Para 3 dekadash foshnjat e lindura parakohe kishin shumë pak mundësi për të mbijetuar. Sot me zhvillimin e mjekësisë, gjithçka ka ndryshuar. “Foshnja e lindur në javën e 37-të gestatike konsiderohet të jetë lindur parakohe. Java e 24 gestatike është koha më e hershme kur fëmija është zhvilluar mjaftueshëm dhe mund të mbijetojë, por me ndihmën e kujdesit intenziv neonatal. Foshnja e lindur para javës së 24 gestatike, në shumicën e rasteve nuk është i formuar mjaftueshëm që të mund të mbijetojë” – shprehet Dr. Antoni Hristovski, neonatolog në spitalin klinik “Acibadem Sistina”.
Sa e rrezikshme është nëse fëmija lind para terminit?
Foshnjat e lindur parakohe janë të vegjël dhe të pazhvilluar mjaftueshëm, me peshë trupore më të vogël se 2.500 gr. Foshnjat ekstremisht të pazhvilluar, konsiderohen ato foshnja të cilat lindin para javës 28 gestatike, dhe janë tepër të ndjeshëm. Në disa raste të caktuara, mund të n dodhin edhe komplikime të caktuara si: probleme me frymëmarrjen (probleme kronike me mushkëritë), probleme kardiovaskulare, verdhëz për shkak të mos zhvillimit të mëlçisë, probleme me ushqimin (paaftësi për të koordinuar gjirin, reduktim të muskulaturës, konvulzione), çrregullim të enëve të gjakut, prirje ndaj infeksioneve.
A duhet të qëndrojnë në inkubator të gjitha foshnjat e lindura parakohe?
Gjatë ditëve të para të jetës,foshnjat e lindura parakohe, kanë sistem të pazhvilluar përsa I përket rregullimit të temperatures së trupit, dhe pa ndihmën e rregullimit të temperaturës, nuk mund ta ruajnë ngrohtësinë normale të trupit. Në inkubator temperatura dhe lagështia e ajrit mund të rregullohen shumë lehtë. Gjithashtu, inkubatori është një mjedis i izoluar dhe në këtë mënyrë foshnja është i mbrojtur nga infeksionet.
Kur mund të dalë foshnja nga inkubatori?
Inkubatori fillimisht përdoret për të arritur temperaturën e trupit tek foshnjat e lindura parakohe, prandaj, një nga parakushtet për ta kaluar foshnjën nga inkubatori në krevat është aftësia e foshnjës për ta ruajtur temperaturën e trupit. Foshnja nxirret nga inkubatori atëherë kur gjendja e tij shëndetësore është e qëndrueshme dhe ka arritur peshën trupore mbi 1.700 gram.
Departamenti më bashkëkohorë i kujdesit intenziv neonatal
Departamenti i kujdesit intenziv neonatal në spitalin klinik “Acibadem Sistina” ofron trajtim dhe kujdes për:
- Foshnjat e lindura parakohe
- Foshnja të porsalindura me asfiksion
- Foshnja të porsalindura me infeksion pas lindjes
- Foshnja të lindura parakohe në gjendje kritike
- Foshnja të porsalindura me peshë trupore të ulët, të lindur në javë gestatike ekstremisht të herëshme
- Foshnja me ventilim mekanik
- Foshnjat të cilët janë nën monitorim kardiorepirativ 24 orësh
- Foshnjat me ushqim total suplementar parenteral
Sa duhet të përparojë?
Se sa do të përparojë në peshë trupore për një muaj, kjo varet nga gjendja shëndetësore e foshnjës. Nëse gjendja shëndetësore është e qëndrueshme, ndërkohë që është në spital, duhet të shtojë nga 20-30 gr në ditë. Gjithçka varet nga faktorët gjenetik, mjedisi, nëse ka ndonjë sëmundje kronike, probleme neurologjike. Nëse nuk kanë asnjë komplikim, foshnjat e lindura parakohe, deri në moshën tre vjeçare do të mund ta arrijnë peshën e bashkëmoshatarëve të tyre.