Zemrat e qytetarëve në rajonin tonë, janë në të njejtën gjendje sikurse dhe pacientët e vendeve të tjera, në momentin kur ato paraqiten për t’u operuar. Por problemi nuk është tek zemra – problemi është tek njerëzit, sepse njerëzit në këtë rajon kanë një jetë më të shkurtër, madje deri në 10 vjet më pak! Ky problem është pak i komplikuar, nuk bëhet fjalë për gjenetikë – këtu ajri është shumë i ndotur, ndërsa mënyra e të ushqyerit nuk është aspak e shëndetshme, u shpreh Prof. Dr. Salis Taxher, kirurg kardiovaskular , i cili tashmë për 6 vjet me rradhë ka patur mundësinë për ti “dëgjuar” zemrat por edhe tek enët e gjakut të pacientëve duke kryer intervenime kardiologjike në Spitalin klinik “Acibadem Sistina” në Shkup.
Problem është edhe konsumi i duhanit i cili është i përhapur dhe i pakontrolluar. Këta faktorë mendoj se janë tepër të rëndësishëm, dhe janë problemi më i madh për shëndetin publik të këtij vendi. Të gjithë do të thonë – ku është stresi, por unë nuk jam dakord me këtë. Stresi në këto rajone nuk mund të krahasohet me stresin e përditshëm në botën perëndimore ku lufta për ekzistencë është e pamëshirshme dhe brutale. Punohet nga mëngjesi deri në darkë, gjë që këtu nuk është një rastësi. Para se të vija këtu, mendoja se do të shihja një imazh me sëmundje të shumta koronare dhe më pak probleme me valvulat sikurse ishte para 20 vjetësh në vendet perëndimore. Rezultoi se sëmundjet koronare janë në të njejtin numër – si kudo në botë me të njejtën frekuencë. Kardiologjia invazive e zvogëluar numrin e pacienëve me sëmundje koronare – ata të cilët kanë nevojë për bajpas koronar nga 90% deri në 50%. Ndryshe nga kjo, numri i pacientëve me probleme të valvulave është rritur mbi 50%!
Me cilat sëmundje të zemrës keni pritur se do të ndesheni me pacientët e këtij vendi?
Prisja të kishte shumë sëmundje reumatike në valvulën mitrale, të cilat janë tipike për vendet në zhvillim, por rezultoi ndryshe. Pas një periudhe të caktuar, kuptova se kjo është për shkak të dhënies masive tëlirë dhe të pakontrolluar të antibiotikëve gjë e cila në këtë rast ndihmon. Të gjithë marrin antibiotik me sasi të mëdha, të cilat mund të disponohen shumë lehtë. Ky është një mjet ndihmës i cili duket i lehtë de naiv. Nëse e di se çfarë ka pacienti, do ti japësh antibiotik, nëse nuk e di, përsëri do ti japësh antibiotik. Në raste të tilla kjo ndihmon pasi fëmijët marrin shumë lehtë antibiotik dhe shpëtojnë nga infeksionet streptokoke në fyt dhe nuk ka sëmundje mitrale.
Sa prej tyre kanë sukses, me një ndryshim radikal të zakoneve në jetë të ‘shpëtojnë’ nga operacioni?
Ndikon ndryshimi i zakoneve në jetë, por ne flasim për pacientët të cilët tashmë janë të prekur dhe duhet të operohen. Me ndryshimet e zakoneve në jetë duhet të fillohet më herët që të mund të kujdesemi për shëndetin tonë.
Përse gjithnjë dhe më shumë pacientë duhet patjetër të përfundojnë në operacion? A e paguajmë shumë shtrejntë taksën e të jetuarit në mënyrë moderne?
Nuk është e vërtetë se një numër gjithnjë dhe më i madh i pacientëve përfundojnë në operacion. Pak a shumë numri është i njejtë nga 500 deri në 1000 pacientë nga një milion banorë, mesatarisht 700 operacione kardiake në vit. Numri nuk ka ndryshuar, ka ndryshuar përqindja e diagnozave të ndryshme. Rritet numri i operacioneve të valvulave, ndryshe nga ato koronare. Bëhet fjalë për pacientë tek të cilët problemi mund të zgjidhet vetëm me operacion ose me metodë invazive.
Sa nder është për ju besimi që ju është treguar çdo ditë në Spitalin klinik, dhe sa përgjegjësi është për ju dhe për të gjithë ekipin që punon me ju, por dhe deri në çfarë mase mund të jetë ngarkesë?
