Sallatë e freskët vere me kastravec dhe jogurt

Përbërësit e nevojshëm:

1 kastravec
1 jogurt
1 qepë
Hudhër (sipas dëshirës)
Kripë dhe piper të kuq
Vaj ulliri
Djath Feta, Gorgonzola ose djath tjetër sipas dëshirës

Përbërësit e nevojshëm:

1 kastravec
1 jogurt
1 qepë
Hudhër (sipas dëshirës)
Kripë dhe piper të kuq
Vaj ulliri
Djath Feta, Gorgonzola ose djath tjetër sipas dëshirës

Mënyra e përgatitjes:

Qëroni kastravecin dhe priteni atë në forma të vogla kubike. Hidhni pak jogurt dhe kripë mbi të. Në një enë tjetër vendosni djathin Feta të prerë në formë kubash, si dhe hudhrën dhe qepën e prerë imët. Më pas përzieni të gjithë përbërësit me pjesën tjetër të kosit dhe më pas hidheni atë mbi kastravecat. Në fund hidhni pak vaj ulliri dhe shtoni piper të kuq.
Sallatën shërbejeni të ftohtë, dhe shijoni këtë recetë të freskët verore që nuk përmban shumë kalori dhe që do t’a shuaj urinë tuaj.

Shpërndaj