Problemet e barkut gjatë udhëtimit

Kur udhëtojmë, pavarësisht nëse kemi shkuar për piknik një ditorë apo me pushime më afatgjata, jemi të ekspozuar ndaj rreziqeve shëndetësore. Infeksionet virale apo bakteriale, por edhe uji apo ushqimi jo i pastër, higjena jo e pastër e duarve, larja në ujë të ndotur, janë shkaqet e problemeve të barkut të cilat shpesh nuk na lejojnë t’i shijojmë pushimet. Uji në shishe dhe ushqimi i kontrolluar na sigurojnë pushime pa dhimbje koke.

Bëni kujdes!

Për t’i parandaluar problemet e barkurt,  do të ishte mire që gjatë udhëtimit të përdorni ujë të pijshëm në shishe. Përsa i përket ushqimit, nëse nuk e përgatisni vetë, atëherë duhet ti përmbaheni të gjitha rregullave të higjenës për të gjitha rastet e furnizimit me ushqim, duke filluar nga shërbimi deri te konsumimi.

Nëse do të qëndroni në hotel, duhet t’i kushtoni vëmendje ushqimit që hani ndërkohë që jeni në plazh.  Ushqime të rrezikshme janë ato produkte të cilat shiten afër plazhit dhe janë të ekspozuara ndaj diellit gjatë gjithë ditës.

Hani akullore industriale (të paketuara) pasi ato janë të kontrolluara dhe të ruajtura në kushte të mira. Shmangni ëmbëlsirat që përmbajnë krem me vezë, dhe nëse vendosni të hani vezë të ziera, sigurohuni që ato të jenë zier mirë dhe veza e zier të jetë e fortë. Lajini mire frutat dhe perimet. Në rast se vendi ku do të qëndroni ka problem me ujin e pijshëm dhe atë të cilim mund ta përdorni pët të larë, atëherë përveç se duhet të përdorni ujë të pishëm në shishe, duhet që frutat dhe perimet ti qëroni në vend që ti lani me ujë i cili nuk është i përshtatshëm.

Mos blini produkte të qumështit, peshk, kërpudha apo prodhime të mishit jashtë tregjeve dhe dyqaneve të posaçme për shitjen e këtyre produkteve. Është mirë që menjëherë pas përgatitjes ta konsumoni ushqimin dhe mundohuni që të përgatisni aq ushqim sa mendoni se është e nevojshme.

Pijet freskuese mbajini në frigorifer, shmangni akullin e bërë nga uji i çeshmës, dhe mos e teproni me të ftohtin. Konsumoni  pije freskuese me masë të kontrolluar në mënyrë që të mos shkaktoni shok të temperaturës së trupit.

Mos pini ujë nga burime apo çeshma të cilat nuk janë nën mbikëqyrjen sanitare, madje edhe nëse vendasit thonë se është ujë i pijshëm dhe se edhe ata vetë e konsumojnë atë.  Merrni patjetër me vete ilaçe të cilat janë kundra shqetësimeve të barkut.

Shpërndaj