Me kalimin e viteve, kujtesa juaj përkeqësohet. Prandaj, ekzistojnë disa mënyra të cilat ju mund t’i aplikoni për të trajnuar trurin tuaj dhe për të ngadalësuar humbjen e kujtesës. Zgjidhja më e mirë për të përmirësuar funksionin konjitiv të trurit dhe parandalimin e sëmundjes Alzheimer duhet të jeni aktivë.
Doktorët rekomandojnë të jeni vazhdimisht aktivë, jo vetëm nga ana psiqike por edhe në planin shoqëror. Nga ky aspekt, luajtja e ndonjë instrumenti është një aktivitet që me siguri ndihmon në ruajtjen e shëndetit konjitiv.
Socializimi është gjithashtu një mënyrë e mirë për të mbajtur trurin tuaj aktiv. Disa madje vendosin të meren me punë vullnetare apo t’a dedikojnë kohën e tyre duke ndihmuar të tjerët dhe kështu përmirësojnë dhe gjendjen e tyre mentale. Të tjerë e shpenzojnë kohën e tyre duke lexuar libra apo duke bërë ushtrime mendore për ruajtjen e kujtesës.
Meruni me lojra të cilat janë të projektuara për zhvillimin e trurit, si psh: fjalëkryq apo lojra të tjera të tilla me numra të cilat ndihmojnë kujtesën tuaj. Këto lojra janë stimulues të mirë, por vetëm nëse arrini ti përvetësoni ato. Nëse niveli i parë është tepër i lehtë mund të vazhdoni me nivelin tjetër më të vështirë ose filloni një lojë tjetër. Ushtrimet konstante të trurit mund të jenë më të dobishme për meshkujt sesa për femrat përsa i përket parandalimit të sëmundjes Alzheimer.
Përveç ushtrimeve, gjithashtu duhet të konsumoni ushqime të shëndetshme për një tru të shëndetshëm . Mollët janë të pasura me vitamina dhe minerale, dhe janë një ushqim i përkryer për ushqimin e trurit tonë. Por, edhe ushtrimet fizike mund të ndikojnë në përmirësimin e trurit. Prandaj, mundohuni të praktikoni të paktën nga një kilometër ecje në ditë.