Të jetosh me epilepsi

Studimet e fundit kanë konfirmuar se numri i pacientëve me forma të ndryshme të epilepsisë në mbarë botën është rreth 60 milion. Epilepsia është një sëmundje universale, ekziston në çdo vend dhe prej saj mund të preket çdo person. Edhe pse në të kaluarën kjo sëmundje ka qenë karakteristike vetëm për të rriturit, sot ky kufi është ulur në mënyrë të konsiderueshme. Shfaqja e saj varet nga mosha, gjinia, raca, faktorët socialë dhe gjeografikë si dhe nga vende të pazhvilluara apo dhe të zhvilluara.

Studimet e fundit kanë konfirmuar se numri i pacientëve me forma të ndryshme të epilepsisë në mbarë botën është rreth 60 milion. Epilepsia është një sëmundje universale, ekziston në çdo vend dhe prej saj mund të preket çdo person. Edhe pse në të kaluarën kjo sëmundje ka qenë karakteristike vetëm për të rriturit, sot ky kufi është ulur në mënyrë të konsiderueshme. Shfaqja e saj varet nga mosha, gjinia, raca, faktorët socialë dhe gjeografikë si dhe nga vende të pazhvilluara apo dhe të zhvilluara.

Në lidhje me çdo klasifikim të sëmundjes, me sulmet epileptike, si dhe diagnozën dhe trajtimin e epilepsive, përgjigje morëm nga neurologia specialiste në Spitalin klinik ‘Acibadem Sistina’ Dr. Tatjana Cepreganova – Cangovska.

Çfarë është epilepsia dhe çfarë është sulmi epileptik?

Epilepsia është çrregullim i herë pas hershëm dhe i përkohshëm i funksionit të trurit, ndërsa sulmi epileptik është shfaqja e simptomave apo shenjave gjatë aktivitetit nervor jo normal në tru. Një pacient ka epilepsi nëse ka të paktën dy shfaqje të sulmeve të paprovokuara (apo reflekse) të ndara në më shumë se 24 orë; një sulm të paprovokuar (apo refleks), si dhe probabiliteti i sulmeve të mëtejshme apo diagnozës së sindromit epileptik.

Klasifikimi i epilepsive

• Epilepsi idiopatike apo epilepsi gjenetike – kur predispozicioni gjenetik është arsyeja e vetme për shfaqjen e tyre.

• Epilepsitë simtomatike janë lloji më i numëruar i epilepsive. Ato janë pasoja të sëmundjes bazë dhe sipas terminologjisë së re quhen të strukturuara/ epilepsi metabolike.

• Epilepsi kriptogenike ndryshe quhen dhe epilepsi të panjohura, sepse shkaku i shfaqjes së tyre është i panjohur.

Simptomat para sulmit epileptik.

Çdo sulm është i ndryshëm. Disa nga sulmet kanë dhe parashenja, dhe kjo gjendje quhet ‘aura’. Ato zgjasin shumë shkurt dhe shpesh pacientët mund t’i ndjejnë, dhe në këtë mënyrë mund të gjejnë kohë për t’u përgatitur dhe për t’a pritur sulmin. Nëse vetëdija është e shqetësuar, ndodh që pas sulmit pacienti bëhet konfuz dhe nuk kupton se çfarë ka ndodhur konkretisht.

Ndarja e sulmeve epileptike

Tek sulmet e përgjithshme përfshihen shpejtë të dy anët e trurit si dhe rrjete të ndryshme apo zona të trurit. Rrjeti mund të jetë në sipërfaqe të trurit apo dhe në pjesët më të thella. Sulmet e përgjithshme nuk është e thënë se do të përfshijnë të gjithë trurin, vetëm një pjesë të të dy anëve. Ndonjëherë sulmet mund të duken sikur përfshijnë vetëm njërën anë, por shumë shpejtë do të përhapet edhe në anën tjetër të trurit. Pacienti gjatë këtij sulmi duhet të qëndrojë në anë, t’i vendoset jastëk nën kokë, dhë nuk duhet t’i hapet goja me forcë, në mënyrë që të mos e komplikoni situatën.
Sulmet fokale fillojnë nga njëra anë e trurit. Mund të fillojnë nga sipërfaqja e trurit apo nga strukturat më të thella dhe të mbeten të lokalizuara apo të përhapen në një sipërfaqe më të madhe të trurit. Këtu përfshihen sulmet me motor të dukshëm apo sulme autonome (psh: lëvizja e një pjese të trupit, të përziera, ndryshim të ngjyrës apo simptoma të tjera në trup).

Diagnoza dhe trajtimi i epilepsisë

Metodat neurofiziologjike dhe teknikat bashkëkohore neuroradiologjike dhe zhvillimi i tyre në dekadën e fundit ndihmojnë në diagnostikimin e duhur dhe trajtimin adekuad të epilepsisë. Duke patur parasyshë kompleksitetin e epilepsisë në fushën e diagnostikimit, gjithmonë janë të pranishme rezerva dhe kritere të reja. Trajtimi i epilepsisë është kompleks sikurse dhe vetë sëmundja, gjatë të cilës duhet të merren parasyshë të gjitha aspektet: lloji i sulmeve, faktorët etiologjik, mosha. Terapia medikamentoze është akoma trajtimi kryesor simptomatik dhe ka për qëllim t’i reduktojë sulmet, ndërsa terapia kirurgjike është e rezervuar kryesisht për epilepsi refraktore (epilepsi farmako-rezistente). Ekzistojnë dhe terapi të tjera si dieta ketogenike dhe stimuli vagus.

Shpërndaj