjen e aktiviteteve të përditshme. Duhet t’i kushtoni vëmendje mënyrës së të qëndruarit ulur, se si qëndroni apo ngrini pesha. Mundohuni t’i mbani drejtë shpinën dhe supet. Gjatë qëndrimit tuaj ulur, mbani gjunjët të përthyer, shputën e këmbës duhet t’a mbani rrafshët me dyshemenë dhe shmangni lëvizjet e tepërta dhe të vazhdueshme. Kur ngrini pesha, përtheni gjunjët dhe përdorni muskujt e këmbëve për të balancuar peshën.
  6. Mundohuni të bëni kujdes në qëndrimin tuaj. Nëse filloni të ndiheni të lodhur dhe të ngurtësuar gjatë qëndrimit atëherë ndryshoni mënyrën e qëndrimit dhe mekanikën e trupit. Dhimbja do të jetë shenja e parë për të kuptuar se qëndrimi i trupit tuaj nuk është siç duhet.
  7. Përdorni këpucë të rehatshme
  8. Mos pini duhan. Duhani hyn në qarkullimin e gjakut në shpinë.

Shpërndaj