Stresi është pjesë e jetës së përditshme, diçka që nuk mund ta shmangim në këtë stil të shpejtë jetese. Stresi i përkohshëm është pjesë integrale e jetës sonë. Por stresi i vazhdueshëm mund të lërë pasoja të rënda në organizëm. Në vijim do të lexoni se çfarë reagimesh mund të shkaktoj stresi në organizëm:
Mund të shkaktoj infarkt në zemër apo në tru
Infarkti në zemër apo në tru shfaqet në 30% të rasteve pas situatave stresuese. Traumat, emocionet e forta përshpejtojnë pulsin dhe rrisin presionin e gjakut, se më agresive të jenë ato aq më i ulët është numri i mbijetesës. Nëse pas infarktit nuk zvogëlohet stresi, atëherë është shumë e mundur që infarkti të përsëritet për një periudhë dy vjeçare.
Mund të shkaktoj depresion
Stresi ndikon fuqishëm në shfaqjen e depresionit. Nën ndikimin e stresit, shumë njerëz humbasin dëshirën për kryerjen e aktiviteteve të përditshme dhe kanë nivel më të ulët të hormoni të lumturisë (serotonin). Gjithashtu humbet dëshira apo nevoja për tu ushqyer, përs seks si dhe për tu shoqëruar me miq. Edhe pse stresi nuk është shkaktari i vetëm i depresionit, gjithësesi, hulumtimet kanë treguar se depresioni shfaqet zakonisht pas situatave stresuese.
Përshpejton procesin e plakjes
Ata të cilët janë çdo ditë nervozë dhe depresivë për shkak të situatave të ndryshme në punë apo në shtëpi, kanë shenja të qelizave tepër të dëmtuara. Përveç kësaj, shkencëtarët kanë vërtetuar se personat të cilët në fëmijëri kanë përjetuar stres të madh apo trauma, kanë telomere më të shkurtra (kanë funde apo skaje të dëmtuara të kromozomeve të cilat e mbrojnë ADN –në nga dëmtimet, një tregues ky i plakjes së organizmit.
Rrit rrezikun e shfaqjes së kancerit
Personat të cilët nuk mund të përballen me stresin dhe emocionet negative, i ruajnë ato brenda vetes, janë të prirur ndaj formave të ndryshme të shfaqjes së kancerit. Kjo, ndryshe nga femrat, është më e theksuar tek meshkujt të cilët e kanë më të vështirë të flasin me personat e afërt rreth problemeve të tyre. Përveç rrezikut të lartë të shfaqjes së kancerit, stresi redukton edhe mundësinë e shërimit gjatë periudhës së trajtimit me rrezatim apo me kimioterapi.
Stresi redukton vëllimin e trurit
Stresi ndikon negativisht në shëndetin e njeriut madje edhe tek ata persona të cilët kanë një shëndet të shkëlqyer. E dimë që stresi i dëmton qelizat e trurit. Shkancëtarët kanë zbuluar se personat të cilët janë vazhdimisht nën ndikimin e stresit, kanë një tru mesatarisht më të vogël se personat e tjerë të cilët nuk përballen me stresin. Ky mund të jetë një tregues i problemeve mendore dhe problemeve me kujtesën në një periudhë më të vonë gjatë jetës.
Sëmundjet kronike
Hulumtimet tregojnë se nuk është e rëndësishme se sa e ndjejmë stresin, i rëndësishëm është fakti se si ne reagojmë ndaj tij, pasi në këtë mënyrë përcaktohen pasojat që do të shkaktoj stresi në organizmin tonë. Këto hulumtime kanë zbuluar se personat të cilët nuk funksionojnë siç duhet, kanë nivel tëlartë të hormoneve të stresit – kortizol në gjak. Kjo ndikon në shfaqjen e sëmundjeve kronike si diabeti, presioni i lartë i gjakut, artriti dhe sëmundje të tjera.
Ndryshon gjenet
Ndikimi i stresit tek gjenet e njeriut kalon nga bezi në brez. Stresi që ne ndjejmë i përcakton gjenet të cilat fëmijët tanë do të trashëgojnë. Fëmijët të cilët kanë prindër nervozë, depresivë, agresivë, madje edhe po të rriten në një atmosferë të qetë dhe të sigurtë prindërore, përsëri janë të prirur ndaj stresit dhe ndaj problemeve të rënda psiqike.