Kjo ueb-faqe përdor biskota (cookies)

Ne i përdorim biskotat e nevojshme që janë të vendosura në aparatin tuaj për ta mundësuar funksionimin e drejtë të ueb- faqes. Përveç biskotave të nevojshme, nëse pajtoheni ne mund të vendosim edhe biskota për analitikë, funksionalitet dhe biskota për reklamim.

Biskotat që i përdor Spitali Klinik "Acibadem Sistina" nuk ruajnë informacione (të dhëna personale), që mundësojnë identifikimin e përdoruesit si person fizik.... 

Gjithmonë aktive

Ato janë të nevojshme për funksionim të drejtë të faqes dhe nuk mund të s’kyçen në sistemet tona. Zakonisht, ato vendosen vetëm si përgjigje të veprimeve të kryera nga ana juaj, që paraqet kërkesë për shërbime, siç janë vendosja e preferencave për privatësi ose plotësimin e formularëve në formën e kontaktit. Mund ta rregulloni shfletuesin që t’i bllokojë ose të japë paralajmërime për këto biskota, por me bllokimin e këtyre biskotave do të ndalohet puna e ueb-faqes. 

Këto biskota nuk ruajnë të dhënat personale.

Nuk ka biskota për t'i treguar.

Biskota që ndihmojnë të kryhen funksione si shpërndarja e përmbajtjes së ueb-faqes në mediumet sociale, mbledhja e informacioneve kthyese dhe karakteristikave të tjera nga anët e treta.

Nuk ka biskota për t'i treguar.

Biskota që përdoren për të kuptuar se si vizitorëve komunikojnë me ueb-faqen. Këto biskota ndihmojnë që të sigurohen informacionet për numrin e vizitorëve, burimin e qarkullimit etj.

Nuk ka biskota për t'i treguar.

Kukit e performancës përdoren për të kuptuar dhe analizuar indekset kryesore të performancës së faqes në internet, gjë që ndihmon në ofrimin e një eksperience më të mirë të përdoruesit për vizitorët.

Nuk ka biskota për t'i treguar.

Biskota që u mundësojnë vizitorëve reklama relevante (pr.sh Facebook). Këto kompani mund t’i përdorin dhe për të ndërtuar profilin e interesave tuaja dhe t’ju tregojnë reklama relevante nga faqet e tjera. Ato nuk i ruajnë drejtpërdrejt të dhënat personale, por bazohen në identifikim unik të shfletuesin tuaj dhe aparatin e internetit. Nëse nuk i lejoni këto biskota, do të përjetoni reklama më pak të synuara.

Nuk ka biskota për t'i treguar.

Sëmundjet e valvulës mitrale

Valvula mitrale gjendet ndërmjet atriumit të majtë dhe barkushes së majtë. Funksioni i saj është që të lejojë gjakun të rrjedhë në rrugën e duhur, nga atrium i majtë në barkushen e majtë. Në rast se tek kjo valvul shfaqen ndryshime, atëherë ajo bëhet e fortë, jo elastike dhe funksioni i saj i hapjes dhe mbylljes duke ndjekur kontraktimet e zemrës, bëhet i pasaktë. Kjo mund të shkaktojë reduktimin e rrjedhjes së gjakut, apo pjesërisht gjaku të kthehet në atrium dhe në mushkëri. Sipas Prof. Dr. Salis Taxher, kardiokirurg, në të dyja rastet si rezultat i reduktimit të gjakut, shfaqet reduktim i kapacitetit funksional të zemrës, dhe shfaqja e simptomave.

Faktorët e rrezikut

Disa faktor rreziku mund të kontribuojnë në dështimin mitral:

  • Historia mjekësore e prolapsit (rënies) së valvulës mitrale apo stenozës mitrale. Nëse në familje keni anëtarë të cilët vuajnë nga sëmundje të valvulave të zemrës, rritet rreziku i shfaqjes së dështimit mitral.
  • Infarkti në zemër. Disa sëmundje të zemrës, siç është sëmundja koronare arterike, mund të ndikojnë në dobësimin e valvulës mitrale.
  • Përdorimi i disa ilaçeve mund të shkaktojë dështimin e valvulës mitrale.
  • Disa infeksione të caktuara, siç është endokarditi ose dridhjet reumatike.
  • Sëmundjet kongjenitale të zemrës. Disa persona lindin me valvul abnormale mitrale, dhe kanë rrezik të madh të dështimit të saj.
  • Me kalimin e viteve, rritet rreziku i dështimit mitral për shkak të kunsumimit gradual të valvulës me kalimin e viteve.

