Probleme me rritjen e dhëmbëve të pjekurisë

Dhëmbët e pjekurisë janë dhëmbët e fundit të vendosur në dy skajet e nofullës së sipërme dhe të poshtme. Quhen dhëmbë të pjekurisë pasi që rriten prej moshës 18 deri 25 vjet. I quajnë “dhëmbë të pjekurisë” pasi që rriten kur njerëzit piqen. Nëse ata rriten si duhet dhe e gjejnë vendin e tyre në nofull, nuk nevojiten kurrfarë intervenimesh, por për fat të keq, nuk është gjithmonë kështu. Shumë shpesh dhëmbët e pjekurisë mund të rriten në pozita atipike ose të rriten duke goditur në eshtër, të cilës i ndërlidhen simptoma tjera (dhimbje, ënjtje, hapja e kufizuar e gojës – trizmus) që është sinjal për intervenim stomatologjik (oral-kirurgjik).

Dhëmbët e pjekurisë janë dhëmbët e fundit të vendosur në dy skajet e nofullës së sipërme dhe të poshtme. Quhen dhëmbë të pjekurisë pasi që rriten prej moshës 18 deri 25 vjet. I quajnë “dhëmbë të pjekurisë” pasi që rriten kur njerëzit piqen. Nëse ata rriten si duhet dhe e gjejnë vendin e tyre në nofull, nuk nevojiten kurrfarë intervenimesh, por për fat të keq, nuk është gjithmonë kështu. Shumë shpesh dhëmbët e pjekurisë mund të rriten në pozita atipike ose të rriten duke goditur në eshtër, të cilës i ndërlidhen simptoma tjera (dhimbje, ënjtje, hapja e kufizuar e gojës – trizmus) që është sinjal për intervenim stomatologjik (oral-kirurgjik).

Simptomat më të shpeshtë të cilët i bëjnë dhëmbët “problematik” të pjekurisë

Një numër i madh i njerëzve ballafaqohen me problem kur dhëmbët e pjekurisë fillojnë të rriten, veçanërisht kur për ata nuk ka hapësirë të mjaftueshme për t’u rritur, e si rezultat i infektimit, vendi ënjtet dhe paraqitet dhimbje, pamundësia që të hahet normalisht, shpesh dhimbja di të paraqitet në intervale të caktuara, ndërsa dinë të bëjnë edhe komprometim të dhëmbëve fqinj. Ka edhe raste kur dhëmbët e pjekurisë pjesërisht rriten, ndërsa gjysma e dhëmbit është i mbuluar me ind të butë ose kockor, duke i quajtur gjysmë të impaktuar. Duke folur nga përvoja personale, kjo variante është më e keqe se sa dhëmbët tërësisht të impaktuar, sepse gjatë higjienës së pamjaftueshme, rënies së imunitetit, irritimi i gingave, mund të paraqitet fotografi klinike e infektimit akut e shoqëruar me dhimbje, ënjtje, skuqje, temperaturë të rritur trupore, hapje e kufizuar e nofullave, pamundësi për t’u ushqyer, ndërsa si problem estetik e përmendim shtrembërimin e dhëmbëve të tjerë për shkak të presionit që e bëjnë mbi dhëmbët fqinj.  

Kontroll te stomatologu

Me incizim panoramik të dhëmbëve, stomatologu juaj do ta shohë se në çfarë gjendje janë dhëmbët e pjekurisë dhe do t bëjë plan për mjekim. Shpesh rekomandohet intervenimi kirurgjik: ekstraktimi kirurgjik (nxjerrja) e dhëmbëve, nëse vlerësohet se dhëmbi për shkak të vendosjes së keqe ose pengesës mekanike nuk do t rritet, ndërsa shkakton infektime të shumëfishta. Nëse i keni këto probleme, zgjidhja e vetme është vizita te stomatologu. Ndoshta dhimbja do të zvogëlohet me marrjen e analgjetikëve, të cilët do t’i rekomandojnë miqtë që e kanë problemin e njëjtë, por kjo nuk është zgjidhje e përhershme. Këtë problem mund ta zgjidhni vetëm te stomatologu-kirurg.

Çfarë do të thotë dhëmb i impaktuar?

Në disa raste, dhëmbët e pjekurisë aspak nuk rriten në zbrazëtirën e gojës. Dhëmb i këtillë quhet dhëmb i impaktuar ose i retinuar – varësisht prej shkakut pse nuk është rritur. Ky dhëmb mund të mos shkaktojë kurrfarë problemesh, por nëse paraqitet shtrembërim të dhëmbëve fqinj, nevojitet nxjerrja e tij në mënyrë kirurgjike. Dhëmbët gjysmë të impaktuar janë vend i mirë për deponimin e ushqimit dhe baktereve, pasi që ky vend është vështirë i kapshëm për higjienë me furçë për dhëmbë. Nëse nuk mbani llogari për higjienën e rregullt, vendi mund të infektohet dhe të sjell deri te probleme serioze shëndetësore. Shumë shpesh dhëmbët e impaktuar mund të shoqërohen me ciste folikulare, të cilat e shkatërrojnë indin kockor dhe në atë rast nevojitet ekstraktim kirurgjik.  

Nxjerrja e dhëmbëve të pjekurisë

Nëse bëhet fjalë për vetëm për rritjen e vështirësuar të dhëmbit të pjekurisë, stomatologu me intervenim minimal kirurgjik mund ta lirojë indin e butë mbi dhëmb, që ai të mund të rritet lirisht. Nëse vlerësohet se dhëmbi i pjekurisë nuk do të dale, ndërsa pacienti ka probleme dhe mundime, dhëmbi i parritur i pjekurisë nxirret me intervenimin më të shpeshtë oral-kirurgjik – esktraktim kirurgjik (nxjerrja). Stomatologët rekomandojnë dhëmbi i pjekurisë të nxirret derisa pacienti është i ri, ndërsa rrënja e dhëmbit nuk është zhvilluar sa duhet. Dhëmbi i pjekurisë nxirret me anestezion lokal, ndërsa intervenimi duhet të nxjerre stomatolog me përvojë dhe profesional. Pas nxjerrjes së dhëmbit të pjekurisë, mund të aplikohet eshtër artificiale, vendi të qepet, vendoset drenazh dhe këshillohet pacienti si të ballafaqohet me dhimbjen dhe ënjtjen, nëse ka. Pas disa ditëve plaga shërohet, ndërsa dhimbja zhduket.

Shpërndaj