Në periudhën kur bota shpall pandeminë e koronavirusit prindërit e ardhshëm janë para rolit më të përgjegjshëm në jetë dhe përballen një numër pyetjesh lidhur me shtatzëninë dhe kujdesin e të porsalindurit pas lindjes së tij. Gjinekologët tregojnë se deri më tani nuk ekzistojnë prova se gratë shtatzëna janë me rrezik të madh për të zhvilluar një sëmundje të rëndë, sesa pjesa tjetër e popullsisë.
Megjithatë, gratë shtatzëna që kanë probleme të tjera shëndetësore, veçanërisht ato me sëmundje kronike të sistemit të frymëmarrjes, me tension të lartë të gjakut ose diabet, janë me rrezik më të lartë për të prekur nga Covid-19. Dr.Ana Kacarska, gjinekolog- obstetër në Spitalin Klinik “Acibadem Sistina”, këshillon gratë shtatzëna t’i respektojnë masat e mbrojtjes nga koronavirusi, duke theksuar rëndësinë e ekzaminimeve të rregullta gjinekologjike që janë kryesore për zhvillimin e drejtë të frytit.
Më shumë se 280 foshnja kanë lindur në spitalin “Acibadem Sistina” që nga fillimi i krizës
Ordinancat gjinekologjike në Spitalin Klinik “Acibadem Sistina” punojnë çdo ditë, ndërsa qendra e emergjente funksionon 24/7 dhe ofron mundësinë për ekzaminim gjinekologjik në çdo kohë. Gjatë periudhës së koronavirusit në vendin tonë, spitali shënon rritje të numrit të lindjeve nga fundi i muajit shkurt deri më tani në Departamentin e Gjinekologjisë dhe Obstetrikës kanë lindur 280 foshnja.
“Gratë shtatzëne bëjnë pjesë në një kategori të rrezikuar për shkak të faktit se disa infeksione virusale janë me pasoja më të këqija për këtë grup të pacientëve. Sipas provave në dispozicion deri më tani kjo nuk lidhet me virusin Sars-CoV-2. Sipas hulumtimeve të kryera në nivel global deri më tani gratë shtatzëna janë kryesisht negative, ndërsa vetëm 1-2% e pacientëve pozitivë tregojnë simptoma të sëmundjes Covid-19. Për momentin gjëja më e rëndësishme për gratë shtatzëna është t’i respektojnë masat dhe rekomandimet e dhëna nga Ministria e Shëndetësisë që përfshijnë larjen e rregullt të duarve dhe përdorimin e mjeteve për dezinfektim me 70% alkool, duke shmangur grumbullimet në grupe të vogla ose më të mëdha dhe nëse kanë mundësi të punojnë nga shtëpia dhe ta shmangin kontaktin me njerëzit për të cilët dyshohet se kanë koronavirus”thotë Dr. Kacarska.
Në “Acibadem Sistina” lindjet janë tërësisht të sigurta
Në Spitalin Klinik “Acibadem Sistina” proceset e lindjeve zhvillohen në rrjedhë normale. Gruaja shtatzënë dhe foshnja janë mbrojtur dhe të sigurte, si edhe mjekët dhe stafi mjekësor që i kryejnë lindjet.
Dr. Ana Kacarska thotë se për aktin e lindjes është e rëndësishme të dihet nëse bëhet fjalë për një paciente të infektuar nga virusi apo bëhet fjalë për një grua shtatzënë të shëndetshme. Ende nuk dihet me siguri nëse një grua shtatzëne transmeton koronavirusin tek fryti gjatë aktit të lindjes.
“Nëse bëhet fjalë për një pacient të infektuar me koronavirus dhe simptomatologji klinike nënkupton marrjen e masave shtesë dhe lindje në kushte të veçanta siç është një dhomë me tension negativ, pajisje mbrojtëse dhe një qasje multidisiplinare. Me shumë rëndësi për procesin e lindjes ka gjendja klinike e pacientit, si dhe gjendja e mëparshme shëndetësore, pra ekzistimi i sëmundjeve të mëparshme kronike. Me rëndësi janë edhe mosha gestacionale e frytit dhe gjendja e fetusit”, shpjegon dr. Kacarska.”, shpjegon dr. Kacarska.
Tek pacientët me një pasqyrë të zhvilluar klinike, lindja zakonisht kryhet me operacion në interes të nënës dhe frytit. Dr. Kacarska shton se nuk ekzistojnë prova për gratë që kanë lindur se janë me rrezik më të madh të infektohen me Covid-19. Sidoqoftë, rekomandohet që pacientët pas lindjes të mbajnë higjienë të mirë personale dhe të praktikojnë një dietë me ushqim të balancuar, të kenë aktivitet fizik dhe t’i respektojnë masat për distancë sociale.
Nuk ekzistojnë prova se Covid-19 transmetohet përmes qumështit të gjirit
Sepse bëhet fjalë për një virus të ri, nuk ka asnjë provë se Covid-19 mund të transmetohet përmes qumështit të gjirit, domethënë deri tani koronavirusi nuk ishte gjetur në mostrat e lëngut amniotik ose në qumështin e gjirit. Gjinekologët tregojnë për përfitimet e gjidhënies dhe mbrojtjen që ofron qumështin e gjirit dhe rekomandojnë që të mos shmanget gjidhënia.
“Rreziku kryesor gjatë procesit të gjidhënies është kontakti i ngushtë mes nënës dhe foshnjës, nëse nëna kollitet ose teshtitë atëherë koronavirusi transmetohet përmes pikave respiratore. Kjo është arsyeja pse neonatologët dhe gjinekologët rekomandojnë larjen e duarve para prekjes së foshnjës, të mbahet maskë mbrojtëse gjatë gjidhënies dhe të shmangni kollitjen ose teshtitjen gjatë gjidhënies. Nënkuptohet se gjidhënia nuk rekomandohet tek pacientët me formë të rëndë klinike të sëmundjes “, thotë Dr. Kacarska.
Gjatë koronavirusit kujdesi për foshnjës për çdo prind paraqet një sfidë shtesë. Dr. Kacarska këshillon secilin person që hyn në një shtëpi me një të porsalindur të ruajë higjienën personale në nivel maksimal dhe thekson rëndësinë e mënyrës së ushqimit të foshnjës dhe fitimin në peshë. Kujdesi mjekësor, siç tha ajo, duhet të kërkohet vetëm nëse foshnja ka ethe, është e irrituar ose nuk ushqehet mirë.