Sarkoma – kanceri i cili prek indin lidhës

Sarkoma është një lloj i kancerit i cili zhvillohet tek indi lidhës, mund të prekë çdo pjesë të trupit por zakonisht zhvillohet thellë në pjesën e ektremiteteve (duart dhe këmbët).  Përveç ekstremiteteve prek edhe : kockat, kërcin, muskujt, tendinat, enët e gjakut, nervat, indet fijore përreth nyjeve.  Qindra mijëra pacientë në mbarë botën, luftojnë me këtë sëmundje.  Dr. Sllavica Kraleva, onkologe-radioterapeute, në qendrën për onkologji dhe radioterapi në spitalin klinik “Acibadem Sistina” thotë se ekzistojnë mbi 50 lloje të sarkomës, të cilat kryesisht ndahen në sarkoma të indeve të buta dhe sarkoma të kockave.

Sarkoma është një lloj i kancerit i cili zhvillohet tek indi lidhës, mund të prekë çdo pjesë të trupit por zakonisht zhvillohet thellë në pjesën e ektremiteteve (duart dhe këmbët).  Përveç ekstremiteteve prek edhe : kockat, kërcin, muskujt, tendinat, enët e gjakut, nervat, indet fijore përreth nyjeve.  Qindra mijëra pacientë në mbarë botën, luftojnë me këtë sëmundje.  Dr. Sllavica Kraleva, onkologe-radioterapeute, në qendrën për onkologji dhe radioterapi në spitalin klinik “Acibadem Sistina” thotë se ekzistojnë mbi 50 lloje të sarkomës, të cilat kryesisht ndahen në sarkoma të indeve të buta dhe sarkoma të kockave.

Faktorët e rrezikut

Ende nuk dihet se çfarë e shkakton shfaqjen e tyre, por ekzistojnë disa faktorë rreziku të cilët ndikojnë në shfaqjen e tyre:

–          Nëse ndonjë anëtar i familjes ka apo ka pasur sarkomë

–          Nëse keni çrregullim kockor siç është sëmundja Pegetova

–          Çrregullim gjenetik neurofibromatosis, retinoblastoma …

–          Në rast se keni qenë të ekspozuar ndaj rrezatimit apo terapisë me rrezatim

Sarkoma e indeve të buta është e vështirë për tu diagnostikuar për shkak se shfaqet në pjesë  të vështira të trupit të cilat janë më pak të arritura. Shenja e parë është shfaqja e një kokrre apo gunge pa dhimbje. Me kalimin e kohës ajo fillon të rritet duke shkaktuar në këtë mënyrë presion mbi nervat, muskujt, ndonjëherë mund të shkaktojë problem edhe gjatë frymëmarrjes. Simptoma të tjera të shfaqjes së kësaj sëmundje janë: dhimbja e kockave ( e cila gjatë natës bëhet më e fortë), ënjtja ( e cila shfaqet disa javë pas dhimbjes fillestare), shtrembërimi.  Në rast se i përjetoni këto simptoma, duhet të konsultoheni me mjekun.

Testet për vendosjen e diagnozës

Shpesh ndodh  që sarkoma të diagnostikohet gabimisht, duke u identifikuar me lëndimet apo dëmtimet sportive.  Mund të ndodhë që kur të jetë arritur vendosja e diagnozës  së saktë, ajo tashmë të jetë rritur, të ketë metastazuar dhe me shumë vështirësi mund  të mënjanohet me anë të intervenimit kirurgjik. Prandaj, është shumë e rëndësishme që të konsultoheni me një mjek të kualifikuar dhe me përvojë, i cili do të vendosë diagnozën e saktë dhe në kohën e duhur, si dhe do të përcaktojë planin e trajtimit. Testet të cilat përdoren për diagnotikimin e sarkomës janë: biopsia (marrja e mostrës së indeve të prekura), tomografia kompjuterike, ultratingulli, rezonanca magnetike native, si dhe skanimi i kockave.

Trajtimi

Zbatimi i trajtimit varet nga lloji i sarkomës, nga vendi në të cilin është zhvilluar si dhe nëse është përhapur nëpër pjesë të tjera të trupit.  Nëse është e mundur, gjëja më e mirë është mënjanimi kirurgjikal i plotë i sarkomës.  Operacioni zakonisht shoqërohet në kombinim me kimioterapinë dhe radioterapinë. Kimioterapia dhe radioterapia mund të aplikohet para kryerjes së operacionit me qëllim për ta zvogëluar tumorin, si dhe pas operacionit me qëllim për ti shkatërruar qelizat e mbetura pas intervenimit. Në rast se nuk ekziston mundësia e kryerjes së intervenimit kirurgjik, radioterapia mund të përdoret si trajtimi kryesor për shërimin e kësaj sëmundje. Në spitalin klinik “Acibadem Sistina” për këtë qëllim përdoret akseleratori TRILOGY i cili është aleati më i fuqishëm në luftën kundër kancerit. Edhe kimioterapia mund të aplikohet për  trajtimin e sarkomës. Terapia target (terapia e synuar)është një lloj i ri trajtimi i cili vepron drejtpërdrejtë tek qelizat e tumorit dhe pengon rritjen e përhapjes së tyre.

Shpërndaj

Përmbajtjet e lidhura