Si ta pengoni kërcitjen e dhëmbëve gjatë natës?

Një numër i madh i njerëzve me ose pa vetëdije kërcëllojnë me dhëmbët, ndërsa kjo dukuri në mjekësi quhet bruksizëm. Edhe pse njerëzit nuk i kushtojnë vëmendje të madhe, kërcitja mund të shkaktojë dëm të madh te dhëmbët. Paraqitet te të gjithë të rriturit dhe nuk i anashkalon as më të vegjlit.  Kjo shprehi e keqe gjatë së cilës shtypen fuqishëm ose zdrukthen dhëmbët përmes zhvendosjes së nofullës së poshtme prej majtas drejt djathtas ose përpara prapa shpesh është e lidhur me stresin, tensionimin, frikën, mënyrën dinamike të jetës ose lodhjen. Kujdes, nëse bruksizmi është dukuri e shpeshtë mund të shkaktojë edhe dëmtimin e substancës së dhëmbit, frakturë, por edhe shtrembërim të dhëmbëve dhe anomali gjatë kafshimit.  

Pse njerëzit kërcasin me dhëmbët?

Shpesh njerëzit kërcasin me dhëmbët gjatë gjumit dhe pjesa më e madhe e njerëzve nuk janë të vetëdijshëm se e bëjnë këtë, ndërsa dhembja e mërzitshme e kokës ose dhembja në nofulle mëngjesin e ardhshëm është simptomë që sinjalizon për bruksizëm. Edhe një simptomë që flet se kërcitja me dhëmbë është edhe ndjeshmëria  e dhëmbëve ndaj të ngrohtit ose të ftohtit te sipërfaqet që përtypin ose presin, zvogëlimi i substancës dhëmbore, harxhimi i dhëmbit. Paraqitja e bruksizmit përveç stomatologut gjatë kontrollit të rregullt, mund ta vërejë edhe partneri juaj, me të cilin e ndani dhomën e gjumit. Bruksizmi është para funksion i natës që sjell deri te abrazioni i dhëmbëve dhe pllombave dhe ndjeshmëria e tyre e madhe prej ngacmimeve termike. Akoma shkenca nuk ka dhënë përgjigje pse gjatë bruksizmit ka aktivizim të njëkohshëm të muskujve që e hapin dhe e mbyllin gojën.

Kur të kërkoni ndihmë prej stomatologut?

Nëse dyshoni se kërcisni me dhëmbët, bisedoni me stomatologun tuaj, ai do të bëjë kontroll të hollësishëm të gojës dhe nofullës suaj, do t’i njohe simptomat e bruksizmit dhe do t’ju këshillojë si të ballafaqoheni me këtë. Përveç se do të kujdeset që t’i shërojë dëmet e krijuara nga kërcitja e deritanishme, ai do t’i ndërmarre të gjitha masat e nevojshme që ta ndaloje dëmtimin e mëtejshëm. Kërcitja kronike shpesh rezulton me ndarje, lëshimin, ose humbjen e dhëmbëve. Pastaj vijon rehabilitimi dental, nxjerrja e dhëmbëve, pllombimi dhe përpunimi i konstruksioneve protetike. Kur do të vijë deri te kjo zgjidhje mund të jenë kurora, ura, impiante dhe proteza. Kurorat dhe urat jo të metalta prej zirconiumi janë zgjedhje e përsosur nëse keni dhëmb të thyer prej kërcitjes. Ato përpunohen me teknologji të udhëhequr me kompjuter CAD CAM procedurë e cila është e shpejtë, e thjeshtë dhe mundëson përpunim me cilësi dhe precize.

Çfarë të bëni që ta pengoni kërcitjen me dhëmbë?

Shmanguni situatave stresuese, bëni kontroll të rregullt stomatologjik, kini jetë cilësore dhe nxirrni jashtë stresin përmes ushtrimeve. Në pjesën më të madhe të rasteve nëse bruksizmi nuk është dukuri e shpeshtë nuk shkakton komplikime serioze, por nëse një kohë të gjatë kërcitni me dhëmbët krahas dëmtimit të dhëmbëve mund të paraqiten edhe dhimbje koke dhe dhimbje në nyejt e gojës. Si parandalim për dhëmbët tuaj stomatologu mund t’ju përpunojë “mouth guard“ prej silikoni sipas masës suaj. Kjo do ta zvogëlojë presionin që ju pa vetëdije e bëni mbi dhëmbët tuaj gjatë gjumit. Për qetësim mund të merrni edhe B kompleks.

Shpërndaj