Si të parandaloni kërcitjen e dhëmbëve gjatë natës?

Një numër i madh njerëzish, pa apo me vetëdije i kërcasin dhëmbët, dhe kjo gjendje në gjuhën mjekësore quhet bruksizëm. Edhe pse njerëzit nuk i kushtojnë tepër vëmendje, kërcitja e dhëmbëve mund të shkaktojë dëm të madh për dhëmbët. Kjo gjendje shfaqet tek të gjitha moshat duke mos i përjashtuar edhe fëmijët. Ky ves i keq gjatë të cilit dhëmbët shtrëngohen nëpërmjet lëvizjes së nofullës së poshtme nga e majta në të djathtë, apo para mbrapa, zakonisht lidhet me stresin, ankthin, frikën, mënyrën dinamike të jetesës apo lodhjen. Bëni kujdes, nëse bruksizmi është një gjendje e cila shfaqet shpesh, mund të shkaktojë dëmtim të dhëmbëve, thyerje dhe deformim të tyre si dhe kafshim jo normal.

Përse njerëzit i kërcasin dhëmbët?

Zakonisht njerëzit i kërcasin dhëmbët gjatë momentit kur janë duke fjetur dhe shumica prej tyre nuk janë të vetëdijshëm për këtë gjë, dhimbja e bezdisshme e kokës apo dhimbja e nofullës në mëngjes është simptomë e cila sinjalizon bruksizëm. Një simptomë tjetër e cila tregon se i kërcisni dhëmbët është edhe ndjeshmëria e dhëmballëve dhe dhëmbëve prerës ndaj të nxehtit apo të ftohtit, reduktimi i substancës së dhëmbëve, dhe shpenzimi i dhëmbëve 9kur dhëmbët fillojnë të shkurtohen). Shfaqjen e bruksizmit përveç stomatologut mund ta vërejë edhe partneri me të cilin flini.  Bruksizmi është një makth i cili rezulton me konsumim të dhëmbëve dhe mbushjeve dhe mbindjeshmërinë e tyre ndaj stimujve termik.  Shkanca ende nuk ka dhënë një përgjigje se përse bruksizmi ka një aktivizim të njëkohëshëm të muskujve për hapjen dhe mbylljen e gojës.

Kur duhet të kërkoni ndihmë tek stomatologu?

Nëse dyshoni se i kërcisni dhëmbët gjatë natës, bisedoni me stomatologun tuaj, ai do t’ju kryej kontroll të detajuar të dhëmbëve dhe nofullave, do t’i njohë menjëherë simtpomat e bruksizmit dhe do t’ju këshillojë se si të përballeni me të. Përveç faktit që do të kujdeset për dëmet e shkaktuara nga kërcitja e dhëmbëve, gjithashtu do të kujdeset për marrjen e të gjitha masave të nevojshme për parandalimin e dëmtimit të mëtejshëm të dhëmbëve. Kërcitja kronike e dhëmbëve, zakonisht rezulton me ndarjen, lëvizjen apo humbjen e dhëmbëve. Më pas vijon rehabilitimi i detajuar i dhëmbëve, heqja, mbushja dhe krijimi i protezave. Kur të arrini deri në këtë gjendje apo vendim, këtu përfshihen edhe kurorat, urat, implantet dhe protezat. Kurorat Zirconium dhe urat janë zgjedhja e përkryer nëse keni dhëmbë të thyer nga kërcitja e dhëmbëve. Me ndihmën e tyre do ta korrigjoni formën, ngjyrën, madhësinë dhe pozicionin e dhëmbëve. Kjo arrihet sipas procedurës së teknologjisë kompjuterike CAD CAM, e cila është një procedurë e shpejtë, e thjeshtë dhe mundëson një përpunim cilësorë dhe të saktë.

Çfarë duhet të bëni për ta parandaluar kërcitjen e dhëmbëve?

Shmangni situatat stresuese, kryeni kontrolle të rregullta stomatologjike, mundohuni të bëni një jetë cilësore dhe nxirreni stresin me anë të ushtrimeve. Në shumicën e rasteve, nëse bruksizm nuk është i shpeshtë, nuk shkakton komplikime serioze, por nëse i kërcisni dhëmbët për një kohë të gjatë, përveç dëmtimit të dhëmbëve, mund të shfaqet edhe dhimbje koke dhe dhimbje në pjesën e nofullave. Për ta parandaluar këtë problem, stomatologu juaj mund t’ju hartojë „mouth guard“ prej silikoni sipas masave tuaja. Kjo do ta reduktojë presioni që ju e shkaktoni tek dhëmbët në mënyrë të pandërgjegjshme gjatë kohës kur jeni duke fjetur. Për tu qetësuar mund të pini edhe vitaminë B kompleks.

Shpërndaj