Si të humbisni peshë edhe në dimër

Periudha e dimrit është e njohur për shtimin e peshës trupore, veçanërisht gjatë ditëve të pushimit. Zakonisht, gjatë kësaj periudhe kemi më pak dëshirë për ti kryer aktivitetet e përditshme, veçanërisht për kryerjen e aktiviteteve sportive. Por, për dashamirësit e sporteve dimërore, argëtimet gjatë ditëve të ftohta janë shumë më të mira se ato gjatë periudhës së ditëve të nxehta. Këtu do të gjeni disa këshilla për të ruajtur peshën normale të trupit, kur temperaturat janë nën zero.

Periudha e dimrit është e njohur për shtimin e peshës trupore, veçanërisht gjatë ditëve të pushimit. Zakonisht, gjatë kësaj periudhe kemi më pak dëshirë për ti kryer aktivitetet e përditshme, veçanërisht për kryerjen e aktiviteteve sportive. Por, për dashamirësit e sporteve dimërore, argëtimet gjatë ditëve të ftohta janë shumë më të mira se ato gjatë periudhës së ditëve të nxehta. Këtu do të gjeni disa këshilla për të ruajtur peshën normale të trupit, kur temperaturat janë nën zero.

Rrëshqitja

Rrëshqitja është interesante dhe argëtuese. Përveç se ndikon pozitivisht në organizmin tuaj, gjëja më e rëndësishme është se gjatë këtij argëtimi digjen mjaftueshëm kalori. Nëse rrëshqisni përgjatë një ore, ju do të humbisni 500 kalori. Ftoni miqtë tuaj dhe rrëshqisni sëbashku për të mbajtur një linjë të përkryer.

Ecjet në dimër

Ecjet gjatë periudhës së dimrit, mund të jenë më të rënda, por qëndrimi në ajër të pastër dhe nën shoqëri të mirë, do të bëjnë që t’ia kaloni bukur nën shoqërinë e të afërmve tuaj.  Gjatë një ore ecje nëpër borë, do të humbisni rreth 520 kalori. Mos harroni shkopinjtë mbajtës të cilët do t’ju vijnë tepër në ndihmë, veçanërisht nëse ecni në sipërfaqe të parrafshta.

Snowboarding

Ata më të guximshmit mund të zgjedhin snowboarding. Përveç se do të argëtoheni dhe do t’ju rritet adrenalina, brenda një ore do të shpenzoni 500 kalori.  

Skijimi

Në varësi të terrenit që do të zgjidhni pëpr të bërë ski, v edhe sasia e kalorive që do të shpenzoni. Nëse zbrisni vetëm në terren të rrafshët, atëherë për një orë do të hmbisni 500 kalori, nëse vendosni që ta rrisni adrenalinën, për një orë mund të shenzoni 900 kalori, që është vërtet mirë për linjën tuaj trupore. Përveç se do të humbisni peshë, gjithashtu do ta forconi trupin tuaj.

Pastrimi i borës

Ndoshta nuk jeni të lumtur që do të duhet të pastroni borën para shtëpisë tuaj. Gjithësesi, mos e shikoni këtë si një detyrë të rëndë, por si një stërvitje të sukseshsme. Për gjysëm ore pastrim bore do të humbisni 400 kalori.

Para se të filloni të merreni me aktivitete sportive, bisedoni me mjekun tuaj, dhe këshillohuni në lidhje me lëndimet e mundshme sportive. Për të lejuar që trupi juaj të përshtatet gradualisht me të ftohtin, është e nevojshme që të kryeni ushtrime për nxehje.  Gjëja më e mirë është që të nxeheni ndërkohë që jeni në shtëpi, para se të dilni në të ftohtë. Pajisuni me këpucë dhe veshje të përshtatshme, si dhe nuk duhet të harroni që ta mbroni lëkurën tuaj, duke përdorur krem me faktor mbrojtës. Temperaturat e ulëta dhe era, mund të jenë të pamëshirshëm, ashtu sikurse është edhe dielli gjatë ditëve të nxehta të verës. Por duhet të keni parasyshë se edhe dielli i dimrit nuk duhet të nënvlerësohet – rrezet UV janë po aq të dëmshme sikurse rrezet UV në verë, po kështu tepër të nevojshme janë edhe syzet e diellit. Për atë sipërfaqe të lëkurës e cila është e ekspozuar drejtpërdrejtë ndaj rrezeve të diellit, duhet të përdorni krem me faktor të lartë mbrojtës, përsa i përket duarve duhet patjetër të mbani doreza. Kur të jeni të gatshëm dhe të mbrojtur plotësisht, filloni ta shijoni aktivitetin tuaj në borë si dhe shijoni ajrin e pastër dhe të freskët të dimrit. 

Shpërndaj