Shenjat e shtatzënisë të cilat kërkojnë ekzaminim mjekësor

Është shumë e rëndësishme që nënat e ardhshme të ndjekin rregullisht ndryshimet në shtatzëni. Një pjesë e simptomave të cilat shfaqen gjatë shtatzënisë janë normale dhe tipike për shtatzëninë, por një pjesë e tyre mund të jenë një paralajmërim serioz. Si ta bëni dallimin dhe për cilat ndryshime duhet menjëherë të konsultoheni me gjinekologun tuaj, dhe për cilat ndryshime mund të prisni që të kunsultoheni në kontrollin e rradhës? Përgjigje na dha Dr. Irena Shuplinovska Jordanovska, gjinekologe –obstetër në Spitalin klinik “Acibadem Sistina”.

Është shumë e rëndësishme që nënat e ardhshme të ndjekin rregullisht ndryshimet në shtatzëni. Një pjesë e simptomave të cilat shfaqen gjatë shtatzënisë janë normale dhe tipike për shtatzëninë, por një pjesë e tyre mund të jenë një paralajmërim serioz. Si ta bëni dallimin dhe për cilat ndryshime duhet menjëherë të konsultoheni me gjinekologun tuaj, dhe për cilat ndryshime mund të prisni që të kunsultoheni në kontrollin e rradhës? Përgjigje na dha Dr. Irena Shuplinovska Jordanovska, gjinekologe –obstetër në Spitalin klinik “Acibadem Sistina”.

Konsultohuni për të gjitha ndryshimet me gjinekologun tuaj

Për të gjitha simptomat në shtatzëni të cilat për ju janë të reja dhe mendni se nuk janë të zakonshme , ose ju shkaktojnë ndjenjë frike, bisedoni me gjinekologun tuaj. Duhet të keni parasyshë se simtomat në vijim kërkojnë reagim të shpejtë dhe konsultim me doktorin:

Gjakderdhja

Një simptomë dhe problem i shpeshtë në shtatzëni është gjakderdhja nga mitra. Kjo gjë shkakton frikë të madhe psikologjike dhe panik tek grate shtatzëna. Nëse testi I shtatzënisë është pozitiv, por ende nuk e keni konfirmuar këtë me anë të kontrollit me ultratingull, dhe keni gjakderdhje me dhimbje të forta në bark apo ngërçe, ose nëse keni ndjesinë sikur do të humbni vetëdijen, menjëherë duhet të kontaktoni mjekun. Doktori  me anë të ultratingullit do ta konfirmojë lokalizimin e shtatzënisë. Simptoma të tilla jep shtatzënia ektopike (jashtë mitrës). Kjo gjendje e quajtur shtatzëni ektopike ndonjëherë mund të jetë e rrezikshme për jetën.  Gjithashtu, çdo gjakderdhje  në shtatzëninë e hershme, e cila ndodh pas konfirmimit të shtatzënisë në mitër, duhet të kryhet kontroll.  Gjakderdhja mund të jetë e vogël, ngjyrë kafe  e cila zakonisht qetësohet pas përcaktimit të terapisë dhe duke bërë pushim. Fatkeqësisht, gjakderdhja në këtë periudhë të shtatzënisë mund të jetë një shenjë kërcënuese ose abort.  Kjo gjakderdhje zakonisht është më e bollshme dhe zakonisht shoqërohet me dhimbje në pjesën e fundit të barkut dhe me ngërçe të ngjashme me ato të menstruacioneve, si dhe me dhimbje në shtyllën kurrizore. Gjakderdhjet e bollshme të shoqëruara me ngërçe mund të jenë shenjë e abortit spontan në tremujorin e pare apo të dytë të shtatzënisë.  Nëse gjakderdhja shfaqet në tremujorin e tretë, mund të jetë një shenjë kërcënuese e lindjes së parakohëshme nëse kjo ndodh para terminit të caktuar të lindjes dhe shoqërohet me kontraktime. Gjithashtu, shkak I gjakderdhjes mund të jetë edhe placenta e ulët, ose placenta e cila përputhet me hapjen e brendshme të mitrës (placenta praevia). Gjakderdhja në këtë periudhë mund të jetë edhe për shkak të shkëputjes së parakohëshme të një pjese apo e të gjithë placentas nga mitra (abruptio placentae). Çdo gjakderdhje gjatë periudhës së shtatzënisë është një problem serioz për të cilin duhet të kontaktoni menjëherë me gjinekologun tuaj.

