Përbërësit e nevojshëm:
½ kg karrota
2 portokallë relativisht të mëdhenj
1-2 lugë lëng limoni
Mënyra e përgatitjes:
Fillimisht duhet të lani karrotat, qëroni portokallët dhe shtrydhni lëng limoni. Vendosini të gjithë përbërësit në shtrydhësen e frutave, duke bërë një përzierje të mirë të tyre. Së fundi, nëse doni, mund ta kulloni lëngun në një enë tjetër duke përdorur një garsë (pelenë) me qëllim që lëngu të jetë krejtësisht i pastër dhe copëzat e frutave të mbeten jashtë. Lëreni të ftohet për gjysëm ore, dhe më pas shërbeheni në gota të gjata.
Shijojeni!
Vlera energjike për person:
– Yndyrë 0,8 g (0,1 yndyrë e pangopur)
– Kolesterol 0 mg
– Karbohidrate 18 g
– Proteina 2,4 g
– Natrium 74 g