Rezonanca magnetike e gjirit

Rezonanca magnetike është metodë e cila nuk përdor rrezatim jonizues. Ajo është një metodë e cila gjatë procesit të dhënies së imazhit përdorë fushën magnetike me ndihmën e disa sinjaleve të radio frekuencave, ndaj të cilave reagojnë atomet e hidrogjenit (trupi i njeriut është i përbërë nga 70% ujë, dhe 70% janë atome të hidrogjenit).

Formula të ndërlikuara matematikore dhe koncepte të komplikuara fizike përdoren në këtë teknikë në procesin e marrjes së imazhit.

Rezonanca magnetike është metodë e cila nuk përdor rrezatim jonizues. Ajo është një metodë e cila gjatë procesit të dhënies së imazhit përdorë fushën magnetike me ndihmën e disa sinjaleve të radio frekuencave, ndaj të cilave reagojnë atomet e hidrogjenit (trupi i njeriut është i përbërë nga 70% ujë, dhe 70% janë atome të hidrogjenit).

Formula të ndërlikuara matematikore dhe koncepte të komplikuara fizike përdoren në këtë teknikë në procesin e marrjes së imazhit.

Çfarë është rezonanca magnetike e gjirit?

Rezonanca magnetike është një test joinvaziv i cili përdoret nga mjekët për diagnostikimin e sëmundjeve. Punon në parimin e një fushe të fortë magnetike, radiofrekuencës dhe prodhon imazhe të detajuara të organeve, indeve të buta, kockave dhe strukturave të brendshme. Me anë të kësaj procedure, mjekët mund të shqyrtojnë të gjitha pjesët e trupit dhe të përcaktojnë praninë e sëmundjeve të caktuara. Sipas Dr. Maja Stojçevska Çapova, radiologe, rezonanca magnetike jep informacione të sakta për gjirin, të cilat nuk mund të arrihen me anë të ultratingullit dhe mamografisë, por gjithësesi, deri tani, nuk konsiderohet si zëvendësuese e tyre, por përdoret si një mjet shtesë.

Për çfarë rekomandohet?

  • Si  një metodë shtesë diagnostikuese  para kryerjes së operacionit të pacientëve tashmë të diagnostikuar me kancer të gjirit, tek të cilët është planifikuar intervenimi kirurgjik i kursyer (me prerje të vogël).
  • Për të diagnostikuar praninë e mundshme të sëmundjeve malinje shtesë në gji
  • Për të zbuluar nëse kanceri i gjirit është përhapur tek strukturat  më të afërta(muskujt, strukturat fqinje skeletore, lëkura), apo ndoshta në të njejtën kohë ekziston kancer i fshehur edhe në gjirin tjetër.
  • Për të dalluar ndryshimet në gji pas operacionit (dallon në mënyrë të përkryer shenjën e kancerit) në rast të përsëritjes së kancerit, tek gratë të cilat kanë kryer intervenim duke e mënjanuar kancerin dhe duke e ruajtur gjirin.
  • Me qëllim për të diagnostikuar ndryshimet e dyshimta të zbuluara me anë të mamografisë, ultrazërit apo me anë të prekjes.
  • Për të vlerësuar përgjigjen  e marrë nga kimioterapia tek pacientët me kancer të gjirit në fazë të avancuar tek të cilët është përcaktuar trajtimi jo adjuvant ( ku trajtimi nis fillimisht me kimioterapi konkrete,  pas së cilës mund të kalohet në trajtim kirurgjik).
  • Për kryerjen e skriningut për gratë të cilat  janë vlerësuar me rritje të rrezikut të kancerit të gjirit.
  • Për zbulimin e vatrave të kancerit primar tek pacientët e diagnostikuar me kancer metastatik (tashmë i pranishëm edhe në pjesë të tjera të trupit).
  • Për kryerjen e  analizës së implanteve (vlerësimi i integrimit të tyre, të çara apo plasaritje, thyerjet), skriningut dhe analizës diagnostikuese të indeve nën implant.

Skriningu tek gratë me rrezik të lartë të kancerit të gjirit

Rezonanca magnetike është një mjet i shkëlqyer për shqyrtimin e kaqncerit të gjirit. Ndjeshmëria e kësaj metode në zbulimin e indeve malinje varion nga 97-100%  ndryshe nga metodat standarde siç janë mamografia dhe ultratingulli, ku ndjeshmëria në varësi të shumë faktorëve siç është dendësia e gjirit, mund të zbresë madje deri në 47%. Në rritjen e rrezikut bën pjesë edhe  prania  e kancerit të gjirit tek dy apo më shumë të afërm të të njejtës linjë familjare, shfaqja e kancerit të gjirit në moshë të hershme nën  moshën 45 vjeçare tek  një nga anëtarët të cilët bëjnë pjesë në linjën e parë të familjes,  prania e një anëtari të familjes me kancer të gjirit,  me kancer të zorrës së trashë apo me kancer të vezoreve. Me rritje rreziku konsiderohen pacientët të cilët më parë kanë pasur kancer të gjirit, apo gjendje parakanceroze të gjirit. Doktori juaj, mund ta shikojë historinë tuaj familjare, të njihet me faktorët e tjerë shtesë të rrezikut, dhe t’ju këshillojë se çfarë plani personal duhet të ndiqni për kontrollet preventive.

