Qëndrimi ulur pranë kompjuterit për një kohë të gjatë, mungesa e aktivitetit fizik kanë bërë që pothuajse çdo person i dytë të vuaj nga një lloj dhimbje apo ngurtësim në qafë. Kjo situatë është bërë serioze deri në atë pikë saqë në literaturën mjekësore është futur edhe një term i ri „text neck“ i cili lidhet me ndryshimet në qafë të shkaktuara nga të qëndruarit, shikuarit apo shkruajturit gjatë në telefon apo tablet. Të gjitha këto zakone apo veprime në shoqërinë moderne përshpejtojnë procesin degjenerativ të shtyllës kurrizore në pjesën e sipërme të qafës, prandaj gjithnjë dhe më shumë ka pacientë të rinj. Kur flasim për dhimbje në qafë, sipas Prof. Dr. Kiril Lozance, neurokirurg në Spitalin klinik ‘Acibadem Sistina’, ka dy lloje të dhimbjes akute dhe kronike.
Dhimbja akute në qafë
Dhimbja akute në qafë është dhimbje e cila nuk përhapet nëpër duar por është e përqëndruar në qafë dhe në pjesën e pasme të supeve. Zakonisht shkak i dhimbjeve akute është dëmtimi i muskujve apo indeve të buta në pjesën e qafës, si dhe ngurtësimi nga qëndimi ulur në të njejtin pozicion për një kohë të gjatë. Në pjesën më të madhe të rasteve kjo dhimbje mund të tërhiqet për gjashtë javë me trajtim fizikal.
Dhimbja kronike në qafë
Dhimbja akute mund të shndërrohet në dhimbje kronike në qafë. Kjo shfaqet tek rreth 10-34% tek popullata e rritur. Shkak për shfaqjen e kësaj dhimbje janë ndryshimet degjenerative në shtyllën kurrizore në pjesën e qafës. Dhimbjen kronike në qafë kemi në rast se dhimbja zgjat më shumë se 6 javë. Manifestohet në pjesën e qafës dhe përhapet tek krahët, në disa raste edhe tek gishtat.
Ndryshimet degjenerative tek rruazat e qafës
Shtylla në pjesën e qafës përbëhet nga 7 rruaza të cilat janë të ndara nga njëra-tjetra me disqe kërcore të cilët luajnë rolin e amortizerëve. Këto rruaza e mbajnë qafën të qëndrueshme dhe bëjnë të mundur lëvizjen e kokës në atë mënyrë që duam ne. Me kalimin e kokës, këta amortizerë natyral dëmtohen dhe fillon procesi i plakjes (degjenerimit). Si pasojë e plakjes, shfaqet ngushtimi ndërmjet rruazave. Kur hapësira ndërmjet rruazave do të reduktohet, ose kur disku të zhvendoset nga depozita e tij natyrore, bën presion tek rrënjët nervore ose tek palca kurrizore. Ashtu siç përparon sëmundja degjenerative poashtu edhe qafa e humbet fleksibilitetin e vet duke shkaktuar dhimbje dhe ngurtësim në qafë. Radikulopatia gjithashtu mund të zhvillojë dhimbje, ngurtësim apo dobësi poshtë shpatullave, duarve dhe gishtave.
Trajtimi i dhimbjeve në qafë
Trajtimi i dhimbjeve në qafë bëhet me ilaçe dhe me terapi fizikale. Në rast se ky trajtim konzervativ nuk ndihmon, atëherë zgjithja e vetme është operacioni. Sot kia teknika kirurgjikale moderne, të cilat bëjnë të mundur edhe korrigjimin e ndryshimeve degjenerative në shtyllën kurrizore dhe cilësinë e jetës së pacientit , pa dhimbje.
Llojet e trajtimit kirurgjik
Trajtimi kirurgjik zakonisht kryhet atëherë kur shfaqen sëmundje të rënda neurologjike si: mosfunksionimi i fshikëzës së urinës dhe jashtëqitjes, paraliza e duarve dhe këmbëve dhe dhimbjeve të forta në qafë apo në duar. Arritja tek disku mund të jetë nga para dhe nga mbrapa. Sot nëpër botë por edhe tek ne, zakonisht përdoret arritja nga përpara me ndihmën e fusionit të përparëm. Në spitalin tonë, disku i dëmtuar dhe disa pojesë të ligamenteve të pasme hiqen me ndihmën e mikroskopit. Në këtë mënyrë sigurohet mbrojtje maksimale e palcës kurrizore dhe nervave të cilat dalin nga ajo. Pasi të jetë hequr disku, përdoret fusioni (bashkimi) e cila paraqet bashkimin e dy rruazave fqinje në një trup. Qëndrimi ynë është nëse pacienti ka mielopati për shkak të stenozës spinale apo nëse ka osteofite të zhvilluara në fundin diskal, sigurisht është i nevojshëm fusioni (bashkimi). Nëse ka një nxjerrje tipike të materialit të diskut (kur disku të ketë dalë nga vendi ) tek pacientët e rinj fusioni është i domosdoshëm. Tek ne fusioni kryhet për një kohë të gjatë me përdorimin e një kocke autologe (zakonisht merret pjesë nga kocka e pelvisit të pacientit sipas metodës Cloward. Kohët e fundit përdoren zëvendësuaes të kockave. Mënyra e parë është vendosja e kafazit (CAGE) me material poliuretan (PEEK) pa pllakë dhe vida. Metoda e dytë është me PEEK CAGE me ngulim të vidave. Përdorimi i këtyre kafazëve bën të mundur që pacienti të mos i ketë komplikimet , të cilat i ka pas vendosjes së kockës artificiale. Shumica e pacientëve kanë dhimbje në vendin e marrjes së mostrës (Iliako Chris). Duke i eliminuar këto probleme në vendin e marrjes së mostrës, pacienti mund të ngrihet menjëherë pas operacionit. Ekipi i neurokirurgëve në “Acibadem Sistina” përdor të gjitha metodat mjekësore moderne për zgjidhjen e degjenerimit të diskut të qafës.