Shtatzënia dhe epilepsia

Planifikimi dhe kujdesja  e shtatzënisë nga persona ekspewrtë, është parakushti më i madh për përmbushjen e dëshirës së grave me epilepsi për të patur fëmijë të shëndetshëm. Të gjitha ilaçet antiepileptike, kanë potencial për të shkaktuar keqformime tek fetusi, por ky potencial nuk është dhe aq i madh siç ka qënë më parë. Në përgjithësi, rreziku është i vogël dhe këto gra mund të lindin fëmijë të shëndetshëm.  Për shtatzëninë dhe epilepsinë, biseduam me neurologen dr. Tatjana Çepreganova Çangovska në Spitalin klinik ‘Acibadem Sistina’.

Planifikimi dhe kujdesja  e shtatzënisë nga persona ekspewrtë, është parakushti më i madh për përmbushjen e dëshirës së grave me epilepsi për të patur fëmijë të shëndetshëm. Të gjitha ilaçet antiepileptike, kanë potencial për të shkaktuar keqformime tek fetusi, por ky potencial nuk është dhe aq i madh siç ka qënë më parë. Në përgjithësi, rreziku është i vogël dhe këto gra mund të lindin fëmijë të shëndetshëm.  Për shtatzëninë dhe epilepsinë, biseduam me neurologen dr. Tatjana Çepreganova Çangovska në Spitalin klinik ‘Acibadem Sistina’.

 A mund të parashikohet  epilepsia në shtatzëni?

Epilepsia gjatë periudhës së shtatzënisë nuk mund të parashikohet. Tek rreth 50% e grave shtatzëna, shpeshtësia e shfaqjes së sulmeve nuk ndryshon. Tek rreth 30%  sulmet shpeshtohen, ndërsa tek 20% zvogëlohen. Frekuenca e sulmeve, lidhet me rritjen e nivelit serumit të estrogjenit, mbajtja e natriumit, dhe me të edhe rritja e sasisë së ujit në trup, por, edhe frika, presioni psikologjik, pagjumësia, janë faktorë të cilët mund të shkaktojnë shfaqjen e rritjes së sulmeve. Prandaj, të paktën një herë në muaj duhet të kontrollohet niveli i serumit të ilaçit në gjak, në mënyrë që të përcaktohet sipas nevojës doza e ilaçit, të udhëhiqet kontrolli i sulmeve të mëdha, të cilat nëse shfaqen gjatë periudhës së avancuar të shtatzënisë, mund të shkaktojnë mungesë të oksigjenit tek fetusi, duke shkaktuar në këtë mënyrë pasoja tek fetusi.

Cilat janë rreziqet potenciale për fetusit?

Është i njohur fakti se fëmijët të cilët kanë prindër me epilepsi, rreziku është i lartë që edhe ata të preken nga epilepsia në krahasim me personat e tjerë në përgjithësi.  Rreziku është më i madh nëse nëna ka epilepsi  dhe më i vogël në rastet kur babai është i prekur nga kjo sëmundje.  Në zhvillimin e kësaj sëmundje ndikon dhe shfaqja e sulmeve tek nëna gjatë periudhës së shtatzënisë. Këto gra, kanë 3-5 herë më tepër mundësi për abortim spontan të hershëm apo dhe të vonë.  Keqformimet më të rënda janë përçarja e buzës së sipërme dhe defektet në zemër, ndërsa keqformimet e vogla janë keqformimet e gishtave. Rreziku i shfaqjes së deformimeve tek fetusi, është më i madh tek dozat më të mëdha të ilaçeve, dhe gjatë përdorimit të shumtë të ilaçeve anti-epileptike të cilat ndihmojnë për kontrollimin e sulmeve. Të gjitha deformimet tek fetusi, shkaktohen gjatë tre muajve të parë të shtatzënisë, atëherë kur formohen organet tek fetusi.  Shumë gra shpesh nuk e dinë se janë shtatzëna gjatë dy muajve të parë dhe vazhdojnë ta pijnë dozën maksimale të përcaktuar të ilaçit. Për këtë arsye, tek gratë me epilepsi është e rëndësishme të planifikohet shtatzënia dhe të kontrollohet rregullisht.

Si ndiqet shtatzënia tek gratë me epilepsi?

Mjeku i cili planifikon dhe jep terapinë antiepileptike gjatë periudhës së shtatzënisë, përballet me dy kërkesa kontradiktore, nëna të mos ketë sulme dhe fetusi të jetë i mbrojtur nga efetet e padëshiruara të ilaçeve anti-epileptike. Për të minimizuar rrezikun, duhet që pacientja para se të mbetet shtatzënë të kalojë vetëm në një ilaç anti-epileptik dhe në dozë më të ulët e cila jep efekt. Përveç kësaj, që në fillim të shtatzënisë, është e rëndësishme që të jepen multivitamina, të cilat përmbajnë acid folik. Në muajt e fundit të shatazënisë, duhet të përfshihet edhe vitamina K, që të parandalohet gjakderdhja tek fetusi. Gjatë periudhës së shtatzënisë, është e detyrueshme që të paktën një herë në javën e 18 të shtatzënisë, pacientja të drejtohet për kryerjen e ultratingullit me cilësi të lartë, për të bërë regjistrimet e keqformimeve të mundshme tek fetusi. Në rast se këto keqformime regjistrohen në varësi të peshës së tyre, shtatzënia mund të ndërpritet.  Lindja është e dëshirueshme që të përfundohet në institucionin i cili është i përbërë nga njësi për trajtimin kujdesin intenziv, për shkak të rrezikut të shfaqjes së sulmeve gjatë aktit të lindjes. 

Shpërndaj