Pse pësojnë valvulet e zemrës?

Sëmundjet e valvuleve të zemrës karakterizohen me dëmtime ose defekt të njërës nga katër valvulet e zemrës. Pse pësojnë valvulet dhe cilat janë mënyrat e trajtimit, biseduam me prof. dr. Salis Taxher, kardiokirurg.

Parandalimi

– Mjekimi në kohë i të gjitha infektimeve në pajtim me rekomandimet nga mjeku.
– Terapia me antibiotik para operacionit ose intervenimit stomatologjik me qëllim që ta parandalojë endokarditisin bakterial. Terapia afatgjatë me antibiotikë rekomandohet që të pengohet përsëritja e infektimit streptokok te pacientët me ethe reumatike.
– Mënyra e shëndoshë e jetës që të zvogëlohet rreziku nga presioni i lartë i gjakut, arteroskleroza dhe sulmi në zemër.
– Braktisni cigaret
– Mos pini më shumë se 2 gota alkool në ditë
– hani ushqim të shëndetshëm, të balancuar me pak kripë dhe yndyra, ushtroni rregullisht dhe ruani peshën normale trupore.
– Përmbaheni terapisë së rekomanduar për presionin e lartë të gjakut
– Nëse jeni diabetik, kontrolloni rregullisht nivelin e sheqerit në gjak

Shpërndaj