Pse foshnja qanë?

Të qarit është pjesë e zhvillimit normal të foshnjës në tre muajt e parë të jetës. Megjithatë, është shumë e rëndësishme të kufizohet të arit normal prej të qarit të shkaktuar prej sëmundjes – për shembull prej infektimit, alergjisë së proteinave të qumështit të lopës ose problem kirurgjik. Foshnja me të qarit ekstrem shkakton ndjenjë të pikëllimit dhe ndjenjës së pafuqisë në familjes.

Të qarit është pjesë e zhvillimit normal të foshnjës në tre muajt e parë të jetës. Megjithatë, është shumë e rëndësishme të kufizohet të arit normal prej të qarit të shkaktuar prej sëmundjes – për shembull prej infektimit, alergjisë së proteinave të qumështit të lopës ose problem kirurgjik. Foshnja me të qarit ekstrem shkakton ndjenjë të pikëllimit dhe ndjenjës së pafuqisë në familjes.

Ngërçet e foshnjave

Te foshnja e re shkaku më i shpeshtë për shqetësim dhe të qarit janë ngërçet infantile të cilat paraqiten gjatë fundit të muajit të parë të jetës dhe zakonisht zgjatin deri në fund të muajit të katërt. Ngërçet paraqiten me të qarit intensiv prej disa orëve gjatë ditës, shpesh në periudhën e njëjtë të ditës, dhe atë në mbrëmje. Ngërçet infantile paraqiten njëlloj te fëmijët që pinë qumështin e nënës ose qumështin e adaptuar, ndërsa te fëmijët edhe krahas ngërçeve përparojnë normalisht në rritjen dhe zhvillimin e tyre. Ndonjëherë krahas ngërçeve shkak për të qarit intensiv te fëmija mund të jetë edhe uria e tij, që kompensohet me ushqim shtesë me formulë të adaptuar kur fëmija është me qumështin e nënës ose me konsumimin e tepërt të qumështit të adaptuar te fëmijët, të cilët janë vetëm me ushqim artificial. Në studime të ndryshme ka qëndrime të ndryshme për rolin e probiotikëve në trajtimin e ngërçeve infantile – të parët e favorizojnë përdorimin e tyre, ndërsa tjerët mendojnë se probiotikët nuk kanë kurrfarë ndikimi mbi intensitetin e ngërçeve.

Në përgjithësi në trajtimin terapeutik ekzistojnë 2 qasje – “natyrore”, që nënkupton kontakt lëkurë-lëkurë me fëmijën dhe përgjgija momentale e kërkesës së foshnjës dhe “ritmike”, që ka për qëllim të vendoset ritmi i rregulluar i të ushqyerit dhe gjumit dhe fëmija të flejë në shtratin e vet.

Infektimi

Megjithatë, foshnja mund të jetë qaraman dhe e shqetësuar edhe për shkak të sëmundjes. Në atë rast shkaku më i shpeshtë për shqetësim dhe mundime te foshnja është ekzistimi i infektimit respirator, që mundet por edhe nuk do të thotë të jetë i shoqëruar me kollitje, frymëmarrje të vështirësuar dhe të shpejtuar, nevojë për ajër dhe ngjyrë të mavitë të lëkurës. Gjendjet serioze jo gjithmonë kanë simptoma specifike – për shembull ndonjëherë dobësia serioze e zemrës mund të paraqitet vetëm me simptoma të përgjithshme – zbehje, lodhje, rënkon ose vetëm me shqetësim të foshnjës. Prandaj mjeku duhet të jetë shumë i kujdesshëm kur e bën vlerësimin e gjendjes shëndetësore të foshnjës së sëmurë, ndërsa prindi duhet të kërkojë ndihmë mjekësore, bile edhe atëherë kur simptomat nuk duken shumë dramatike. 

