Qendra PET është e vetmja qendër në Maqedoni dhe në rajon, e cila ofron kujdes të lartë sipas standardeve botërore më të rrepta. PET/CT është teknika më efektive e inçizimit e cila përdoret për përcaktimin e diagnozës, përcaktimin e shkallës së sëmundjes,vlerësimin e efekteve nga terapia e marrë për trajtimin e kancerit, planifikohet radioterapia dhe kimioterapia tek shumica e rasteve të kancerit. Tre vjet më parë ishin regjistruar 200 pacientë, ndërsa sot janë të regjistruar 1000 pacientë.
Dëshpërimi që pushton çdokënd në momentin kur mësoni se ju apo dikush i afërt nbë familjen tuaj është i prekur nga kanceri, mund të jetë më i vogël nëse është në dijeni se personi i sëmurë me kancer mund të trajtohet edhe në Maqedoni, dhe mund të marrë kujdes të lartë sipas standardeve botërore, në të gjitha fazat duke filluar që nga momenti i zbulimit të sëmundjes dhe më tej. Edhe në momentet më të vështira ka shpresë, të cilën e ofron mjekësia më bashkëkohore, shifrat flasin më mirë, për tre vjet është rritur pesë herë më shumë numri i pacientëve në qendrën PET në spitalin klinik “Acibadem Sistina”, qendra e vetme e këtij lloji në Maqedoni dhe në rajon. Nëse në vitin 2014 ka pasut 200 pacientë, tani ka 1.000 pacientë ë kënaqur.
PET/CT është teknika më efikase e regjistrimit (inçizimit) e cila përdoret për vendosjen e diagnozës, për përcaktimin e fazës së sëmundjes, për vlerësimin e efektit nga terapia e marrë për të luftuar kancerin, si dhe për planifikimin e radioterapisë dhe kimioterapisë tek shumica e rasteve të kancerit. Kjo teknikë regjistrimi përbëhen nga kombinimi i tomografisë së emisionit të pozitroneve ( e cila mundëson imazhin e ndryshimeve tek indet dhe organet e trupit të njeriut në nivel metabolik) dhe tomografisë kompjuterike (e cila jep informacione të detajuara anatomike).
PET/CT ka qenë një nga investimet tona më të rëndësishme që nga hapja apo krijimi i spitalit. Nëse para tre vitesh pacientët e Maqedonisë duhej të udhëtonin jashtë shtetit , tashmë shërbimet më bashkëkohore që ofron kjo qendër ata mund ti marrin këtu në vendin tonë. Nuk duhet të harrojmë se bëhet fjalë për pacientët të cilët janë të sëmurë rëndë dhe udhëtimi në rrugë të largëta është i vështirë për ta – shprehet Dr. Liljana Muratovska, specialiste në mjekësinë nukleare, në spitalin klinik “Acibadem Sistina”.
PET/CT aplikohet edhe në kardiologji, neurologji, por kryesisht për përcaktimin e diagnozës në onkologji. Ne edhe më parë e kemi ndjekur efektin e terapisë, nuk ka qenë më e vështirë për të përcaktuar nëse tumori është aktiv apo jo. Tani, ndiqet shumë qartë “jeta” e indeve të tumorit. Në mbarë botën, ky aparat në 45% të të gjitha rasteve e ndryshon trajtimin e pacientit përsa i përket terapisë. Kjo i vjen në ndihmë edhe mjekëve tanë të cilët janë të edukuar profesionalisht, të cilët e shohin shumë qartë avantazhin e këtij aparati, dhe shohin se sa shpejtë mund ti marrin rezultatet – shprehet Dr. Muratovska.
Diagnoza është e shpejtë, raporti mjekësor i aparatit PET/CT merret brenda 24-48 orëve pas kryerjes së regjistrimit. Avantazhi i këtij aparati qëndron në faktin se burimi i rrezatimit është i jashtëm, nuk është e nevojshme që pacienti të lëvizë (të pozicionohet), i gjithë regjistrimi bëhet për një kohë të shkurtër dhe nuk kërkon më shumë se 20-30 minuta.
Me ndihmën e PET/CT përcaktohet lokalizimi i saktë i qelizave të kancerit me madhësi deri në 5 mm. Përcaktohet në sëmundja është përhapur edhe nëpër organe të tjera, domethënë nëse ekzistojnë metastaza. Teknikat e imazhit, deri tani nuk i kanë diagostikuar metastazat me dimensione të vogla në fazë të hershme. Me ndihmën e PET/CT mund të diagnostikohen në kohë dhe menjëherë të merret trajtimi i duhur.
Skanimi me PET/CT është i sigurt për pacientët. Mund të aplikohet edhe tek fëmijët edhe tek pacientët e rritur, tek pacientët me implante dhe proteza artificiale, si dhe tek pacientët me diabet. Dr. Muratovska gjatë këtyre tre viteve ka regjistruar edhe fëmijë nën moshën 10 vjeçare, madje edhe persona të moshuar rreth moshës 90 vjeçare.
Për shkak të avantazheve të shumta të kësaj teknike, në qendrën PET, në spitalin klinik “Acibadem Sistina” ka shumë pacientë nga Serbia, Shqipëria, Kosova, madje edhe qytetarë nga Amerika…
Me hapjen e qendrës PET, qendrës për onkologji dhe radioterapi, me investimin e akseleratorit më të fuqishëm TRILOGY, spitali klinik “Acibadem Sistina” ka kompletuar trajtimin e plotë të pacientëve me sëmundje malinje. Ekipi i lartë mjekësor, pajisjet mjekësore më bashkëkohore dhe standardet botërore të trajtimit, kanë bërë që “Acibadem Sistina” të jetë qendër rajonale për diagnostikimin dhe trajtimin e pacientëve me sëmundje malinje.
Teksti dhe fotografitë burim i – telegraf.mk