Lodhja kronike

Të paktën një herë në jetë e keni përdorur apo e keni dëgjuar fjalinë “ Vazhdimisht ndihem i/e lodhur”. Por shumica nuk e dinë se çfarë saktësisht do të thotë kjo, dhe se pas kësaj fjalie, shkak për shfaqjen e kësaj ndjesie qëndrojnë disa sëmundje të caktuara. Prof. Dr. Çedomir Dimitrovski, endokrinolog, shpjegon se sindromi i lodhjes së vazhdueshme, ka të bëjë me një grup simptomash të cilat e ndërlikojnë fonksionimin e përditshëm të individit.

Të paktën një herë në jetë e keni përdorur apo e keni dëgjuar fjalinë “ Vazhdimisht ndihem i/e lodhur”. Por shumica nuk e dinë se çfarë saktësisht do të thotë kjo, dhe se pas kësaj fjalie, shkak për shfaqjen e kësaj ndjesie qëndrojnë disa sëmundje të caktuara. Prof. Dr. Çedomir Dimitrovski, endokrinolog, shpjegon se sindromi i lodhjes së vazhdueshme, ka të bëjë me një grup simptomash të cilat e ndërlikojnë fonksionimin e përditshëm të individit.

Sindromi i lodhjes kronike, karakterizohet me një lodhje ekstreme e cila nuk kalon as gjatë momentit  kur jeni duke pushuar dhe duke fjetur, dhe mund të përkeqësohet gjatë ndonjë aktiviteti fizik apo mental. Kjo gjendje mund të shfaqet në çfarë do lloj moshe, por zakonisht shfaqet tek personat nga mosha 40-50 vjeçare.

Sëmundje dhe gjendje të cilat mund të jenë shkak për shfaqjen e këtij sindromi janë:

  • Anemia
  • Çrregullim të elektoliteve
  • Ilaçe ( diuretikë, bllokuesit beta dhe abuzimi me ilaçet)
  • Gjendja psikologjike ( depresioni dhe stresi kronik)
  • Dobësimi i zemrës, veshkave dhe mëlçisë
  • Sëmundjet kronike infektive (tuberkulozi dhe HIV)
  • Sëmundjet malinje
  • Sëmundjet neurologjike (skleroza e shumëfishtë dhe miastenia gravis / myasthenia gravis)

Shfaqet një lloj lodhje kronike e veçantë, shkaku i shfaqjes së kësaj lodhje është i panjohur dhe ndryshon nga lodhja e përmendur më lart.

Cilat janë simptomat dhe shenjat e shaqjes së  sindromit të lodhjes kronike?

Simptomat dhe shenjat e lodhjes kronike varen nga shkaku i shfaqjes së kësaj gjendje

Simtomi kryesor është lodhja e cila është e pranishme për më shumë se 4 muaj, e cila nuk largohet madje edhe atëherë kur jeni duke pushur dhe fjetur.

  • Reduktim i kujtesës dhe përqendrimit
  • Mialgia ( dhimbje muskuli)
  • Dhimbje në disa pjesë të trupit dhe të kokës
  • Takikardi (rrahje të shpejta të zemrës)
  • Presion i ulët i gjakut
  • “Nervozizëm” në zorrën e trashë me diarre dhe kapsllëk
  • Marramendje
  • Mbindjeshmëri ndaj zhurmës dhe dritës

Çrregullim në lidhjen apo aksin e hipofizës-hipotalamusit-gjendrave mbiveshkore

Çrregullimi i funksionit të gjendrës mbiveshkore, mund të jetë shkaku i shfaqjes së lodhjes kronike. Kjo është si pasojë e reduktimit të prodhimit të hormonit kortizol të gjendrës mbiveshkore. Përveç kësaj, shkak mund të jetë edhe çrregullimi i aksit hipofizë-hipotalamus-gjendra mbiveshkore të cilat sëbashku punojnë në rregullimin e hormonit tek njeriu. Ndërprerja e çdo pjese të këtij aksi, do të shkaktoj mosbalancim hormonal dhe mungesë të hormoneve si kortizol, aldosteron, estrogjen, progesteron, testosteron dhe hormone të tjera.

Gjendra tiroide

Zvogëlimi dhe rritja e funksionit të gjendrës tiroide është një nga shkaqet e shfaqjes së lodhjes kronike. Mund të manifestohet me letargji, ndryshim të gjendjes së humorit, dhimbje të muskujve dhe nyjeve,me reduktim të kujtesës, takikardi, dhimbje koke, marramendje, etj. Me diagnozë të saktë dhe trajtimin e duhur, këto simptoma do të zhduken.

Diabeti rezistent ndaj insulinës

Lodhja kronike është një gjendje e cila shfaqet shpesh tek pacientët me diabet tip 1 dhe tip 2 (me rezistencë të insulinës). Gjendja e lodhjes shfaqet edhe në rastet e pranisë së lartë të sheqerit në gjak (hiperglicemia) si dhe gjatë uljes së sheqerit në gjak ( hipoglicemia).

Çrregullimi i elektroliteve

Tek disa pacientë, shfaqja e lodhjes kronike ndodh si rezultat i mosbalancimit të elektroliteve në gjak si:

  • Hipokalemia – nivel i ulët i kaliumit në gjak, gjë e cila është e lidhur me sëmundjet e veshkave dhe të gjendrës mbiveshkore.
  • Hiperkalcemia – prania e vlerave të larta të kalciumit të gjak, si pasojë e rritjes së funksionit të gjendrave paratiroide.
  • Niveli i ulët i natriumit në gjak, si pasojë e çrregullimit të vlerave të gjendrave mbiveshkore dhe veshkore.

Trajtimi

Trajtimi varet nga gjetja e diagnozës së saktë. Hapi i parë që duhet të bëni është që të paraqiteni tek mjeku endokrinolog. Departamenti i endokrinologjisë në “Acibadem Sistina” ju mundëson gjetjen e diagnozës brënda një dite të vetme.

Shpërndaj