Përveç lëkurës, dimri ndikon negativisht edhe përsa i përket cilësisë së flokëve. Ajri i ftohtë jashtë, kundër ajrit të nxehtë dhe të thatë në ambietet e mbyllura, ndikon negativisht mbi cilësinë e shkëlqimit të flokëve. Lexoni këshillat tona për flokë të shëndetshëm dhe më shkëlqim edhe në të periudhë të vitit. Ajo ër të cilën keni nevojë është kujdesi i duhur i flokëve.
Tregohuni më të ndjeshëm me flokët tuaj
Kujdesi dhe përkushtimi ndaj flokëve janë të domosdoshëm për të pasur flokë të shëndetshëm dhe me shkëlqim, pavarësisht nga lloji i flokëve. Kujdesi intenziv është tepër e rëndësishme veçanërisht për flokët delikatë dhe të brishtë. Por, mos harroni, se çfarë do lloj floku, kërkon kujdes të mirë dhe të duhur gjatë stinës së dimrit. Shmangni tharjen e tepërt të flokëve gjatë ditëve të ftohta të dimrit, drejtimin e tyre apo modelet me flokë kaçurrela. Duhet të jeni veçanërisht të kujdeshëm gjatë krehjes së tyre. Flokët janë veçanërisht të ndjeshëm dhe të brishtë kur janë të lagur, prandaj shmangni krehjen e tepërt të tyre menjëherë pas larjes.
Larja e rregullt e kokës për një lëkurë të pastër
Nevoja për larjen e kokës është e ndryshme për çdo individ. Larja e kokës varet nga yndyrosja e lëkurës tuaj të kokës. Gjatë periudhës së dimrit përdorni shampo e cila do ta hidratojë mirë flokun tuaj si dhe balsamin (zbutësin) e përshtatshëm për flokun tuaj. Trajtimi me vajra të cilët e ushqejnë flokun, gjithashtu janë të mirëpritur gjatë muajve të dimrit. Gjatë periudhës kur ajri është i ndotur, floku yndyroset shumë më shpejtë, prandaj dhe është e nevojshme larja më e shpeshtë e tyre.
Ushqim i shëndetshëm për flokë të shëndetshëm
Cilësia e flokut varet edhe nga mënyra se si ushqeheni ju. Dietat rigoroze mund të shkaktojnë humbjen e mineraleve të shëndetshme dhe vitaminave në organizëm. Përfshirja e suplementeve të vitaminave C, E, A mund t’ju ndihmojnë nëse keni flokë të dobët dhe të dëmtuar. Mungesa e hekurit gjithashtu është shkak për dobësimin e flokut, prandaj është mirë që të provoni nëse kjo është edhe arsyeja e problemit me flokët tuaj.
Stresi
Stresi luan një rol të rëndësishëm në lidhje me cilësinë e flokëve. Sipas disa hulumtimeve të kryera, dimri sjell më tepër stres. Stresi ndikon mbi nivelin e hormoneve dhe funksionin e receptorëve të folikulave të fijeve të flokëve. Nëse jeni nën stres të vazhdueshëm, atëherë është e mundur që ky të jetë edhe problemi i rënies së flokëve tuaja apo i mungesës së cilësisë së tyre.