Gjatë muajve të dimrit rritet numri i infeksioneve respiratore akute. Inflamacioni akut i sinuseve i shoqëruar me obstruksion të hundës, rritje të sekrecionit kollë, dhimbje trupi dhe temperaturë, mund të ndikojë ndjeshëm në shëndetin tuaj. Dr. Aleksandar Llazarevski, otorinolaringolog, këshillon se si të mbroni veten nga inflamimi akut i sinuseve paranazale.

Çfarë janë sinuset?

Sinuset janë zgavra me avull në skeletin e kokës, të mbushura me ajër dhe të veshura me mukus. Ato gjenden rreth zgavrës së hundës, me anë të së cilës komunikon nëpërmjet hapjeve të vogla. Nëpërmjet këtyre hapjeve të vogla tek sinuset futet ajër, ndërkohë që prej tyre del sekrecioni i cili sekretohet nga mukoza që lidh zgavrën e sinusit. Të gjitha kushtet që shkaktojnë ënjtje të mukozës së hundës dhe sinuseve dhe bllokim  të rrjedhjes  normale të sekrecionit nëpërmjet hapjes së sinuneve, krijojnë kushte të favorshme për zhvillimin e inflamacionit akut të sinuseve.

Kur shfaqet inflamacioni akut i sinuseve?

Sinuziti akut zakonisht fillon me ftohjet e zakonshme virale. Infeksioni viral shkakton  ënjtje të mukozës së hundës dhe sinusit dhe shkakton intensifikim të sekrecionit të nazal. Në rast se kjo gjëndje zgjat dhe i bllokon hapjet e sinuseve, tek zgavrat e sinuseve mblidhet sekrecion i bollshëm dhe krijohen kushte të favorshme për zhvillimin e infeksioneve bakteriale.

Çfarë e shkakton shfaqjen e sinozitit?

Bakteret të cilat janë shkaktaret më të zakonshme të shfaqjes së sinuseve akute  (Haemophilus influenzae, Streptococcus pneumoniae, Staphylococcus aureus dhe Moraxella catarrhalis) zakonisht vazhdojnë të qëndrojnë në mukozën e rrugëve  të sipërme respiratore gjatë gjithë vitit pa shfaqur asnjë simptomë. Megjithatë, rënia e imunitetit gjatë infeksioneve virale dhe bllokimit të rrjedhjes normale të sekrecionit nga sinuset, krijon kushte të favorshme për përhapjen e tyre dhe shfaqjen e simptomave të inflamacionit akut të sinuseve.

Cilat janë simptomat e sinozitit akut?

Bllokimi nazal, shfaqja e sekrecionit të bollshëm me ngjyrë të verdhë –jeshile, ndjenja e ngopjes,  rëndesë dhe dhimbje në pjesën e fytyrës dhe të ballit e cila është më e theksuar në momentin kur përkuleni me kokën poshtë, dhimbje koke dhe rritje e temperaturës së trupit, të gjitha këto janë simptoma të sinozitit akut.

Diagnoza dhe trajtimi

Pamja klinike dhe kontrolli endoskopik i hundës, zakonisht mjaftojnë për diagnostikimin e infeksionit akut. Ndonjëherë është e nevojshme që të bëhen edhe ekzaminime të tjera radiologjike shtesë ( tomografia kompjuterike se sinuseve paranazale). Sinoziti akut mjekohet me anë të antibiotikëve, pika në hundë dhe terapi simptomatike. Shqyrtimet mikrobiologjike, të cilat zakonisht janë gati për 48 orë, janë një ndihmë e madhe në përcaktimin e terapisë me antibiotikë. Pikat vazokonstriktore kanë për  qëllim reduktimin e ënjtjes të mukozës së hundës dhe të sinuseve si dhe të lejojnë rrjedhjen apo kullimin normal të duke ndihmuar kështu shërimin më të shpejtë të sinozitit akut.

Disa këshilla praktike

  • Shmangni qëndrimet e gjata në vende të ftohta dhe me erë të fortë si dhe kontaktet me persona të cilët kanë infeksione të rënda respiratore.
  • Shmangni qëndrimin në ambiente të tymosura dhe të pa ajrosura. Ajri i thatë, irritues dhe tymi i duhanit veprojnë në mukozën e hundës.
  • Ventiloni apo ajrosni shpesh ambientet tuaja të qëndrimit.
  • Gjatë shfaqjes së simptomave të sinuzitit akut, vizitoni mjekun tuaj dhe ndiqni këshillat e tij.
  • Kompresat e ngrohta dhe inhalimet mund ti lehtësojnë ndjeshëm simptomat e shfaqura

Kur të përdorni pika në hundë, qëndroni shtrirë, duke e mbajtur pjesën e pasme të kokës  të mbështetur dhe në anë të djathtë. Në këtë pozicion hidhni pika në anën e djathtë të hundës dhe qëndroni kështë 1-2 minuta. I njejti veprim bëhet edhe me anën e majtë. Në këtë mënyrë pikat ndikojnë në pjesën e sinuseve dhe arrijnë efekt maksimal.

Shpërndaj