Sulmet epileptike në fëmijëri

Sulmet epileptike janë simptoma më e shpeshtë në neurologjinë pediatrike. Ato janë burim për brengë të madhe të prindërve, veçanërisht kur ballafaqohen me këtë problem në kushte shtëpiake. Është e rëndësishme të potencohet se në numrin më të madh të rasteve, sulmet janë vetë kufizuese dhe spontanisht përfundojnë pa kurrfarë pasoja afatgjate për fëmijën.

Sulmet epileptike janë simptoma më e shpeshtë në neurologjinë pediatrike. Ato janë burim për brengë të madhe të prindërve, veçanërisht kur ballafaqohen me këtë problem në kushte shtëpiake. Është e rëndësishme të potencohet se në numrin më të madh të rasteve, sulmet janë vetë kufizuese dhe spontanisht përfundojnë pa kurrfarë pasoja afatgjate për fëmijën.

Sulmi epileptik përkundër epilepsisë

Në çdo sulm epileptik nuk do të thotë se fëmija ka epilepsi. Epilepsia nuk është sëmundje specifike, por në bazë paraqet tendencë, prirje për paraqitjen e sulmeve përsëritëse në periudhë të caktuar kohore.  Edhe te fëmijë, si edhe te të rriturit ekziston numër i madh i tipave të ndryshme të epilepsisë, por në përgjithësi shpeshtia e tyre lëvizë prej rreth 0,5 – 1% prej popullatës së përgjithshme. Përkundër kësaj, shpeshtia e tipave të ndryshme të ashtuquajtura sulme të provokuara epileptike (sulme akute simptomatike gjatë infektimeve, çrregullimeve metabolike, sëmundje sistematike, trauma) është mjaft e madhe dhe arrin 3-5%. Tipi më i shpeshtë i sulmeve të provokuara, të cilat paraqiten gjatë temperaturës së ngritur trupore janë konvulsionet febrile dhe ato nuk paraqesin epilepsi. 

Çfarë janë sulmet jo-epileptike? 

Nga ana tjetër, në fëmijëri ekzistojnë edhe shumë gjendje tjera, të cilat mund të imitojnë sulme epileptike, pasi që manifestimi klinik mund të jenë të ngjashme, por mekanizmi i paraqitjes së tyre është shumë ndryshe dhe këto episode nuk janë rezultat i aktivitetit anormal ose ekscesiv elektrik  në neuronet e trurit. Këtu marrin pjesë krizat apnoike (kriza të “perëndimit”) të cilat paraqiten shpesh pas moshës 6 mujore, të provokuara nga shqetësimi dhe të qarit, pastaj sinkope reflekse, vertigo paraksizmale beninje, atak vazovagal, mioklone beninje, fenomene të ndryshme gjatë ëndrrës e tjera.

Si të vendoset diagnoza e vërtetë?

Pasi që numri më i madh i sulmeve krijohen në kushte shtëpiake, përshkrim i mirë i sulmit nga ana e dëshmitarëve mund të japë informata shumë të dobishme. Rrethanat në të cilat ka ndodhur sulmi, shenjat eventuale paralajmëruese (aura), ndryshimet motorike ose sensorike gjatë sulmit, rrjedha dhe distribuomi i ndryshimeve – për shembull në cilën pjesë të trupit ka filluar një sulm motorik, ku është përhapur, cili ka qenë reaktiviteti dhe gjendja e vetëdijes së  fëmijës, tipi i lëvizjeve, kohëzgjatja, rrjedha e mëkëmbjes as sulmit (e ashtuquajtur gjendje postiktale), prezenca e deficiteve reziduale – për shembull dobësi në ekstremitete, të folurit e vështirësuar. Të gjitha këto janë të dhëna të rëndësishme për vendosjen e diagnozës të cilat mund t’i japin vetëm prindërit. Hapi tjetër është kontrolli pediatrik dhe neurologjik i fëmijës, të cilët do të zbulojnë nëse ekziston çfarëdo deficiti neurologjik ose komorbiditet. Pastaj veprohet drejt ekzaminimeve specifike, do të thotë realizohet EEG kontrolli ose elektrocefalogram. Ky është ekzaminim jo invaziv që nuk do të ketë efekte të padëshiruara, nuk dhemb, mund të kryhet te të gjithë pacientët duke përfshirë edhe foshnjat e porsalindura. Shërben për analizë të aktivitetit elektrik të trurit dhe me atë vërtetohet lokacioni i burimit i aktivitetit elektrik anormal, që ka sjellë deri te paraqitja e sulmit. Te disa fëmijë nevojitet incizim edhe gjatë gjumit.

A nevojiten ekzaminime radiologjike?

Varësisht prej gjetjeve nga kontrollet neurologjike dhe EEG kontrollin, te disa fëmijë do të duhet të realizohen edhe ekzaminime radiologjike, si RM e trurit.

Si mjekohet epilepsia në fëmijëri?

Sulmi i parë epileptik, më shpesh, akoma nuk do të thotë diagnozë e epilepsisë. Për këtë nevojiten të paktën 2 sulme jo të provokuara në distancë prej së paku 24 orë. Pas vendosjes së diagnozës të epilepsisë, fillohet me trajtimin farmakologjik varësisht prej tipit të epilepsisë ose sindromit epileptik. Duhet të potencohet se ekzistojnë numër i madh i tipave të ndryshëm të epilepsive dhe sindromeve epileptike tipike për moshë grupe të caktuara, të cilat kanë shumë prognozë të ndryshme. Kontrollet e rregullta neurologjike me qëllim që të caktohet protokolli më efikas terapeutik për çdo pacient individualisht dhe respektimi i planit terapeutik nga ana e pacientit janë parakushti themelor për rezultat të mirë.

Te mbi 60% të pacientëve me epilepsi, sëmundja bëhet aktive gjatë fëmijërisë. Kontrolli i mirë i sulmeve është parakusht themelor për realizimin e potencialit zhvillimor të çdo fëmije me epilepsi.

Shpërndaj