Për shumë vite implanti i protezës artificiale ishte metoda më e përdorur në trajtimin kirurgjik të valvulës mitrale të sëmurë. Prof. Dr. Aleksandar Nikoliq, kardiokirurg, thotë se sot qendrat kardiokirurgjikale gjithnjë dhe më tepër preferojnë rindërtimin e valvulës mitrale si një procedurë e besuar e cila ka shumë përparësi për pacientitn. “Qendrat më të mëdha kardiokirurgjikale janë të njohura pikërisht nga ky lloj operacioni kirurgjik dhe nga përqindja e lartë e valvulave të rindërtuara mitrale. Për shembull, qendra kardiokirurgjike momentalisht më e njohur në të gjithë botën Cleveland Clinic Foundation – USA bën rindërtim tek 80% e pacientëve me valvul mitrale të sëmurë” , thotë prof. Nikoliq.
Sëmundjet e valvulës mitrale
Sëmundjet e valvulës mitrale mund të jenë të lindura ose mund të shfaqen me kalimin e viteve. Në të kaluarën ato ishin rezultat i etheve reumatike ose i përjetimit të endokarditit. Prof. Dr. Nikoliq, thothë se me përmirësimin e kushteve të jetesës këto sëmundje bëhen më të rralla si dhe pasojat e tyre vitet e fundit janë hasur rrallë. Nga anomalitë e lindura të valvulës mitrale më i shpeshtë është degjenerimi i miksomatozës ( i ashtuquajtur sindromi Barlow) dhe sindromi Marfan. Kështu ndryshimi i valvulës gjatë jetës i nënshtrohet edhe ndryshimeve të tjera. Përveç kësaj arrihet edhe shtrëngimi i akordeve, gjë e cila ka efektin e ndërprerjes dhe kthimin e tyre në gjak nga barkushja e majtë në atrium (regurgimi mitral). Mund të ketë prolaps të valvulës mitrale anteriore, posteriore ose tek të dyja. Vetë ekzistenca e prolapsit nuk do të thotë se ka kthim të gjakut nga atriumi në barkushe. Kjo është pasojë e mbylljes së dobët të valvulës mitrale nga arsye të ndryshme. Tek pacientët me sëmundje ishemike të zemrës (sëmundje të muskulit të zemrës për shkak të ngushtimit të artereve të zemrës, të ashtuquajtura artere koronare) për shkak të furnizimit të pamjaftueshëm të gjakut ose për shkak të fibrozës pas përjetimit të infarktit mund të ndodhë ndërpreja e akordës dhe shfaqja e regurgimit mitral.
Përveç kësaj, pacientët me dëmtim të shpërndarë të muskulit të zemrës (kardiomiopatia dilatative si pasojë e përjetimit të miokarditit ose të përjetimit të disa infarkteve në zemrës) mund të shkaktojë mbylljen jo të plotë të valvulave mitrale dhe kthimin e gjakut në atrium. Ky mund të jetë një rast edhe tek grupi i pacientëve të sëmurë të përmendur më parë. Valvula mitrale ka dy fletë (cusps) para dhe mbrapa. Prej tyre dalin korda të holla të cilat lidhin fletët me muskujt papilarë të cilat gjenden në anën e majtë të barkushes së zemrës të cilat i mbajnë të mbyllura fletët e valvulës mitrale me qëllim që gjatë kalimit nga barkushja e majtë gjaku të mos kthehet në atrium. Të gjitha këto struktura përbëjnë sëbashku të ashtuquajturin aparat mitral.
Diagnoza
Metoda më e mirë për diagnozën e saktë përsa i përket sëmundjeve të valvulës mitrale dhe vlerësimit për mundësinë e rindërtimit të saj sot është ekokardiografia ( ekzaminimi i zemrës me ndihmën e ultratingullit) e cila mundëson zbulimin e ndryshimeve morfologjike të valvulës mitrale, ndërsa me ndihmën e doppler-ekokardiografisë jepet vlerësimi i llojit të shkallës së regurgimit mitral (rikthimit të gjakut përmes fletëve të valvulës). “Është e rëndësishme të theksohet se mjekët të cilët diagnostikojnë dhe monitorojnë pacientin me sëmundje të valvulës mitrale, janë kryesisht kardiologë, të cilët vendosin treguesin për operacion dhe përcaktojnë kohën e duhur për intervenimin kirurgjikal, gjë e cila duhet ti tregojë kirurgut kardiak për mundësinë potenciale të rindërtimit dhe ti japë prioritet gjithmonë kur është e mundur përsa i përket aspektit kirurgjik. Në këtë mënyrë pacientit do ti mundësohet një jetë më cilësore dhe më e sigurt pas operacionit të zëvendësimit të valvulës me protezë artificiale.
Procedurat kirurgjike për rindërtimin e valvulës
Në rast se fletët e valvulës mitrale nuk janë trashur në mënyrë të ndjeshme, ndryshim fibror (fijor) ose të kalcifikuar ndërkohë që ekziston ndryshim morfologjik në kuptimin e përçarjes së fletëve, ruptura të kordave dhe/ose dilatim të anulusit mitral, tek pacienti mund të bëhet riparimi i valvulës mitrale. Rindërtimet e valvulës mitrale përfshijnë procedura të shumta kirurgjike, zakonisht nënkuptohet vendosja e një unaze artificiale në anulusin mitral. “Sidoqoftë, ekziston një numër i madh teknikash kirurgjikale të cilat shërbejnë për vendosjen e integritetit funksional të valvulës mitrale të cilat janë më të ngjashme me teknikat e kirurgjisë plastike. Këto operacione janë më të komplikuara për ekipin e mjekëve kirurg në krahasim me ato të zëvendësimit të valvulës së sëmurë mitrale me protezë artificiale. Megjithatë, ato nuk e rrisin rrezikun operativ, përkundrazi, e zvogëlojnë atë, si dhe rrezikun e komplikimeve postoperative”, thotë Prof. Dr. Nikoliq.
Avantazhet e kirurgjisë rindërtuese
Është e rëndësishme që të theksohet se pacientët të cilët kanë kirurgji rindërtuese, nuk duhet të marrin terapi me ilaçe antikoagulative (për hollimin e gjakut) në këtë mënyrë do të shmangen shumë komplikime të cilat lidhen me këtë lloj operacioni. Dihet se materialet të cilat përdoren për përcaktimin e zëvendësimit të valvulave janë të ndjeshme ndaj infeksioneve, kështu që këta pacientë tek të cilët është kryer korrigjimi /riparimi i valvulave kanë në mënyrë të ndjeshme më pak rrezik të endokardit (infeksion në valvulën e zemrës). Një avantazh tjetër i kirurgjisë rindërtuese është fakti që ka shërim më të shpejtë të muskujve të zemrës dhe në rast se intervenimi kirurgjik është kryer në kohë, arrihet reduktimi i përmasave të hapsirave boshe të zemrës, dhe tek një numër i caktuar i pacientëve edhe ulja e kufirit të vlerave normale.