Mua më pëlqen puna ime dhe tashmë jam mësuar me këtë ‘stres’. Më pëlqen salla e operacionit dhe i gjithë procesi, diagnoza paraoperative dhe trajtimi postoperativ të cilat janë në mënyrë të barabartë të rëndësishme. Për mua është një nder i madh besimio që më kanë dhënë pacientët, por edhe një përgjegjësi e madhe. Për çdo gjë që bëj unë, qëndroj pas saj, kjo është një përgjegjësi për mua dhe për të gjithë ekipin tim. Ardhja në maqedoni një nga qëllimet e para për të cilat kam punuar intenzivisht për ta bërë të njohur edhe përgjegjësinë edhe profesionalizmin. Dhe kam patur sukses, pasi sot kam një ekip shumë të motivuar dhe të përgjegjshëm i cili nuk lë asgjë në rastësi.
Asociacioni i parë për çdo kirurg, veçanërisht për çdo kirurg kardiak është – bisturia. Sa instrumenta të tillë keni ndryshuar deri tani?
Unë punoj nga viti i 80 i shekullit të kaluar dhe deri më sot kam bërë mijëra operacione. Që atëherë dhe deri tani e kam kaluar jetën nëpër spitale dhe një pjesë të rëndësishme në salla operative. Një operacion kardiak, zgjat rreth dy orë e gjysëm deri në tre orë, sigurisht, operacioni zgjat deri sa të përfundohet , ndonjëherë ndodh që të zgjasë deri në 10 orë. Shndërrohet edhe në maratonë me një qëllim të vetëm – të shpëtosh pacientin nga vdekja.
Për cilin operacion të zemrës jeni përgatitur ta bëni edhe në Spitalin klinik “Acibadem Sistina” dhe cila deri tani nuk ka qenë e realizuar këtu?
Ne zakonisht jemi dinamikë në futjen e metodave të reja. Duke e studiuar situatën në Maqedoni, në një moment ndjeva se isha në një mision për të ndryshuar punët e këtij vendi, dhe të implementojë më shumë valvula biologjike, dhe kuptohet, rindërtimin e valvulave ekzistuese. Kështu kemi ndryshuar edhe psikologjinë e pacientëve dhe të doktorëve të cilët janë të përfshirë në procesin e trajtimit të këtyre pacientëve. E kemi lëvizur mjekësinë maqedonase drejtë asaj perëndimore. Vitin e fundit kemi implementuar gjeneratën e fundit të valvulave biologjike, të cilat funksionojnë shumë mirë dhe për një periudhë më të gjatë edhe tek pacientë më të rinj. Do të implementojmë edhe teknika të reja për kirurgjinë e valvulave, të cilat do ta minimizojnë kohën e intervenimit.
Si rreh zemra e Dr. Salis Taxher ndërkohë që operon pacient në gjendjë të rëndë, veçanërisht, kur pacienti është i lidhur me qarkullimin biomjekësor?
Përdorimi i qarkullimit jashtëtrupor, ose të ndonjë teknologjie tjetër, nuk ndryshon asgjë. Nuk e di se çfarë mendojnë njerëzit kur mendojnë në kirurg. Nëse mendojnë për një njeri që mban thikë, gjilpërë dhe fije prerëse, kjo ndryshon. Megjithatë, shumë më të rëndësishme janë “detyrat e shtëpisë” të cilat duhet t’i përgatisë kirurgu, të mësojë pamjen klinike, të bojë plan dhe ta zbatojë atë. Duhet të bëhet kujdes me përgjedhjen e procedurës, teknikës, pasi duke përdorur këtë qarkullim, koha e intervenimit është e kufizuar. Prandaj ka dhe
dallim ndërmjet kirurgëve. Në fund – më të rëndësishme janë duart dhe truri dhe kuptohet, dhumë i rëndësishëm është neuroni i cili lidh trurin me duart që të mund të funksionojnë. Vetëm atëherë do të ketë kombinim të suksesshëm të asaj gjëje që quhet kirurg. Algoritmi sipas të cilit mendojmë, është komleks dhe ka shumë faktorë: pacient, diagnoza, njohuri, taktikë, strategji, vetaftësi, nëse mund të kryesh për 10 minuta me duart e tua diçka të cilën të tjerët e kryejnë për 30 minuta. Në fund, siguria e pacientit është më e rëndësishme dhe kjo dikton çdo gjë.zemra ime rreh qetë, pa ilaçe, dhe ndonjëherë me ritmin e muzikës jazz të cilën e dëgjoj gjatë operacionit.