Shkaku i infeksioneve të shpeshta urinare – refkuksi vezikouteural

Infeksioni urinar përcaktohet si invazion i mikroorganizmave në indet e traktit urinar ose si prania e një numri të konsiderueshëm të baktereve në urinë. Tek të porsalindurit edhe shfaqja e një temperature të lehtë dhe simptoma të tilla si shqetësime, dhimbje, të qara, humbja e oreksit  mund të jenë shenjë e fillimit të infeksionit urinar.

Shpesh, tek fëmijët me infeksione të shpeshta urinare, shkak është problemi kongjenital i traktit urinar i njohur si refluks vezikouteural. Tek kjo gjendje, për shkak të anomalisë në traktin urinar, urina kthehet nga fshikëza tek veshkat. Vetëm në departamentin e mjekësisë nukleare në “Acibadem Sistina”,  keni mundësinë që nëpërmjet një metode të sigurt – cistografisë të drejtpërdrejtë radionuklide, të përcaktoni nëse fëmija juaj ka anomali kongjenitale.

Infeksionet urinare tek foshnjat japin simptoma jo specifike

Tek fëmijët, simptomat e infeksionit urinar varen nga shkalla e infeksionit dhe mosha e pacientit. Dr. Nadica Ristoska Bojkovska, nefrologe pediatre, thotë se sëmundja akute e veshkave (pyelofeniti) shkakton temperaturë të lartë të shoqëruar me ethe, dhimbje abdominale, të vjella, dhimbje lumbale (të mesit). Gjatë muajit të parë të jetës, simptomat e infeksionit urinar janë të paspecifikuara. Tek foshnjat e porsalindura edhe rritja e lehtë e temperaturës dhe simptomat si shqertësimi, dhimbja e barkut (ngërçe), të qarat, humbja e oreksit mund të jenë shenjë e fillimit të infeksionit urinar.

Cila është shkaku i infeksionit urinar?

Është e nevojshme që të përcaktohen faktorët e shkakut të infeksionit (hidronefroza, tanomalitë kongjenitale të traktit urinar – zakonisht refluksi vezicouteural), përcaktimin e ndryshimeve të veshkave dhe pranisë së defekteve. Vlerësimi radiologjik tek fëmijët me infeksion urinar përfshin:

  • 1. Ekzaminim ekozonografik të traktit urinar
  • 2. Ekzaminime radioizotopike

* DRCG (cistografi direkte radionuklide)

* DMSA (skanimi i veshkave)

Cistografia e drejtpërdrejtë radionuklide

Cistografia e drejtpërdrejtë radionuklide (DRCG) është e thjeshtë, jo-invazive dhe është një metodë e mjekësisë nukleare që përdoret  për zbulimin e refkuksit vezikouteural (VUR).

Dr. Biljana Cërcareva, specialist në mjekësinë nukleare, shpjegon se aplikohet tek fëmijët të cilët kanë infeksione të shpeshta urinare dhe për të vërtetuar nëse kanë presence të VUR, më pas për monitorimin e tyre pas trajtimit me antibiotikë (ose ndjekjen e efektit pas marrjes së antibiotikut), sikurse dhe për ndjekjen pas ndërhyrjes së mundshme kirurgjike në rast se është konfirmuar VUR.

Si zbatohet?

Metoda zbatohet nga specialist në mjekësinë nukleare, pasi të ketë kryer kontrolloin e detyrueshëm dhe rekomandimit të mjekut pediatër – nefrolog.  Për zbatimin e kësaj metode, nuk është e nevojshme ndonjë përgatitje e veçantë për fëmijën. vetë metoda kryhet me anë të vendosjes së katetrës dhe mbushjes së fshikëzës së urinës me solucion fiziologjik deri në volumin maksimal.

Tek procedurat rutinë për kryerjen e fëmijëve DRCG  tek fëmijët përdorin doza shumë të vogla të radioisotope technetium pertechnetate (99mTcO4), që e bën të gjithë procedurën të sigurt për fëmijën dhe nëse është e nevojshme mund të përsëritet disa herë. Kur të jetë krijuar rrjedha normale e lëngjeve, në sistemin e infuzionit shtohet 99mTcO4 dhe niset me dinamikën e studimit, e cila kryhet në mënyrë të vazhdueshme me fazën e mbushjes së fshikëzës së urinës, dhe më pas edhe urinimi spontan i fëmijës . Gjatë gjithë kohës së regjistrimit, specialist i mjekësisë nukleare vizualisht monitoron kthimin e mundshëm të radioisotope nga fshikëza në uretër dhe sistemin pielokaliks, dhe pas analizimit dhe përpunimit të rezultateve, në qoftë se ekziston VUR, e shkallëzojmë në faza  (nga I në V) ose si  VUR i shkallës së lehtë, mesatare dhe të rëndë.

Trajtimi

Tek pacientët tek të cilët është vërtetuar prania e anomalisë kongjenitale VUR (refluksi  vezikouteral) me DRCG është i nevojshme monitorimi i rregullt i pacientit tek mjeku nefrolog-pediatër, profilaksia me nitrofurantoin, ekzamninimet laboratorike (urina dhe urino-kultura), veçanërisht gjatë gjendjes febrile. Në varësi të shkallës së VUR, trajtimi ndonjëherë kërkon konsultim me mjekun kirurg për fëmijë ose me mjek urolog si dhe marrëveshje për trajtimin kirurgjik.

Metodë plotësisht e sigurt për trajtimin e fëmijës

Për shkak të dozës së ulët të rrezatimit i cili përdoret gjatë regjistrimit, kjo metodë është plotësisht e sigurt për fëmijët. Për momentin, në në vendin tonë kjo metodë zbatohet vetëm në Spitalin klinik “Acibadem Sistina”.

Shpërndaj