Stapedektomia – rikthimi i dëgjimit

Stapedektomia është një procedure kirurgjikale e cila kryhet nën anestezi lokale ose të përgjithshme, me anë të mikroskopit operativ. Dr. Vladimir Jekiq, otorinolaringolog, shpjegon se stapedektomia bashkëkohore, ka një nivel të lartë suksesi deri në 90%.  Ky intervenim kirurgjikal kryhet vetëm në spitalin klinik “Acibadem Sistina” i cila disponon të gjitha mundësitë profesionale përsa i përket personelit dhe teknologjisë për diagnostikimin dhe trajtimin kirurgjik.

Stapedektomia është një procedure kirurgjikale e cila kryhet nën anestezi lokale ose të përgjithshme, me anë të mikroskopit operativ. Dr. Vladimir Jekiq, otorinolaringolog, shpjegon se stapedektomia bashkëkohore, ka një nivel të lartë suksesi deri në 90%.  Ky intervenim kirurgjikal kryhet vetëm në spitalin klinik “Acibadem Sistina” i cila disponon të gjitha mundësitë profesionale përsa i përket personelit dhe teknologjisë për diagnostikimin dhe trajtimin kirurgjik.

Si kryhet intervenimi?

Operacioni kryhet nëpërmjet kanalit të jashtëm të dëgjimit, duke e ngritur daullen dhe duke mbërritur në veshin e mesëm. Kirurgjia nënkupton heqjen e një pjese ose të gjithë yzengjisë fikse dhe zëvendësimin e saj me protezë. Proteza e rikthen lëvizjen e zinxhirit kockor në veshin e mesëm. Në këtë mënyrë lejohet lëvizja e lëngjeve në brendësi të veshit dhe përmirësimi i dëgjimit.  Në raste të rralla (1%)  kjo procedure mund ta përkeqësojë dëgjimin. Tek 8 nga 10 pacientë, otoskleroza shfaqet tek të dy veshët. Në raste të tilla, fillimisht operohet veshi i cili ka dëmtim më të madh të dëgjimit.  Kirurgu zakonisht pret kalimin e 6 muajve nga kryerja e këtij intervenimi për të kaluar në intervenimin e veshit tjetër.

Në cilat raste përdoret stapedektomia?

Stapedektomia përdoret për trajtimin e otosklerozës, e cila ka të bëjë me rritjen e kockës abnormale rreth veshit të mesëm, e cila ndryshe quhet yzengji. Kjo gjendje rezulton me palëvizshmëri të yzengjisë. Tek rastet e dëgjimit normal, vibrimet akustike bëhen në pjesën e jashtme të veshit, në kanalin e jashtëm të dëgjimit, dhe këto vibrime përplasen në daullen e veshit.

Këto vibrime shkaktojnë lëvizjen e daulles dhe transferimin e tyre mbi tre kockat e dëgjimit në veshin e mesëm: çekiçit, anijes dhe yzengjisë. Kur yzengjia lëviz normalisht, ajo ngulitet në dritaren e saj dhe lejon lëvizjen e lëngut në veshin e brendshëm. Atëherë fillon procesi i stimulimit të qelizave shqisore dëgjimore. Këto qeliza lidhen me nervin e dëgjimit. Nervi i dëgjimit më pas zhvillon informacionin e dëgjimit në tru, duke rezultuar me dëgjimin e tingullit. Nëse çfarë do lloj pjese e këtij procesi është e dëmtuar, atëherë edhe dëgjimi është i dëmtuar. Simptomë karakteristike e otosklerozës, është humbja e dëgjimit e cila progreson në mënyrë të ngadaltë. Otoskleroza mund të shfaqet duke filluar nga mosha 15 – 45 vjeçare, por zakonisht shfaqet në fillim të moshës 20 vjeçare.

Rehabilitimi pas stapedektomisë

Shumica e pacientëve lëshohen nga spitali disa orë pas kryerjes së intervenimit. Rekomandohet që të shtrihen me kujdes në anën e veshit tjetër në të cilin nuk është kryer intervenimi. Kirurgu mund të lëshojë edhe antibiotikë të cilët merren në formë orale. Disa ditë pas intervenimit, disa pacientë  mund të ndjejnë paqëndrueshmëri dhe marramendje. Pritet që të shfaqet edhe çrregullim i ndjenjës së shijes, gjë e cila pas disa javësh nga momenti i kryerjes së intevenimit zhduket krejtësisht. Pas operacionit, pacientët këshillohen të mos teshtijnë, të mos fryejnë hundët, të mos kolliten, të mos merren me not apo me aktivitete të tjera me anë të të cilave mund të futet ujë në veshin e operuar. Pacientët i rikthehen aktiviteteve të përditshme 2 deri në 4 javë pas operacionit. Trajtimi i daulles së veshit është i shpejtë dhe përgjithësisht arrin nivelin maksimal brenda 2 javëve.

Trashëgimia – një nga shkaqet e otosklerozës

Shkaku i shfaqjes së kësaj sëmundje është i panjohur. Flitet për predispozicion gjenetik, faktorë hormonalë, ndryshime metabolike, ose për një natyrë vaskulare apo autoimune. Kjo sëmundje shfaqet si tek meshkujt ashtu edhe tek femrat, raporti është 2:1. Gjithashtu shfaqet tek gratë shtatzëna, tek të cilat për shkaqe të panjohura manifestohet me një rënje të shpejtë të dëgjimit. Rreth 60% e rasteve me otosklerozë kanë predispozicion gjenetik. Personat të cilët kanë një nga prindërit  me otosklerozë, kanë 25% mundësi që kjo sëmundje të shfaqet edhe tek ata. Nëse të dy prindërit kanë otosklerozë, atëherë rreziku rritet mbi 50%.

Humbja graduale e dëgjimit

Humbja graduale e dëgjimit është simptomi më i zakonshëm i otosklerozës. Shpesh pacientët me otosklerozë raportojnë se nuk mund të dëgjojnë tinguj të ulët apo përshpëritje. Simptoma të tjera të kësaj sëmundje mund të jenë: paqëndrueshmëria, humbja e ekuilibrit, ndjesia e tingujve, kumbim, gumëzhimë, tinguj në formë piskatje, në veshë dhe në kokë, të cilat njihen si tinnitus.

Vlerësimi i dëgjimit në diagnozën e otosklerozës

Meqënëse shumë nga simptomat tipike të otosklorozës mund të shkaktohen nga shkaqe të tjera mjekësore, është e rëndësishme që pacienti të kryej kontroll tek mjeku otorinolaringolog, i cili do ti eliminoj këto shkaqe. Pas kontrollit klinik, mjeku specialist otorinolaringolog mund të kërkojë kryerjen e shqyrtimit objektiv (vlerësim të dëgjimit) me metodën audiometrike të tonit. Një gjetje tipike e këtij testi është humbja e dëgjimit në tone me frekuencë të ulët. Kjo do të thotë se humbja e dëgjimit është për shkak të pamundësisë së kalimit të vibrimit në veshin e brendshëm. Diagnoza e otosklerozës kryhet në bazë të rezultateve të këtij testi dhe në bazë të diagnozës apo gjetjeve nga ekzaminimi klinik. Më pas mjeku otorinolaringolog do t’ju propozojë mundësitë e trajtimit.

 

Shpërndaj