Nëse foshnja është pa temperaturë, ka vëllim të mirë muskulor dhe pranon mirë ushqim, ka pak gjasa të jetë fjala për fëmijë seriozisht të sëmurë. Dhe mjeku, por edhe prindi kryesisht duhet të orientohen sipas moshës së fëmijës – sa është foshnja më e vogël aq më shumë ka gjasa se fjala është për gjendje serioze që kërkon vlerësim të kujdesshëm mjekësor, bile edhe  gjatë simptomatologjisë së butë klinike. Prindi veçanërisht duet të alarmojë nëse foshnja ka:

  • ethe me ose pa temperaturë të ngritur;
  • frymëmarrje të vështirësuar dhe të shpejtuar;
  • ngjyrim i pazakontë i tenit – e zbehtë, e mavitë, e verdhë-e gjelbër;
  • fëmija është e shtanguar në mënyrë të pazakonshme ose e lodhur;
  • fëmija në mënyrë ekstreme është e shqetësuar, e irrituar ose qan, ose e kundërta e kësaj, apatike në mënyrë ekstreme dhe e pa interesuar për ambientin;
  • vjell në mënyrë intensive, jo vetëm ushqimin por edhe përmbajtje e verdhë-e gjelbër;
  • ka jashtëqitje të shpeshta dhe profuze ose aspak nuk ka jashtëqitje.

Mbani mend se foshnja febrile më e vogël se tre muaj gjithmonë duhet të dërgohet te mjeku. Sa më e vogël të jetë foshnja aq më të mëdha janë gjasat se febriliteti është në suaza të infektimit t gjeneralizuar – sistematike. Gjatë gjendjeve septike të gjeneralizuar ekziston edhe rrezik serioz nga përfshirja e gjithë sistemit nervor qendror – qoftë në suaza të infektimit – meningjit ose encefalit – ose në suaza të çrregullimit të mjedisit të brendshëm (ndryshim të statusit të elektroliteve, niveli i sheqerit në gjak ose ndryshimi i baraspeshës acido bazore). Përfshirja e sistemit nervor qendror mund të manifestohet me çrregullimin e gjendjes së vetëdijes ose me sulme konvulsive (sulme epileptike). Foshnjat më të vjetra se 6 muaj gjatë temperaturës së ngritur mund të manifestohen të ashtuquajturat konvulsione febrile dhe pa infektim të njëkohshëm të sistemit nervor qendror dhe pa çrregullime metabolike.  

Foshnja, që merr frymë vështirë ka punë të shpejtuar të zemrës, ngjyrë të mavitë të lëkurës, përparon ngadalë në peshën trupore dhe vështirë ushqehet, gjithmonë duhet të vlerësohet nga ana e kardiologut për fëmijë për shkak të rrezikut real të dobësisë së zemrës.

Vjellja gjatë periudhës së dhënies gji është simptomë e veçantë alarmante. Nëse paraqitet në suaza të infektimit të zorrëve e rëndësishme është vetëm që fëmija të ri-dehidrojë si duhet që të pengohet dehidrimi akut. Por, nëse paraqitet si simptomë e izoluar duhet të përjashtohet drama kirurgjike e sistemit digjestiv ose problem prej ndonjë organi tjetër sistemor – për shembull meningjiti.

Edhe një simptomë e rëndësishme është verdhëza. Verdhëza e cila paraqitet në periudhën neonatale mund të zgjate më gjatë dhe nëse fëmija është në gjendje të mirë të përgjithshme, përparon mirë, nuk duhet të vëzhgohet në mënyrë plotësuese. Por, nëse verdhëza paraqitet papritmas pas periudhës në të cilën fëmija ka qenë e shëndetshme dhe me ten normal të lëkurës, duhet të përjashtohet infektimi virusal i mëlçisë, sëmundje hepatale ose hemolizë akute – gjendje e cila kërkon trajtim urgjent.

Në fund të përfundojmë – me qëllim që të monitorohet lloji i simptomave mjeku duhet të merret vesh me familjen që t’i vëzhgojnë simptomat. Ngërçet infantile me kalimin e kohës zvogëlohen dhe nuk e prishin gjumin e foshnjës.  Kur prishet gjendja e përgjithshme e fëmijës, ndërsa të qarit me kalimin e kohës nuk zvogëlohet, duhet të mendohet për ndonjë problem serioz organik (sëmundje).

Shpërndaj