Diagnostikimi i anomalive të gjetura me anë të mamografisë ose ultratingullit

Ndonjëherë, anomalitë të cilat janë zbuluar me anë të mamografisë dhe ultratingullit, më tej mund të analizohen edhe me anë të rezonancës magnetike.  Një pjesë e konsiderueshme e tyre, për shkak të kufizimit të këtyre teknikave, mund të shfaqin kokrra apo gjendra të rreme(për shkak të mbivendosjes së hijeve nga pozicioni mamografik, asimetria, shtrembërimi). Me anë të këtij ekzaminimi, mund të përcaktohet ekzistenca reale e vatrave të dyshimta, si dhe nëse është e nevojshme që të bëhet biopsia.

Rezonanca magnetike pas kimioterapisë

Tek disa pacientë, trajtimi i kancerit të gjirit nis me anë të kimioterapisë. Kjo është një metodë jo adjuvante  ( terapi e cila e lehtëson dhe rrit efikasitetin e trajtimit  kryesor) e cila përdoret tek rastet e pacientëve me kancer në fazë të avancuar. Pacientet me sëmundje të avancuar lokale, marrin kimioterapi  para trajtimit kirurgjikal të planifikuar,  me qëllim për ta lokalizuar dhe zvogëluar tumorin, si dhe  për të mundësuar sigurinë e operacionit të mundshëm kirurgjik. Pacientet me sëmundje të avancuar, trajtohen me kimioterapi sistemike.  Në këto raste, rezonanca magnetike përdoret si mjet për monitorimin e përgjigjes apo reagimit të kimioterapisë së kryer. Ajo jo vetëm që mund të bëjë një analizë të saktë të dimensioneve të tumorit (nëse është zvogëluar apo jo) por mundëson edhe analizën e qëndrueshmërisë së indit malinj (ekzistojnë mjete për analizimin e aktivitetit biologjik të tumorit).

Rezonanca magnetike për implantimin e silikoneve

Rezonanca magnetike është metoda e vetme me anë të së cilës mund të tregohet (shihet) implanti, kjo është edhe arsyeja përse përdoret gjatë analizimit të tyre (të çara, ruptura, etj).

Si të përgatiteni para kryerjes së këtij kontrolli?

Para kryerjes së rezonancës magnetike është e nevojshme që të bisedoni me stafin e departamentit radiologjik,  për ndonjë kufizim të mundshëm.  Ekzistojnë kufizime për kryerjen e kontrollit me rezonancë magnetike, të cilat kanë të bëjnë me rastet e  pacientëve të cilët kanë të vendosura në trupin e tyre proteza metalike apo kanë të montuar në trupin e tyre pajisje elektronike siç janë stimuluesit kardiak, implantet e dëgjimit, etj.  Këta pacientë nuk duhet në asnjë mënyrë që të gjenden në afërsi  të pajisjeve me fushë magnetike.  Gjatë kryerjes së rezonancës magnetike të gjirit, është i detyrueshëm  përdorimi i lëndës së kontrastit ( kjo lëndë rrallë  herë mund të shkaktojë reaksion alergjik).  Merret në një sasi të vogël, rreth 10 ml, për këtë arsye nuk ka reagime si të përziera apo të vjella. Gjëja më e rëndësishme gjatë planifikimit të kontrollit është që të merret parasyshë periudha e ciklit menstrual  tek gratë të cilat nuk janë në menopauzë.

Gjijntë përfaqësojnë një organ tepër të ndjeshëm ndaj hormoneve.  Gjatë gjysmës së dytë të ciklit ato tregojnë akumulim më të madh të kontrastit gjë e cila mund ta pengojë shqyrtimin, prandaj këshillohet që pacientet  të cil
at kanë cikël të rregullt ta kryejnë këtë kontroll ndërmjet ditës së 5-14 të ciklit.  Regjistrimi i gjirit zakonisht zgjat 15-30 minuta.

Cilat janë avantazhet?

  • Rezonanca magnetike nuk përdor rreze X ( nuk ka rrezatim).  Jep më tepër informacion në krahasim me metodat e tjera  për regjistrimin e gjirit. Në këtë mënyrë mund të zbulohen kancere të cilat janë të padukshme me metodat e tjera.
  • Dendësia e gjinjëve, shenjat e plagëve nga intervenimet e mëparshme të cilat ngjajnë me kancerin, si dhe implantet, nuk paraqesin problem për këtë metodë.
  • Krahasuar me mamografinë dhe ultrasonografinë, rezonanca magnetike është një metodë me ndjeshmëri shumë të lartë ndaj indeve malinje me vlera të referuara deri në 100%.  Në të njejtën kohë, ajo përfaqëson edhe  metodën objektive (ndryshe nga ultratingulli, ndjeshmëria e të cilit varion më së shumti në varësi  të përvojës së mjekut).  

  Cilat janë të metat e saj?

  • Rezonanca magnetike është më e shtrenjtë se metodat e tjera të regjistrimit
  • Është i nevojshëm  trajnim dhe eksperiencë e veçantë për të punuar me këtë metodë.
  • Ekzistojnë tumore të cilat zbulohen vetëm me anë të rezonancës magnetike,  rast në të cilin biopsia apo markimi paraoperativ duhet gjithashtu të bëhet me ndihmën e rezonancës magnetike.

Rezonanca magnetike 3 tesla, vetëm në “Acibadem Sistina”

Në spitalin klinik “Acibadem Sistina” duke filluar nga muaji Nëntor 2016 do të vihet në punë aparati i rezonancës magnetike me 3 tesla. Teknologjia e fuqishme e ndërtuar në aparat, bën të mundur që të arrihen imazhe më të qarta për një periudhë kohore dy herë më të shpejtë, dhe në të njejtën kohë zbulohen ndryshimet më të vogla tek indet. Cilindri është më i madh, i cili mundëson një rehati më të madhe për pacientët gjatë kohës së regjistrimit.

Shpërndaj

Përmbajtjet e lidhura