PRP – trajtim natyral për rinimin e lëkurës

Dermatologjia estetike po rritet vrullshëm.  Një theks i veçantë është vendosur mbi kujdesin ndaj bukurisë, por edhe në zhvillimin e teknologjisë mjekësore. Ky përparim, ka rritur dëshirën tek njerëzit për të bërë ndryshime të caktuara të mangësive të tyre. Metoda PRP është gjenerata e fundit e trajtimit modern dhe natyral përsa i përket rinimit.

Dermatologjia estetike po rritet vrullshëm.  Një theks i veçantë është vendosur mbi kujdesin ndaj bukurisë, por edhe në zhvillimin e teknologjisë mjekësore. Ky përparim, ka rritur dëshirën tek njerëzit për të bërë ndryshime të caktuara të mangësive të tyre. Metoda PRP është gjenerata e fundit e trajtimit modern dhe natyral përsa i përket rinimit.

Në dermatologji, kërkohen gjithnjë dhe më tepër mënyra për të zëvendësuar disa procedura të caktuara kirurgjike përsa i përket rinimit dhe përmirësimit , si dhe për korrigjimit të mangësive fizike – shjpjegon Doc. Dr. Andrej Petrov, dermatovenerolog në spitalin klinik “Acibadem Sistina”. Ana pozitive e këtyre procedurave të reja, është shërimi për një kohë më të shkurtër, tolerimi apo pranimi më i mirë nga ana e pacientit, kosto më e ulët e trajtimit.

Teknologjia PRP  

Një nga risitë që është aplikuar me sukses edhe tek ne në praktikën e përditshme është trajtimi me plazma, i pasur me trombocite PRP. Ky trajtim përdoret prej kohësh në ortopedi dhe stomatologji. Kohët e fundit përdoret në dermatologji për rinimin e lëkurës së fytyrës ose për të  ashtuquajturën vampire lift. Procedura kryhet me anë të marrjes apo heqjes së gjakut të pacientit , që më pas centrifugohet dhe arrihet plazmë e pastër e pasur me trombocide të cilat kanë një numër të madh faktorësh të rritjes.  Plazma injektohet me anë të gjilpërës ose me dermaroler në fytyrë, qafë apo duar. Kjo është një lloj përbërjeje prej filleri ose mbushësi. Procedura mund të përsëritet shumë herë, pa shkaktuar asnjë problem për pacientin. Krijohet kolagjen i ri, i cili e tërheq lëkurën dhe në këtë mënyrë arrihet rinimi i lëkurës.

Plazma për problemin e humbjes së flokëve

Plazma gjithashtu aplikohet me sukses në trajtimin e problemit me humbjen e flokëve (nëse jeni qeros), ndikon në stimulimin dhe rritjen e flokëve. Kjo metodë e njohur, aplikohet edhe në departamentin e dermatologjisë dhe estetikës dermatologjike në “Acibadem Sistina”. Rezultatet e kësaj metode janë shumë të mira në aspektin e kënaqësisë së pacientit për arritjet nga ky trajtim. Kjo metodë përdoret edhe në kombinim me trajtim tjetër estetik siç është transplatimi i flokëve me anë të teknikës FUE.  Një metodë e e re terapeutike për rinimin e lëkurës është edhe kombinimi i lazerit CO2 me PRP. PRP është injektimi i trombociteve të vetë pacientit dhe fibrinës për trajtimin e rrudhave dhe shenjave në fytyrë, qafë apo në pjesën e dekoltesë. Trajtimi i kombinuar bën të mundur maksimizimin e efektit të thellë ablativ me lazer CO2, si dhe theksimin e efektit të plazmës së pasur me trombocite.  Mikro shpimet me lazer përmirësojnë depërtimin e plazmës së pasur me trombocite. Praktikisht, plazma derdhet në vrimat e përgatirura tashmë nga trajtimi me lazer. Pas trajtimit me lazer, pacientët trajtohen me PRP me përqëndrim të lartë autolog, trombocite jo toksike dhe jo alergjene.   Trajtimi i kombinuar është i pranuar pozitivisht nga pacientët.  

Shpërndaj