Dy ose tre fëmijë në vit kanë nevojë për transplantimin e veshkës në vendin tonë dhe për këto intervenime dërgohen jashtë vendit. Për fat të keq në Maqedoni asnjë institucion privat shëndetësor nuk ka licencë për t’i kryer këto transplantime. Është shumë e vështirë sepse edhe pse ekziston pamundësia për kryerjen e tyre në vendin tonë ka mjekë të trajnuar që mund t’i kryejnë me sukses. Mes tyre Dr. Risto Simeonov, kirurg për fëmijë nga “Acibadem Sistina” është specialist me shumë përvojë në këtë fushë. Ai është i vetmi mjek me licencë për transplantim tek fëmijët në vendin tonë. Në vitin 2009 ka përfunduar edukimin për transplantim të veshkave në Ankara nën mentorimin e Prof. Karakajalit, ndërsa deri më tani në Maqedoni ka kryer dhjetë transplantime të veshkave tek fëmijët. Përderisa është pjesë nga institucioni më i mirë privat në vendin dhe rajonin Dr. Simeonov ka kryer transplantime në spitalet e “Acibadem” në Turqi. Një nga pacientët nga ky vit është Darko Mitkov i cili është i lindur me diagnozën- valvula e uretrës posteriore, një anomali kongjenitale në murin e mbrapsëm të uretrës, para hyrjes së fshikëzës së urinës. Kjo anomali atij i ka shkaktuar vështirësi gjatë urinimit dhe në zhvillimin e refluksit sekondar vezikoureteral, prandaj për shkak të shtypjes urina e fshikëzës së urinës kthehet përmes ureterëve përsëri në veshkat. Me të gjitha ndërhyrjet dhe përpjekjet, kjo anomali ka bërë dëme të mëdha në veshkat dhe ky ishte shkaku për shfaqjen e insuficiencës së veshkave prandaj Darko duhej të nënshtrohet dializës. Zgjidhja e vetme për këtë problem ishte transplantimi i veshkës. Tani Darko mund të ketë një jetë normale.
“ACIBADEM SISTINA” I PLOTËSON TË GJITHA KUSHTET
Rregullativat për institucionet shëndetësore që mund të bëjnë transplantime jepen nga Ministria e shëndetësisë. Çdo institucion që i plotëson kriteret e parashikuara mund të aplikojë për marrjen e licencës për kryerjen e transplantimeve. Për momentin, të gjithë fëmijët që kanë nevojë për transplantim të veshkës dërgohen për trajtim jashtë vendit. Dr. Simeonov thotë se në pjesën e madhe të vendeve në rajon disponojnë me një qendër kombëtar për transplantim në të cilën realizohen transplantimet tek fëmijët. Qendra rajonale referente me të cilën bashkëpunon SK “Acibadem Sistina” është spitali “Acibadem Ataken” në Stamboll- Turqi. Ekipi i transplantimit udhëhiqet nga Prof. Dr. Hamdi Karakajalli, me të cilin tanimë zhvillojmë bashkëpunim të suksesshëm shumëvjeçar. Mjeku shpjegon se “Acibadem Sistina” i plotëson kushtet për t’i kryer transplantimet e veshkave sepse spitali duhet të ketë kushte të veçanta, kuadro dhe infrastrukturë. Për t’i kryer transplantimet është i nevojshëm një ekip mjekësh të trajnuar dhe të licenuar, mjekë kirurgësh që realizojnë ndërhyrjen operative, infermierë instrumentarë, anesteziologë dhe infermierë anesteziologjike, ekip pediatresh – nefrologë që duhet ta bëjnë përgatitjen paraoperative dhe mbikëqyrjen postoperative të funksionit të veshkës dhe ordinim të terapisë imunosupresive, mjekë radiologë që do t’i realizojnë ekzaminimet e nevojshme, specialist në mjekësi nukleare që do t’i bëjë skanimet e nevojshme të veshkave për ta vlerësuar funksionin e veshkave dhe një departament për kujdes intensiv dhe terapi me personel të trajnuar për punë me pacientë me transplantim. Janë të nevojshme edhe kushte për realizimin e hemodialiozës peritoneale në rast të nevojës. Spitali Klinik “Acibadem Sistina” posedon të gjitha kapacitetet e nevojshme, infrastrukturën, pajisjet, kuadrot dhe kushtet për të filluar me kryerjen e transplantimeve të veshkave tek fëmijët dhe tek të rriturit, por ende nuk ka marrë licencë nga Ministria e Shëndetësisë. Spitali është tërësisht i përgatitur për t’i mbikëqyrë këta pacientë prej fillimit, pastaj ta kryejë transplantimin dhe t’i kryejë të gjitha kontrollet e nevojshme. Me hapjen e qendrës së re pediatrike, jam i sigurt se spitali „Acibadem Sistina“ do të jetë i vetmi spital që mund të ofrojë nјë kujdes shëndetësor të këtij lloji”, tha Dr. Simeonov.
