Procesi i reabilitimit ka për qëllim ruajtjen dhe përmirësuar funksionin e trupit. Nga momenti i vendosjes së diagnozës, zbatohet trajtimi dhe edukimi me anë të të cilit përmirësohet shëndeti dhe përmirësohet rezistenca/qëndrueshmëria, reduktohet lodhja, dhe në këtë mënyrë lehtësohet edhe funksionimi në jetën e përditshme. Në rastet e sklerozës progresive multiple (të shumëfishtë),kemi të bëjmë me reduktimine e kujdesit ndaj vetes, si psh: veshja, shkrimi, kryerja e aktiviteteve në shtëpi, etj. Rehabilitimi është një pjesë integrale e procesit të përgjithshëm të trajtimit të sklerozës multiple dhe përmirësimit të cilësisë së jetës. Rehabilitimi përbëhet nga disa komponentë që përfshijnë: terapinë fizikale, terapinë okupacionale, terapinë për vështirësitë e shqiptimit të fjalëve, rehabilitimin konjitiv dhe rehabilitimin profesional.
Terapia fizikale – kryhet evaluimi i lëvizjes së trupit dhe më pas përgatitet një plan individual që ruan vëllimin e lëvizjes, forcës së muskujve dhe gjendjes fizike të përgjithshme. Trajtimi përbëhet nga ushtrime për përmirësimin e ushqimit dhe tonifikimit të muskujve, ushtrime për forcim, ushtrime për ekuilibër dhe koordinim. Qëllimi kryesor është që të ruhet lëvizshmëria e pacientit dhe të parandalohet dobësimi dhe kontraktimi i muskujve, gjë e cila çon në mosaktivitet.
Terapia okupacionale – ka për qëllim të lehtësojë aktivitetet e përditshme, veçanërisht ato që përfshijnë lëvizjet e thjeshta të duarve dhe gishtave.
Terapia për vështirësitë me të folurin – ka për detyrë kryesore sigurimin e pastër dhe të rrjedhshëm të të folurit, me anë të të cilit lehtësohet komunikimi dhe ndikon në gjendjen e përgjithshme psikologjike të pacientit.
Rehabilitimi kognitiv – kryhen ushtrime të thjeshta për lidhjet logjike, përqëndrimit dhe kujtesës. Ka për qëllim nxitjen e procesit të të menduarit, që ka një lidhje të madhe me rehabilitimin profesional ku pacienti mëson se si ti kryej detyrat e veta profesionale me mundësinë e përshtatjes dhe thjeshtësimit të tyre, por në të njejtën kohë të rrjedhë procesi i punës. Përgatitja dhe projektimi i mirë i programit të rehabilitimit, mundëson përshtatjen e plotë të jetës së përditshme të pacientëve me sklerozë multiple.