Si ti mbroni fëmijët në pishinë?

Fëmijët gëzohen ndërkohë që janë në ujë, sidomos gjatë ditëve të nxehta të verës.  Nuk ka rëndësi nëse përdorni një pishinë publike apo pishinë në oborrin e shtëpisë tuaj, sigurohuni që noti të jetë një argëtim por mbi të gjitha i sigurt, veçanërisht për fëmijët e vegjël. Përveç argëtimit ekzistojnë situata të rrezikshme për të cilat është e nevojshme që çdo prind të ketë dijeni. 

Rrethojeni  pishinën

Nëse keni pishinë në oborr, rrethojeni atë dhe sigurohuni që fëmija juaj nuk do të ketë mundësi  ti afrohet së tepërmi . Është e rëndësishme që rrethorja (gardhi) të ketë lartësinë e mjaftueshme për të shmangur mundësinë që fëmija të futet vetë në pishinë pa praninë tuaj.

Fillimisht mësojeni fëmijën për të notuar

Fëmijët duhet të mësohen të qëndrojnë në ujë që në moshë të hershme. Shoqata Amerikane e Pediatrisë rekomandon që fëmijët të fillojnë të merren me not që në moshën 4 vjeçare.  Nëse keni vendosur ta dërgoni në pishinë, sigurohuni që fëmija të ketë njohuritë bazë të qëndrimit në ujë.

Mësoni si të jepni ndihmën e parë

Është shumë e rëndësishme të dini të jepni frymë artificiale dhe ndihmën e parë urgjente në rast aksidenti.

Mos harroni faktorin mbrojtës ndaj diellit

Faktori mbrojtës ndaj diellit është gjëja e parë ndaj të cilës duhet të tregoni kujdes nëse do ta ekspozoni fëmijën ndaj rrezeve të diellit gjatë stinës së verës. Pas daljes nga uji, përsëriteni aplikimin e kremit me faktor mbrojtës ndaj rrezeve të diellit. Përdorni krem me faktor mbrojtës mbi 35.

Bëni kujdes ndaj insolacionit

Ekspozimi i gjatë ndaj rrezeve të diellit është i dëmshëm për çdo organizëm, veçanërisht për fëmijët. Edhe pse uji i freskon, ndikimi i rrezeve të diellit gjatë ditëve me indeks të lartë UV është një rrezik i shfaqjes së insolacionit dhe goditjes së nxehtë.  Shmangni ekspozimin e fëmijëve ndaj rrezeve të diellit nga ora 11:00 deri në orën 16:00 gjatë ditëve të nxehta.

Shpërndaj