Si shfaqet kanceri?

Jeta jonë fillon me një qelizë të vetme. Ky është ndërtimi i strukturës së çdo indi dhe organi. Gjatë procesit të ndarjes, qelizat riprodhohen dhe duke formuar inde dhe organe.  Çdo qelizë ka procesin e vet të jetës – krijohet, kryen funksionin e vet (shkëmbimin e substancave, ndarjen) dhe vdes. Në trup ekziston një sistem i caktuar sispas të cilit çdo qelizë funksionon normalisht dhe e di se kur duhet ta ndalojë riprodhimin e saj. Hormonet, nëpërmjet sistemit të gjakut përcjellin “mesazh” drejt qelizave tona dhe i stimulojnë ato që të funksionojnë normalisht (në shkëmbimin e lëndëve – furnizimin e indit me oksigjen dhe lëndë ushqyese dhe e çlirojnë nga dioksidi i karbonit dhe substancave të dëmshme). I gjithë shkëmbimi i substancave bëhet me anë të gjakut dhe sistemit limfatik. Kjo jetë harmonike e çdo qelize, është pasqyrë e një jete të shëndetshme dhe organizmi vital i cili ka një përgjigje imunitare të mirë dhe arrin ta mbrojë trupin. Qelizat kancerogjene nuk i kanë këto pronësi dhe për këtë arsye riprodhohen në mënyrë të pakontrolluar, kanë funksion të gabuar dhe afat më të shkurtër jetese.

Çdo lloj i kancerit shfaqet si rezultat i ndryshimit (mutacionit) apo dëmtimit të një apo më shumë gjeneve. Gjenet janë të pranishme në çdo qelizë të njeriut, dhe janë përgjegjëse për zhvillimin, funksionimin dhe ndarjen e qelizave. Mutacioni i gjeneve mund të ketë efekt të ndryshëm. Efekti varet nga vendi ku kanë ndodhur ndryshimet dhe nëse mutacioni ka shkaktuar ndryshimin e funksionit të proteinave të rëndësishme të qelizës. Falë sistemit imunitar, qelizat kanë aftësinë për të regjistruar ndryshimet në ADN, dhe ti korrigjojnë ato para se këto pronësi ‘të këqija’ të transferohen në qeliza të tjera. Në rast se qelizat nuk janë në gjendje për ta korrigjuar atë, ndryshimi transferohet edhe tek qelizat e tjera.  Këto qeliza me ADN të ndryshuar, kanë shumë mundësi të shndërrohen në kancerogjene.

Si përhapet kanceri?

Qelizat e kancerit mund të përhapen edhe në pjesë të tjera të trupit, ku mund të shndërrohen në tumore të tjera. Kanceri mund të përhapet në tre mënyra:

  • Përhapje e drejtpërdrejtë: tumori rritet dhe përhapet tek indet përreth
  • Nëpërmjet sistemit të gjakut: qelizat kancerogjene kalojnë në gjak dhe më pas arrijnë në organe apo inde të tjera në të cilat më pas zgjerohen.
  • Nëpërmjet sistemit limfatik: qelizat e kancerit kalojnë tek enët dhe nyjet limfatike dhe arrijnë më pas në organe apo inde të tjera.

Ku mund të përhapet kanceri?

Ku do të përhapet tumori dhe nëse do të përhapet , varet nga lloji i kancerit dhe nga organi në të cilin është shfaqur. Shkalla në të cilën kanceri është përhapur. Shkalla e përhapjes së kancerit në momentin kur pacienti është diagnostikuar quhet stadium (fazë). Zakonisht, ekzistojnë katër faza të zgjerimit të kancerit (0-4).  Zbulimi i fazës dhe lokalizimi i metastazave është tepër i rëndësishëm për rrjedhën e mëtejshme, për trajtimin dhe planin e monitorimit (ndjekjes).

Ekzistojnë tre forma të përhapjes së qelizave kancerogjene:

Lokalizimi – Kanceri është i kufizuar

Përhapja rajonale – kanceri është përhapur tek indet përreth apo tek nyjet limfatike

Metastaza – kanceri është përhapur në organet e largëta apo nyjet limfatike në trup. Qelizat e kancerit primar mund të shumohen në çdo pjesë të trupit, por zakonisht organet në të cilat zakonisht përhapen janë kockat, truri, mëlçia dhe mushkëritë.  

Shpërndaj

Përmbajtjet e lidhura