Prof. Saveski bëri të pamundurën

Vigan Latifi është një djalë 28 vjeçar, nga Prishtina. I gëzohej aktiviteteve të tij të përditshme deri 8 muaj më parë, deri në momentin kur fati luajti me jetën e tij, e vuri atë në prag të vdekjes, dhe shanset e tij për të mbijetuar ishin të pakta.

Vigani është dizajner grafik dhe merret me krijimin e reklamave – shpjegon nëna e tij Tevide. Para se të ndodhte aksidenti, ai shkoi për të vendosur reklamën tek një nga klientët e tij. Këtë herë u vonua shumë më tepër se herët e tjera, filluam ta kërkonim në telefon. Zakonisht përgjigjet shpejtë në telefon, këtë rradhë, telefonit i kishim rënë 20 herë, por Vigani nuk përgjigjej.

Vigan Latifi është një djalë 28 vjeçar, nga Prishtina. I gëzohej aktiviteteve të tij të përditshme deri 8 muaj më parë, deri në momentin kur fati luajti me jetën e tij, e vuri atë në prag të vdekjes, dhe shanset e tij për të mbijetuar ishin të pakta.

Vigani është dizajner grafik dhe merret me krijimin e reklamave – shpjegon nëna e tij Tevide. Para se të ndodhte aksidenti, ai shkoi për të vendosur reklamën tek një nga klientët e tij. Këtë herë u vonua shumë më tepër se herët e tjera, filluam ta kërkonim në telefon. Zakonisht përgjigjet shpejtë në telefon, këtë rradhë, telefonit i kishim rënë 20 herë, por Vigani nuk përgjigjej.

Pas dy orësh, filluam të shqetësoheshim vërtetë, dhe filluam të dyshojmë se diçka nuk ishte në rregull. Filluam përsëri ti telefononim. U frikësuam pamasë kur në telefon na u përgjigj një zë i panjohur. Na thanë se po kontaktonim me policinë dhe se djali ynë ndodhej në qendrën e urgjencës. U nisëm menjëherë, nuk e dimë as vetë se sa shpejtë dhe se si kishim mbërritur deri atje. Binte shi, rruga ishte e rrëshqitshme… Kur mbërritëm, nuk mund t’iu besonim syve. Gjak nga të gjitha anët, dhëmbët i kishte të thyera, në të gjithë trupin kishte lëndime.

 

Spitali në të cilin ndodhej djali ynë pas aksidentit, nuk kishte as kushtet dhe as pajisjet e nevojshme për kryerjen e operacionit, dhe normalisht, nuk mund të lejonim që djali ynë të vazhdonte të qëndronte aty. Vendosëm që ta sillnim këtu në spitalin klinik “Acibadem Sistina” në Shkup – u shpreh Tevide.

Në vendin dhe kohën e duhur

“Në spitalin në Prishtinë qëndroi 20 orë. Gjendja ishte tepër kritike. Jeta e tij varej në fije të perit, 99% shanset ishin të humbura, kishte 1% mundësi për të mbijetuar. Pas 20 orësh qëndrimi atje, erdhëm në “Acibadem Sistina”  me transport urgjent, u takuam me Prof. Dr. Jordan Saveskin dhe me Dr. Neda Trajkovskën, të cilët e kontrolluan djalin tonë, dhe  na shpjeguan se cila ishte gjendja e tij dhe se sa e nevojshme ishte kryerja e operacionit. Nuk dinim asgjë për Prof. Saveskin, por e dinim se këtu punojnë mjekët më të mirë. Na priti sikur të ishim personat më të afërt të tij, marrëdhënia e tij ishte sa profesionale aq edhe miqësore. Në fund, gjithçka rezultoi sikurse na kishte thënë. Si pasojë e aksidentit, djalit tonë i ishin dëmtuar veshkat, nuk mund të urinonte, dhe ishte vënë në dializë.  Operacionet shkuan shumë mirë. Vigani qëndroi 30 ditë në spital. Operacioni i parë u bë pas 7 ditësh, ndërsa operacioni tjetër 10 ditë më vonë. Filloi të lëvizë me paterica, dhe pas 2 muajsh filloi të lëvizë normalisht. Tani mund të ecë vetë dhe mund ti rikthehet aktiviteteve të përditshme të tij.  Këmbën e majtë, dorën e majtë dhe brinjët në anën e majtë i kishte të thyera. Falë Prof. Saveskit, në duart e të cilit varej jeta e djalit tonë, ai sot është gjallë. Gjetëm vendin dhe kohën e duhur.  Nuk gjejmë dot fjalë për të shprehur mirënjohjen tonë ndaj profesorit, dhe të gjithë stafit të këtij spitali, të cilët vazhdimisht kujdeseshin për shëndetin e djalit tonë më të vogël – shprehet babai i tij Ramadani.

  

Pacienti u shtrua në spitalin klinik “Acibadem Sistina” me 16.07.2016 si një rast urgjent, me lëndime serioze të marra si shkak i një aksidenti automobilistik. Gjendja shëndetësore e Viganit ishte tepër e rëndë dhe e paqëndrueshme, prandaj ishte i domosdoshëm trajtimi intenziv multidisiplinar. Vigani kishte dëmtuar shpretkën, veshkat, kishte shembje dhe hematomë në mëlçi, frakturë në pjesën e qafës, thyerje të bërrylit dhe të këmbës  në pjesën poshtme të gjurit, kishte plagë të hapura në krah dhe në shpatull dhe në pjesën e sipërme të gjurit, disa brinjë të thyera, si dhe shembje dhe hematomë në mushkëri – shpjegon Prof. Dr. Jordan Saveski, kirurg specialist në traumatologji, në spitalin klinik “Acibadem Sistina”. 

 

Shpërndaj