Lia një sëmundje e zakonshme tek fëmijët

Lia  është një sëmundje e zakonshme infektive tëk fëmijët. Nga kjo sëmundje mund të preken dhe të rriturit, veçanërisht ata të cilët nuk e kanë kaluar atë gjatë fëmijërisë.

Për linë nuk ka ndonjë ilaç të veçantë. Mënyra e vetme për tu mbrojtur prej tij është vaksinimi dhe për këtë arsye është i nevojshëm zbatimi i vaksinimit në kohë dhe rregullisht.

Çfarë është lia

Lia është virus, puçrra të vogla në trup të cilat transmetohen lehtë nëpërmjet ajrit, që është dhe arsyeja pse fëmijët që në moshë të vogël sëmuren prej tyre dhe për këtë arsye konsiderohet si ‘sëmundje e zakonshme e fëmijërisë’. Këtu përfshihen: fruthi, rubeola dhe variçela.

Lia  është një sëmundje e zakonshme infektive tek fëmijët. Nga kjo sëmundje mund të preken dhe të rriturit, veçanërisht ata të cilët nuk e kanë kaluar atë gjatë fëmijërisë.

Për linë nuk ka ndonjë ilaç të veçantë. Mënyra e vetme për tu mbrojtur prej saj është vaksinimi dhe për këtë arsye është i nevojshëm zbatimi i vaksinimit në kohë dhe rregullisht.

Çfarë është lia

Lia është virus, puçrra të vogla në trup të cilat transmetohen lehtë nëpërmjet ajrit, që është dhe arsyeja pse fëmijët që në moshë të vogël sëmuren prej tyre dhe për këtë arsye konsiderohet si ‘sëmundje e zakonshme e fëmijërisë’. Këtu përfshihen: fruthi, rubeola dhe variçela.

Në cilën moshë është më mirë të kalohet lia?

Sipas pamjes klinike mosha për ta kaluar linë më lehtë është 3 deri 7 vjeç. Tek personat e rritur dhe fëmijët të cilët nuk kanë mbushur një vjeç lia ka pamje klinike shumë më të rënda.

Çfarë ndodh nëse fëmijës i ka rënë lia, ndërsa nëna është përsëri shtatzënë?

Nëse nëna është e vaksinuar siç duhet ose e ka kaluar këtë sëmundje më parë, atëherë është e mbrojtur dhe nuk mund të preket nga lia. Nëse nuk ka imunitet, atëherë është duhet të qëndrojë larg fëmijës i cili është i prekur nga lia.

Fruthi

Fruthi është një sëmundje tepër ngjitëse. Fillon me ethe, lodhje, kollë të pareshtur , konjuktivit dhe skuqje në lëkurë. Pas 3-4 ditëve shfaqet skuqja karakteristike që fillon nga ana e pasme e veshëve dhe përhapet në të gjithë trupin. Skuqja zhduket pas 5-6 ditëve. Kjo sëmundje është ngjitëse 4 ditë para dhe 4 pas shfaqjes së saj. Zakonisht shfaqet në fund të dimrit dhe në fillim të pranverës. Komplikime të mundshme të fruthit janë: pezmatim i veshit të mesëm, mushkërive dhe trurit. Nuk ekziston ilaç i veçantë, por vaksinimi është është jashtëzakonisht efektiv në parandalimin e kësaj sëmundje infektive.

Rubeola

Rubeola ka një pamje më të lehtë klinike, dhe 25% e pacientëve janë pa simptoma. Tek fëmijët e vegjël shfaqet me simptoma të vogla ose pa simptoma fillestare. Adoleshentët dhe të rriturit kanë 1-5 ditë ethe të lehta, marrje mendje të lehtë, dhimbje koke, fyti dhe sekrecione në hundë. Shfaqet një skuqje e vogël dhe delikate duke filluar nga ana e pasme e veshëve dhe duke u përhapur në të gjithë trupin, dhe zhduket pas  3 ditësh. Rubeola zakonisht shfaqet në fund të dimrit dhe në fillim të pranverës. Është ngjitëse disa ditë para dhe pas shfaqjes së saj. Tek adoleshntët dhe të rriturit mund të çojë në inflamacion të kyçeve që zgjat 5-10 ditë. Rreziku i virusit të rubeolës është se në qoftë se një grua shtatzënë është e infektuar, virusi sulmon dhe frytin (bebin), në varësi të periudhës së shtatzënisë që gruaja ndodhet, rubeola mund të shkaktojë një shumëllojshmëri të dëmesh. Më të rrezikëshme janë 12 javët e para të shtatzënisë,pasi atëherë fetusi mund të dëmtohet më tepër, duke provokuar ndoshta dhe vdekjen e tij. Në një numër të caktuar rastesh, nuk arrin deri në dëmtimin e fetusit, për shkak se reziku është tepër i madh, rekomandohet ndërprerje e shtatzënisë. Prekja e  rubeolës në muajt e fundit të shtatzënisë nuk mund ta dëmtojë fetusin.

Vaksinimi kundër rubeolës bëhet në tre doza, nga 12 muaj deri në 14 vjeç dhe është një mbrojtje absolute. Ky vaksinim mund të kryhet dhe nga gratë më të rritura por me kusht që të mos jenë shtatzëna dhe të mos planifikojnë shtatzënësi të paktën dy muaj pas kryerjes vaksinimit.

Variçela

Variçela (lia e dhenve) është relativisht dashamirëse, megjithatë është një sëmundje tepër infektive  e shkaktuar nga virusi i variçelës- zoster. Fillimi karakterizohet nga një periudhë e shkurtër  e një rritje të lehtë të temperaturës., simptoma në traktin e sipërm respirativ, plogështi të lehtë në trup dhe më pas shfaqje e skuqjeve në trup e cila shkakton kruarje në trup. Është karakteristike shfaqja e saj në lëkurën e kokës në formën e fluskave të lëngshme. Kjo sëmundje mund të shfaqet në periudha të ndryshme të vitit, më së tepërmi mund të shfaqet në fund të vjeshtës dhe në fillim të dimrit. Ajo mund të jetë ngjitëse dy ditë para shfaqjes së saj, dhe zgjat deri sa të përthahen komplet ato ndyshime të cilat janë shfaqur në trup më parë. Komlikimet që mund të shkatojë vetë virusi janë të rralla, ato janë të tipit pneumoni, hepatit, encefalit ose superinfeksioni bakterial nha dryshimet e lëkurës.

Vaksina kundër variçelës është e zhvilluar, por ende nuk është e përfshirë në vaksinimin e rregullt. Përdoret tek pacientët me  imunitet të kompromituar (dobët). Për këtë qëllim përdoret dhe variçela-zoster, imunoglobulina e cila jepet për pacientët me imunitet të dobësuar, duke reduktuar në këtë mënyrë peshën e sëmundjes.

Shpërndaj