Ekspozimi i gjatë nën rrezet e diellit, në këtë periudhë të vitit është vërtetë i dëmshëm për lëkurën tonë dhe e vë atë në rrezik. Janë shqetësuese statistikat e dermatologëve të cilat thonë se kanceri i lëkurës po përhapet gjithnjë dhe më tepër, dhe se numri i pacienteve të diagnostikuar me këtë sëmundje është çdo ditë në rritje. Edhe pse ekzistojnë disa metoda për parandalimin dhe zbulimin e hershëm të ndryshimeve në lëkurë, një nga metodat më bashkëkohore është detektimi me anë të dermatoskopisë.
Nëpërmjet kësaj teknike identifikohen, bëhen të dukshme lezionet pigmentuese dhe mund të zbulohet nëse ndryshimet e shfaqura janë beninje, malinje apo thjeshtë është i nevojshëm monitorimi i rregullt i tyre. Rreth ndryshimit ndërmjet melanomës dhe kancerit të lëkurës, biseduam me Dr. Andrej Petrov, dermatolog në Spitalin klinik “Acibadem Sistina”.
Kancer i lëkurës apo melanom?
Kanceri i lëkurës është kanceri më i shpeshtë që ekziston, por, për fat të mirë ai ka një prognozë të mirë dhe mund të trajtohet me sukses në rast se zbulohet në kohë. Vjen nga qelizat epitele të lëkurës normale, ndërsa melanoma që është një nga kanceret më të rënda të lëkurës, rrjedh nga qelizat e quajtura melanocite. Nëse zbulohet në kohë rritet mundësia për trajtim dhe shërim të kësaj sëmundje. Nëse zbulohet në fazë të hershme, mund të zgjidhet me anë të intervenimit kirurgjik. Prandaj, është shumë e rëndësishme që të vërehen në kohë të gjitha ndryshimet në lëkurë dhe të bëni vetëkontroll. Për këtë arsye dermatologët insistojnë për kryerjen e kontrolleve të rregullta dhe kontrolleve dermatoskopike me anë të të cilave shikohet struktura e nishaneve.
Simptomat
Zakonisht simptom i kancerit të lëkurës është plagë e cila nuk mbyllet, ndërsa përsa i përket melanomit tregues është çdo ndryshim i nishaneve përsa i përket madhësisë, simetrisë, ngjyrës, gjakderdhjes dhe fryerjes së lëkurës përreth. Keto simptoma duhet të jenë një alarm dhe duhet ta rrisin ndërgjegjësimin se dicka po ndodh dhe se duhet të reagohet.
Për çfarë duhet të tregohemi të kujdesshëm
Shkaktari më i zakonshëm i shfaqjes së kancerit të lëkurës është dielli dhe burimet artificiale të dritës (solari). Ato e rrisin ndjeshëm shpeshtësinë e shfaqjes së tyre, por një rol të rëndësishëm në shfaqjen e kancerit të lëkurës luajnë edhe faktorët gjenetike (historia familjare e kancerit të lëkurës apo melanomit). Një kujdes të veçantë ndaj ekspozimit në diell duhet të tregojnë personat me ngjyrë të hapur të syve dhe personat të cilët kanë shumë nishane në trup. Tek gratë zakonisht ndryshimet zbulohen në fazë fillestare, pasi ato kryejnë më shpesh vetëkontrolle,ndërkohë që meshkujt këto ndryshime i vërejnë më vonë. Pjesët të cilat janë më tepër të ekspozuara ndaj diellit janë më të rrezikuara. Prandaj, dermatologët rekomandojnë që një herë në vit të kryhet kontroll dermatoskopik.
Trajtimi
Tek kanceri i lëkurës, prognoza pas operacionit është më e mirë, dhe mund të konsiderohet se pacienti është i shëruar. Përsa i përket melanomit, përsëri, nëse diagnostikohet në fazë fillestare, para se ta thellojë membranën, prognoza është e mirë, por nëse janë të prekura nyjet limfatike, dhe nëse ka metastaza, atëherë prognoza nuk është e mirë. Tumori nuk mund të rrezatohet, prandaj për këta pacientë rekomandohet kimioterapi, përveç mënjanimit të tumorit me anë të operacionit.
Dermatoskopi Mole max, i cili gjendet në Spitalin klinik “Acibadem Sistina” është versioni më bashkëkohor në botë, dhe aparati i vetëm në vend i cili bën të mundur skanimin e shpejtë dhe të saktë të lokalizimit me rezolutë të lartë HD. Ky aparat lokalizon ndryshimin dhe e ruan atë në mënyrë dixhitale, dhe ne kontrollin e ardhshëm ajo gjendet dhe krahasohet menjëherë me gjendjen e mëparshme të cilën e ka ruajtur ne kontrollin e mëparshëm.