Intervistë me Dr. Sci Aleksandar Sajkovski, mjek pediatër
Para udhëtimit me fëmijët tuaj është e rëndësishme të konsultoheni me pediatrin tuaj, për t’u njohur më mirë me të gjitha dozat e rekomanduara dhe indikacionet për përdorimin e tyre. Gjendja më e shpeshtë që paraqitet gjatë udhëtimit, është e ashtuquajtur diarreja e udhëtimit, një gjendje që mund ta prishë rehatin e pushimit, veçanërisht kur në pikëpyetje janë fëmijët e vegjël, prandaj kërkuam përgjigje nga specialisti për parandalimin e këtij problemi.
Çfarë është diarreja e udhëtimit?
Diarreja e udhëtimit është sëmundje digestive, që më se shpeshti shoqërohet me barkqitje, diskomfort abdominal por edhe me të vjella te fëmijët më të vegjël. Më së shpeshti paraqitet gjatë ngrënies së ushqimit të kontaminuar dhe të helmuar ose gjatë pirjes së ujit. Studimet kanë treguar se shkaku tjetër mund të jetë ndryshimi i florës mikrobiologjike, veçanërisht duke i theksuar destinacionet ekzotike. Më së shpeshti kjo është gjendje nuk është aq serioze te populacioni më i moshuar dhe te fëmijët e mëdhenj, por te fëmijët e vegjël mban rrezikun e dehidratimit dhe disa komplikime të tjera. Thjesht, kur udhëtoni në një vend ku kushtet klimatike dhe sanitare dallohen nga kushtet shtëpiake, ekziston rreziku për këtë sëmundje.
Cilat janë simptomat e diarresë së udhëtimit?
Simptomat më të shpeshta për këtë sëmundje janë barkqitja e shpeshtë deri në tre herë në ditë, paraqitja e nevojës për defekim të menjëhershëm, ngërçet në stomak, të përzierat, të vjellat dhe temperaturë. Por më e rëndësishme është se te fëmijët mund të zhvillohet dehidratimi i moderuar deri në të rëndë, temperatura e lartë trupore, jashtëqitje me gjak, dhimbje të forta në stomak dhe dhimbje rektale.
Cilat janë masat parandaluese?
Rekomandimi i parë, kur bëhet fjalë për ushqimin duhet ta zieni, ta piqni, ta qëroni ose ta harroni. Rekomandimet më të shpeshta për mbrojtjen e kësaj sëmundjeje është të mos konsumoni ushqim nga shitësit e rrugës, mish që nuk është pjekur mirë, peshk ose frutat e detit, të mos e ruani ushqimin në temperaturën e dhomës… Përdorimi i antibiotikeve si parandalim është joracional, e panevojshëm, bile e i rrezikshëm. Antibiotikët nuk veprojnë ndaj viruseve dhe parazitëve, ashtu që prej tyre nuk merrni mbrojtje. Nga ana tjetër, përdorimi joracional i antibiotikeve mund të çojë deri në shtresat e rezistencën të baktereve.
Parandalimi më i mirë dhe më i sigurt është përdorimi i probiotikeve. Por a janë të gjithë kanë karakteristika të njëjta?
Prodhimet e ndryshme probiotike përmbajnë karakteristika të ndryshme probiotike. Për shkak të kësaj bakteret probiotike duhet të definohen dhe të testohen në studime klinike në nivel të tipit të probiotikut.
A Lactobacillus reuteri Protectis jep një efekt pozitiv mbi zorrën te fëmija dhe njeriu?
Po, Lactobacillus reuteri Protectis ka efekt pozitv mbi motilitetin e zorrëve, e shpejton zbraztimin e lukthit, e ngadalëson ushqimin në zorrën e hollë, shpejton motilitetin në nivel të zorrës së trashë. Për shkak të kësaj një nga indikacionet për përdorimin e tij është obstipacioni. Zvogëlon dhimbjen viscerale përmes lirimit të molekulave neuromodulatore dhe përmes inhibimit të receptorëve për dhimbje në nivel të sistemit nevror enteritik. Ka rol antiinflamator dhe efekt pozitiv ndaj disbiozës. Deri sot efikasiteti dhe siguria e këtij probiotiku janë dokumentuar në 184 studime klinike te 15.500 njerëz të moshave të ndryshme. Deri tash rezultatet janë publikuar në 159 revista të ndryshme shkencore, duke përfunduar me shkurt 2018.