Rikthimi i zërit pas kancerit të fytit

Ndërhyrja totale laringotome është ndërhyrja e cila kryhet për mënjanimin e kancerit të qafës me heqjen e plotë të laringut. Kjo ndërhyrje lë nëjë varg me pasoja tek pacienti. Pasoja më e rëndë e kësaj ndërhyrjeje është humbja e zërit përgjithmonë. Për fat të mirë në 10 vitet e fundit aplikohet metoda më moderne për rehabilitimin e zërit me vendosjen e protezës së zërit.

Ndërhyrja totale laringotome është ndërhyrja e cila kryhet për mënjanimin e kancerit të qafës me heqjen e plotë të laringut. Kjo ndërhyrje lë nëjë varg me pasoja tek pacienti. Pasoja më e rëndë e kësaj ndërhyrjeje është humbja e zërit përgjithmonë. Për fat të mirë në 10 vitet e fundit aplikohet metoda më moderne për rehabilitimin e zërit me vendosjen e protezës së zërit.

 Protezat e zërit

Proteza e zërit është një metodë e cila vendoset gjatë operacionit , 10 ditë pas operacionit ose pas disa muajve apo vitesh.  Këto proteza vendosen në rrugë kirurgjike pas heqjes së plotë të laringut ose pas përfundimit të plotë të terapisë. 

Si duken protezat e zërit?

Ato janë shumë të vogla (6-12 mm) të përbëra nga material silikoni, dhe kanë një valvul pa kthim për të ndaluar ushqimin dhe pështymën që të kalojnë në mushkëri. Qëndrushmëria e protezave mesatarisht është 3-4 muaj, më pas thjeshtë dhe pa dhimbje zëvendësohen me protezë të re.  Me vendosjen e këtyre protezave të zërit , pacientët përsëri do të kenë mundësi për të folur. Indikacion për vendosjen e tyre është gjendja e mirë psikologjike e pacientit, trakeotomia e gjërë (hapja e laringut), funksionimi I mirë i mushkërive dhe mbajtja e mire e higjenës.

Kanceri i laringut

Kanceri i laringut përbën 1-2% të të gjitha kancereve, ose 2-10 raste nga 100.000 banorë. Nga ky lloj i kancerit meshkujt vuajnë 4-10 herë më tepër se femrat. Zakonisht kjo ndodh pas moshës 50 vjeçare, dhe shkaku kryesor për shfaqjen e kësaj sëmundje është pirja e duhanit. Tek konsumuesit e duhanit, rreziku i shfaqjes së këtj lloj kanceri është 5-25 herë më i lartë.  Si faktorë rreziku të kësaj sëmundje përmendet edhe refluksi i gastro ezofagut, irritimi me kimikate, azbesti, etj.

Trajtimi dhe diagnoza

Në trajtimin e kancerit të laringut ekzistojnë dy lloje të trajtimit: trajtimi kirurgjik dhe radioterapia. Kimioterapia shpesh përdoret si plotësuese e kirurgjisë dhe trajtimit me radioterapi. Lloji dhe vëllimi i trajtimit kirurgjik varet nga pozicioni dhe madhësia e tumorit, si dhe nga progresi i sëmundjes.  Ndërhyrjet në varësi të madhësisë dhe lokalizimit të tumorit ndërhyrjet operative mund të jenë funksionale kur mënjanohet  vetëm tumori me një pjesë të laringut ose i gjithë laringu (chordectomia). Ekzistojnë edhe laringektomi funksionale tek të cilat mënjanohet tumori dhe një pjesë e laringut (laringektomi parciale horizontale dhe vertikale). Nëse tumori është i madh dhe në fazë të vonshme, është e nevojshme që të hiqet i gjithë laringu (laringektomi totale). Duhet theksuar se në shumicën e ndërhyrjeve kirurgjike për të mbrojtur frymëmarrjen  është e nevojshme që të krijohet trekeostomë e përkohshme ose e përhershme, hapje të qafës dhe të fztit nëpërmjet të cilës pacienti do të mund të marë frymë pas operacionit. Nëse ekzistojnë metastaza tek nyjet limfatike të qafës, është e nevojshme që të bëhet diseksion selektiv ose radikal i qafës dhe të mënjanohen nyjet limfatike të njërës anë apo të të dy anëve të qafës. Pas operacionit vijon kontrolli onkologjik dhe përcaktimi për trajtimin e mëtejshëm (radioterapia, kimioterapia). Ndonjëherë tumori mund të jetë i madh dhe nuk mund të trajtohet  në mënyrë kirurgjike. Në raste të tilla, mënyra e vetme për trajtim është terapia rrezatuese dhe kimioterapia.

Shpërndaj

Përmbajtjet e lidhura