TRANSPLANTIMI ËSHTË NJË PROCES KOMPLEKS
Thotë se transplantimi i veshkës është indikuar në fazën e fundit të sëmundjes në veshkë pa marrë parasysh shkakun primar. “Shkaqet më të shpeshta që kontribuojnë në fazën e fundit të sëmundjes së veshkave janë hipertensioni malinj, infeksionet, diabeti, glomerulonefriti, shkaqet gjenetike siç janë sëmundja e veshkave policistike, anomalitë kongjenitale të metabolizmit dhe gjendjet autoimune dhe anomalitë kongjenitale mes të cilave janë valuva në uretrës së mbrapsmë me hidronefrozë konsekutive bilaterale të shkallës së lartë, stenoza bilaterale ureteropielitike, stenoza bilaterale prevezikale”, thotë Dr. Simeonov. Shpjegon se procedura e transplantimit të veshkës është një proces kompleks ndërsa përfshin ndërhyrjet komplekse operative, vlerësim të detajuar paraoperativ, përgatitje dhe një periudhë postoperative afatgjate të monitorimit të gjendjes së pacientit. Gjatë ndërhyrjes operative në shumicën e rasteve veshkat e sëmurë nuk hiqen nëse nuk ka indikacion. “Bëhet eksplantimi i veshkës së dhuruesit dhe transplantohet tek pacienti dhe vendoset në regjionin iliak. Arteria renale nga veshka e dhuruar më shpesh lidhet me arterin e jashtme iliake të marrësit. Në mënyrë paraoperative është e nevojshme që të bëhet vlerësimi i përshtatshmërisë së dhuruesit dhe recipientit sipas grupit të gjakut dhe tipizimit HLA. Në përudhen e hershme postoperative pacienti është i vendosur në departamentin e kujdesit intensiv dhe trajtim, monitorohet më detajisht, ndiqet produktimi i urinës, tensioni i gjakut, ordinohet me terapi të nevojshme antibiotike dhe fillohet me terapi imunospressive me qëllim që të parandalohet heqja e veshkës së transplantuar”, tha Dr. Simeonov.
RASTI I MITKOVIT
Darko Mitkov është i lindur me diagnozën- valvula e uretrës posteriore, një anomali kongjenitale në murin e mbrapsëm të uretrës, para hyrjes së fshikëzës së urinës. Kjo anomali atij i ka shkaktuar vështirësi gjatë urinimit dhe zhvillimin e refluksit sekondar vezikoureteral, prandaj për shkak të shtypjes urina e fshikëzës së urinës kthehet përmes ureterëve përsëri në veshkat. Me të gjitha ndërhyrjet dhe përpjekjet, kjo anomali ka bërë dëme të mëdha në veshkat dhe ky ishte shkaku për shfaqjen e insuficiencës së veshkave prandaj Darko duhej të nënshtrohet dializës. “Transplantimi i veshkës ishte zgjidhja e vetme sepse veshkat e tij ishin jofunksionale. Pas lajmit të nënës së tij se ajo do ta dhurojë veshkën, e përgatitëm Darkon për procesin e transplantimin. Kemi kryer ndërhyrjen me prof. Dr Hamdi Karakajli dhe kaloi shumë mirë. Gjatë transplantimit konstatuam se duhet ta heqim edhe veshkën tjetër të Darkos dhe pas kthimit nga Turqia këtu në “Acibadem Sistina” e hoqëm. Tani pacienti funksionon me veshkën e dhuruar nga nëna e tij. Vjen për kontrolle të rregullta, sipas analizave laboratorike e përcaktojmë terapinë imunosupresive. Me kryerjen e kontrolleve të rregullta dhe disiplinë, Darko mund të ketë një jetë tërësisht normale, “tha Dr.Simeon