Infeksionet urinare

Është normale që gjatë shtatzënisë veçanërisht në tremujorin e pare dhe në fund të tremujorit të tretë, të shfaqet  më shpesh nevoja për urinim si dhe infeksioni urinar. Në tremujorin e pare, mitra ende gjendet në pelvisin e vogël, por është e zmadhuar për shkak të shtatzënisë, dhe krijon presion në fshikëzën e urinës. Nëse ky urinim I shpeshtë shoqërohet me dhimbje, djegie ose me nevojën për urinim por pa patur mundësi për të urinuar ose të urinoni një sasi të vogël, më pas me erë të keqe, dhimbje në ije dhe temperature, duhet të paraqiteni tek mjeku. Irritimi I fshikëzës së urinës ose I veshkave gjatë shtatzënisë, është I domosdoshëm të trajtohet me terapi të përcaktuar nga doktori, pasi atom und të shkaktojnë komplikime në shtatzëni, kontraktime të parakohëshme, shpërthim të ujrave dhe lindje të parakohëshme për shkak të infeksionit.  

Të përziera dhe të vjella të shpeshta

Të përzierat gjatë ditës dhe të vjellat janë simptoma të zakonshme për  çdo shtatzënë.  Këto simptoma janë më të theksuara gjatë tremujorit të parë, dhe normalisht pas kësaj periudhe ato zhduken. Tek një numër I vogël I grave shtatzëna, këto simptoma mund të vazhdojnë edhe më tej. Të vjellat e shpeshta gjatë shtatzënisë zakonisht nuk ndikojnë në rritjen dhe zhvillimin e fetusit, por nëse keni të vjella të vazhdueshme, pas çdo konsumimi të ushqimit apo të lëngjeve, atëherë mund të jetë një problem serioz, I cili mund t’ju shkaktojnë dehidratim dhe kequshqim. Uria e tepërt dhe dehidratimi mund ta dëmtojnë beben tuaj. Ndonjëherë duhet të kryhen disa ekzaminime shtesë, për të përcaktuar nëse të vjellat shkaktohen nga vetë shtatzënia, apo ndoshta ka ndonjë arsye tjetër. Nëse keni të përziera dhe të vjella të shpeshta, informoni gjinekologun tuaj I cili mund t’ju japë këshilla për ndyshimin e regjimit të ushqimit, ose t’ju lëshojë ilaçe.

Ulja e aktivitetit tek fëmija

Lëvizjet e para tëtheksuara të  fetusit I ndjeni rreth javës 18-20 të shtatzënisë. Ndërsa lëvizjet më të vogla I ndjeni edhe më herët. Tek e njejta grua lëvizja e bebes  gjatë shtatzënive të ndryshme nuk është e njejtë.lëvizjet e fëmijës në barkun e nënës , tregon se fëmija është në gjendje të mirë, dhe se ka një rrjedhje të mirë të gjakut, të oksigjenit dhe të lëndëve ushqyese nga placenta nëpërmjet kërthizës. Një nga ndryshimet që mund të nodhin gjatë shtatzënisë është rënia e aktivitetit të fëmijës në bark. Kur afrohet koha e lindjes, fëmija tashmë është I madh dhe ka më pak hapësirë për të lëvizur në mitër. Gjatë kontrollit të mëparshëm mund të keni pasur më tepër energji, prandaj dhe fëmija ka qenë më tepër aktiv, por mund të bëhet fjalë edhe për ndonjë problem. Në momentin kur ju mendoni se fëmija juaj nuk lëviz, shtrihuni në anën e majtë, pini ujë të ftohtë ose lëng, ose hani diçka të ëmbël. Nuk ka ndonjë limit që tregon se sa aktive duhet të jetë fëmija, por çdo nënë e di se sa aktiv është zakonisht fëmija gjatë ditës. Edhe pse si rregull i përgjithshëm fëmija duhet të ketë 10 ose më shumë lëvizje në orë. Nëse vëreni se fëmija juaj nuk është aktiv për një kohë më të gjatë, konsultohuni me mjekun tuaj sa më shpejtë. Me ndihmën e teknologjisë moderne, gjinekologu juaj do të vërejë nëse ka rrahje të zemrës dhe nëse fëmija rritet apo zhvillohet siç duhet.

