Reduktoni rrezikun e sulmit në tru

Sulmi në tru është një gjendje e cila nuk mund të parashikohet, por ekzistojnë disa mënyra për ta zvogëluar rrezikun e shfaqjes së tij. Mosha dhe historia familjare e  rasteve të shfaqjes së sulmit në tru, bëjnë pjesë në grupin e faktorëve të rrezikshëm dhe janë të vetmet ndaj të cilave nuk mund të ndikoni. Me ndjekjen e rekomandimeve të mjekëve, madje edhe në rastet kur ekziston arsye mjekësore e cila ju rendit në kategorinë e rrezikut, mund të bëni shumë më tepër për shëndetin tuaj.

Sulmi në tru është një gjendje e cila nuk mund të parashikohet, por ekzistojnë disa mënyra për ta zvogëluar rrezikun e shfaqjes së tij. Mosha dhe historia familjare e  rasteve të shfaqjes së sulmit në tru, bëjnë pjesë në grupin e faktorëve të rrezikshëm dhe janë të vetmet ndaj të cilave nuk mund të ndikoni. Me ndjekjen e rekomandimeve të mjekëve, madje edhe në rastet kur ekziston arsye mjekësore e cila ju rendit në kategorinë e rrezikut, mund të bëni shumë më tepër për shëndetin tuaj.

Eliminoni rreziqet, filloni me ndryshimin e stilit të jetesës

Mendohet se pirja e duhanit është faktori numër një për shfaqjen e sulmit në tru. Nëse pini duhan, jo vetëm që vini në rrezik jetën tuaj por edhe atë të familjes tuaj si duhanpirës pasiv. Ndryshime të tjera të cilat janë të mirëpritura janë:

Reduktimi i peshës trupore. Mënyra e duhur e të ushqyerit është që të shmangni ushqimet tepër të yndyrshme, të ëmbla dhe me erëza. Në këtë mënyrë do të ndihmoni në ruajtjen e peshës normale të trupit tuaj.

Reduktoni pirjen e alkoholit.  Meshkujt nuk duhet të konsumojnë më tepër se dy gota alkohol në ditë, ndërsa për femrat jo më tepër se një gotë. Alkoholi ndikon edhe pozitivisht në shëndetin e njeriut, por vetëm atëherë kur është në doza kufizuara.  Kjo vlen edhe për sulmin në tru.

Reduktoni kripën. Mundohuni që ta shmangni kripën nga tavolina.  Kujdes ndaj përdorimit të kripës duhet të tregojnë veçanërisht personat të cilët i përkasin moshës mbi 50 vjeçare, personat të cilët vuajnë nga diabeti si dhe personat të cilët vuajnë nga sëmundje kronike.

Kryeni stërvitje. Karrigia e punës dhe shtrati juaj, janë armiku juaj më i keq kur bëhet fjalë për sulmin në tru dhe në zemër.

Gjendje mjekësore të cilat ju vënë në rrezik

Ekzistojnë një numër i madh gjendjesh të cilat mund të jenë shkak për shfaqjen e sulmit në tru. Në rast se këto gjendje  i vini nën kontroll, rreziku zvogëlohet ndjeshëm.

Presioni i lartë i gjakut. Vlera e lartë e presionit të gjakut, ndikon ndjeshëm në rritjen e rrezikut të sulmit në tru, veçanërisht tek personat të cilët nuk e kontrollojnë atë. Problemi qëndron tek fakti se presioni i lartë i dëmton enët e gjakut.

Kolesteroli.  Shtresat e yndyrshme të cilat depozitohen në muret e enëve të gjakut, ndikojnë në zvogëlimin e rrjedhjes së gjakut nëpër arterie.  Kjo gjendje e njohur si arterioskleroza, mund të shkaktojë ndërprerjen e ushqimit të indeve të trurit që e cila shkakton goditjen në tru. Mundohuni që ta zvogëloni atë me anë të stërvitjes dhe duke u ushqyer si duhet, në të kundërt, doktori do t’ju japë terapi për zvogëlimin e vlerave të larta të kolesterolit.

Aritmia. Mendohet se një në pesë goditje në tru, shkaktohet nga aritmia kardiake më e zakonshme e quajtur atrial fibrillation. Diagnoza dhe trajtimi i kësaj gjendjeje, zvogëlon rrezikun e goditjes në tru në pjesën më të madhe.

Diabeti. Sëmundja e sheqerit konsiderohet një nga fajtorët kryesorë për shfaqjen e goditjes në tru.  Dy e treta e personave me diabet pësojnë goditje në tru. Ndjekja apo monitorimi i sheqerit dhe kontrolli i tij mund t’jua shpëtojë jetën. 

Shpërndaj