Stenoza mitrale

Stenoza mitrale është një gjendje gjatë të cilës valvulat nuk hapen mjaftueshëm për të lejuar rrjedhën normale të gjakut. Kjo mund të ndodhë si rezultat i kalcifikimit të valvulës (ato bëhen të forta dhe të palëvizshme), ose ngjiten si rezultat i infeksioneve dhe sëmundjes ishemike në të kaluarën, siç është dridhja reumatoide.

Dështimi mitral

Tek dështimi mitral, valvula mitrale nuk mbyllet hermetikisht, dhe për këtë arsye një pjesë e gjakut kthehet mbrapsht në atriumin e majtë, dhe nga aty kthehet në mushkëri.  Në rast se dështimi mitral nuk diagnostikohet në kohë, mund ta dëmtojë përgjithmonë muskulin e zemrës. Shkaqet më të zakonshme të insufisiencës mitrale janë ndryshimet degjenerative me apo pa këputjen e ndonjë pjese të valvulës, infeksione të valvulës dhe infarkti, që ndikon në mënyrë indirekte në funksionimin e valvulës.

Simtomat

Simtomat e sëmundjes  mitrale janë mjaftë të ndryshueshme dhe nuk mund të përmblidhen. Këtu përfshihen:

  • Mungesë ajri, gjatë sforcimeve apo momentit kur shtriheni në pozicion të rrafshët.
  • Humbje fuqie dhe lodhje gjatë aktiviteteve dhe mundimeve më të vogla

Sëmundja e valvulës mitrale me kalimin e një kohe të caktuar shkakton aritmi (dridhje atriale), gjë e cila redukton kapacitetin funksional të zemrës. Pacientët me aritmi mund të trajtohen me terapi antikoagulante për hollimin e gjakut. Mostrajtimi i aritmisë mund të shkaktojë goditje në tru.

Diagnoza

Diagnoza e saktë e sëmundjes së valvulës mitrale arrihet me anë të:

  • EKG (elektrokardiogramit)
  • Radiografisë në pjesën e kraharorit
  • Ekos së zemrës (kjo është metoda diagnostikuese më e rëndësishme për vizualizimin dhe vlerësimin e valvulave, me ndihmën e të cilës mund të përcaktohet funksionimi i tyre).

Trajtimi

Trajtimi varet nga shkalla e dëmtimit të valvulës mitrale. Shkalla e lehtë dhe e mesme e dëmtimit, e cila vlerësohet me anë të kontrollit ekokardiografik,  zakonisht mund të zgjidhet me anë të qasjes konzervative të ilaçeve. Shkalla më e avancuar e dëmtimit zakonisht zgjidhet me anë të trajtimit kirurgjik. Trajtimi kirurgjik është në fakt operacioni me hapje të zemrës e cila kryhet me ndihmën e qarkullimit ekstrakorporal, dhe mund të kryhet me metodën klasike, dhe ndonjëherë edhe me anë të procedurës minimalisht invazive. Mundësitë e kirurgjisë të valvulës mitrale janë: riparimi i vlavulës ekzistuese ose zëvendësimi i saj me një valvul artificiale. Rregullimi apo riparimi i vlavulës ka për qëllim kthimin e funksionit të saj. Nëse vlerësimi i kirurgut është se riparimi do të jetë i suksesshëm dhe i qëndrueshëm me kalimin e viteve, atëherë kjo është alternativa më e mirë. Në të kundërt, valvula mund të zevendësohet me një valvul tjetër (mekanike apo biologjike). Valvulat mekanike zakonisht vendosen tek pacientët më të rinj, të cilët janë të lidhur më tej me kryerjen e terapisë antikoagulante (ilaçe të cilat shërbejnë për hollimin e gjakut) përgjatë gjithë jetës. Marrja e terapisë me ilaçe antikoagulante është e rëndësishme pasi ndihmon në funksionimin normal të valvulës mekanike. Valvulat biologjike me material natyral, funksionojnë normalisht për pesëmbëdhjetë vjet. Pacientët të cilët kanë këto lloj valvule , në shumicën e rasteve nuk kanë nevojë për përdorimin e terapisë me  ilaçe antikoagulante.

Shpërndaj