Ky krem është i përkryer për tu freskuar gjatë stinës së verës, por gjithashtu edhe për piknik në verë. Përmban kastravec dhe jogurt (kos) dhe është shumë i mirë për stomakun tuaj. Nëse jeni më tepër persona dhe doni të ngopeni mirë, mund t’i dyfishoni apo trefishoni përbërësit e kremit.
Përbërësit:
-200 ml jogurt pa yndyrë
– 1 lugë të vogël me hudhër të grirë imët
-1 lugë të madhe me kastravec të grirë imët
– ½lugë të vogël me kopër të thatë
– 1 lugë të vogël me lëng limoni
– 1 lugë vaj ulliri
– 1/8 lugë me kripë
– 1/8 lugë me piper të kuq
Përgatitja:
– Përzieni të gjithë përbërësit në një tas të vogël
– Shërbehet me perime të freskëta, byrek apo oriz
Vlerat ushqyese për një tas të vogël
– 127 kalori
– 18 gr proteina
– 9 gr karbohidrate
– 0 gr fibra dietike
– 7 gr sheqer
– 2.3 gr yndyrë të përgjithshme
– 0 gr yndyrë të ngopur
– 0 mg kolesterol
– 377 mg natrium
– 43 mg kalium
– 215 mg kalcium