Kirurgjia valvulare
Kirurgjia e valvuleve realizohet me operacion në zemër të hapur ose intervenim minimal invaziv. Te operacioni në zemër të hapur hapet kraharori, derisa me operacion minimal invaziv rekonstruohen ose zëvendësohen valvulet e zemrës përmes prerjes së vogël, me ndihmën e instrumenteve mjaft të sofistikuara. Gjatë operacionit mund të ndreqen ose të zëvendësohen një ose dy valvule. Ndreqja do të thotë rekonstruim i valvulit me qëllim që të kthehet funksioni i tij. Në të kundërtën, valvuli zëvendësohet me protezë artificiale ose natyrore.
– Rikonstruimi i valvuleve
Gjatë rikonstruimit mund të qepet unazë rreth valvulit që të shtrëngohet. Gjithashtu, mund të hiqet një pjesë e valvulit që të mbyllet mirë.
– Zëvendësimi i valvuleve
Nëse valvuli është shumë i dëmtuar dhe nuk mund të rikonstruohet atëherë ai zëvendësohet me protezë. Ekzistojnë dy lloje të protezave:
Valvulet mekanike të ndërtuara nga materiale artificiale. Pacientët me valvul mekanik deri në fund të jetës duhet të jenë në terapi anti-koagulimi. Kjo terapi e pengon ngurtësimin e gjakut rreth valvulit.
Valvulet biologjike janë proteza të marra nga derri ose lopa. Këto valvule për dallim nga ato artificialet zgjatin më shkurtë. Pacientët me protezë natyrore nuk nevojitet të marrin gjithë jetën terapi anti-koagulimi.