Kontraktimet në fillim të tremujorit të tretë

Kontraktimet para afatit të lindjes, mund të jenë vetëm një aktivitet normal në mitër, por mund të jetë një shenjë e lindjes së parakohëshme. Shumë nga gratë shtatzëna të cilat bëhen nëna për herë të parë, habiten se si ndodh kjo. Kontraktimet spontane dhe jo të rregullta, zakonisht shfaqen pas javës së 20 të shtatzënisë. Mitra është e përbërë nga fibra muskulore, të cilat kontraktohen kur rritet dhe tërhiqet mitra, dhe e përgatitin mitrën për lindjen e fëmijës. Ndryshimi i kontraktimeve të lindjes me ato të rreme është se këto të fundit nuk shkaktojnë dhimbje por keni vetëm ndjesinë e shtrëngimit të mitrës. Numri normal i kontraktimeve gjatë ditës është rreth 10, mund të shfaqen edhe spontanisht pa kryer asnjë aktivitet, por zakonisht shfaqen gjatë ndërrimit të pozicionit të trupit, nga qëndrimi shtrirë n
ë këmbë, gjatë ngjitjes së shkallëve, gjatë lodhjes së tepërt, dehidratimi, etj. Kontraktimet e rregullta shfaqen në interval të saktë kohorë, për shembull çdo 10-15 minuta, dhe kështu duke e rritur intensitetin e tyre. Ato janë të dhimbshme,  të shoqëruara me dhimbje në shtyllën kurrizore  të ngjashme me ato para ardhjes së menstruacioneve. Nëse ndjeni kontraktime, të cilat bëhen të rregullta, e rrisin intensitetin, dhe nuk qetësohen  atëherë kur shtatzëna është duke pushuar, është e nevojshme që të paraqiteni menjëherë tek mjeku gjinekolog.

Shpërthimi i ujrave

Nëse gjatë kohës që pushoni apo kryeni aktivitete të përditshme i ndjeni të brendshmet tuaja të lagura, apo ju rrjedh ujë nëpër këmbë, pa pasur ndjenjën e urinimit, kjo do të thotë se ju kanë shpërthyer ujërat. Nuk ka rëndësi së në çfarë periudhe të shtatzënisë ndodheni, dhe nëse keni kontraktime apo jo, kur t’ju shpërthejnë ujërat duhet menjëherë të shkoni në spital. Ndonjëherë për shkak të presionit që shkakton mitra mbi fshikëzën e urinës, mund të ndodhë që të keni rrjedhje të padëshirueshme të urinës. Zakonisht bëhet fjalë për disa pika të urinës dhe kjo mund t’ju bëjë të mendoni se ndoshta ju kanë shpërthyer ujërat. Edhe në këtë rast është mirë që të drejtoheni tek mjeku juaj gjinekolog.

Preeklampsia

Rritja e presionit të gjakut mbi 14/90mmHg e përsëritur disa herë, dhimbja e kokës, ënjtjet në trup, humbja e proteinave në urinë, çrregullimet vizuale janë disa simptoma të cilat mund të jenë shenjë e preeklampsisë – një gjendje shëndetësore e rëndë e cila paraqet një rrezik të lartë të shtatzënisë si për nënën edhe për beben, dhe duhet të ndiqet në institucione të posaçme për këtë sëmundje. Kjo gjendje musht të shkaktoj hipertension tek gratë shtatzëna, çrregullim të veshkave, dijabet ose mund të shfaqet si një gjendje krejtësisht e re tek gruaja shtatzënë e cila më parë ka qenë krejtësisht e shëndetshme më parë. Gjatë shfaqjes së ndonjërës prej këtyre simptomave, është e nevojshme që të paraqiteni tek mjeku për tu kontrolluar dhe për të përcaktuar diagnozën, për të filluar me terapinë dhe për të marrë udhëzime të mëtejshme për shtatzëninë dhe regjimin e higjenës dietike. Ndonjëherë kjo gjendje mund të jetë kaq serioze saqë e vetmja zgjidhje mbetet ndërprerja e shtatzënisë, një vendim ky i vështirë si për pacientin ashtu edhe për doktorin, sidomos kur bëhet fjalë për nevojën e lindjes së parakohëshme.  Prandaj kontrolli i presionit të gjakut, i analizave të gjakut dhe të urinës janë të rëndësishme për çdo grua shtatzënë, sepse  shpesh ndodh që në fillim të shtatzënisë gruaja të mos ketë asnjë shenjë subjektive.

Përfundimi

Është e rëndësishme që të theksohet edhe një herë se gjendja e shtatzënisë tek gratë nuk është një gjendje e sëmurë, ato janë vetëm shtatzëna dhe duhet të kenë një qëndrim normal dhe pozitiv  me shtatzëninë dhe ndryshimet që sjell ajo. Duhet ta ndjejnë trupin e tyre pasi  kjo do të tregojë më mirë se çfarë është e mirë për gruan dhe fëmijën e saj.

Shpërndaj