Të vjella të bollshme dhe të shpeshta tek fëmijët – shenjë e stenozës pilorike kongjenitale

Stenoza pilorike kongjenitale është paaftësia e zbazjes së përmbajtjes në stomak, si rezultat i hipertrofisë dhe hiperplazisë në shtresën e muskulit  të kanalit pilorik (kanali që lidh stomakun me pjesën tjetër të sistemit tretës. Gjendet ndërmjet stomakut dhe duodenit. Si rezultat i ngushtimit të kanalit të duodenit, përmbajtja e stomakut nuk mund të arrijë në zorrë. Dr. Jasminka Joshevska, radiologe, thotë se në përputhje me literaturën ka më shumë gjasa që të shfaqet tek foshnjat meshkuj sesa tek ato femra në raport 4:1. Ekziston edhe lidhja familjare, në rast se njëri nga prindërit ka VPS , fëmijët e tyre kanë 20% më tepër gjasa për shfaqjen e kësaj gjandjeje. Më shpesh shfaqet tek fëmijët e parë meshkuj dhe tek foshnjat e lindura para kohe.

Të vjellat janë një simptomë tipike

Foshnja nuk lind me këtë simptomë, simptomatologjia manifestohet nga hipertrofia progresive e pilorisit, e cila rezulton me të vjella. Përdorimi i antibiotikëve (eritromicina) në fund të shtatzënisë, në dy javët e para të lindjes apo gjatë periudhës së ushqimit me gji, mund të shoqërohet me shfaqjen e stenozës pilorike.

  • Duke filluar nga java e 4 deri në javën e 8 të lindjes, foshnja fillon të nxjerrë (vjellë) përmbajtje të cilat nuk janë të shoqëruara me gjak dhe nuk janë të verdha (nuk janë të vjella biliare / tëmthi). Shpesh këto të vjella janë të shoqëruara me erë të pakëndshme, qumësht i përzier me lëngjet e stomakut, qumësht i thartuar.
  • Në fillim të vjellat nuk janë të shpeshta, por pas disa ditësh bëhen gjithnjë dhe më të shpeshta dhe pas çdo ushqimi. Shfaqen menjëherë pas ushqimit me gji, por në disa raste shfaqen edhe pas një ore nga vakti i ushqimit.
  • Intensiteti i të vjellave fillimisht është në sasi të vogla, intensifikohet me të vjella të bollshme, gjë e cila është dramatike.
  • Ndonjëherë mund të vërehen edhe shenja gjaku apo ngjyrë kafe në përmbajtjen e nxjerrjes së ushqimit.
  • Bebet zakonisht nuk kanë simptoma që tregojnë se janë të sëmurë, nuk kanë temperaturë, foshnja është vazhdimisht i uritur dhe ka nevojë që të ushqehet me gji menjëherë pas episodeve të nxjerrjes së ushqimit.
  • Kanë pak jashtëqitje, pasi sasia e ushqimit i cili kalon nëpërmjet zorrëve është e vogël, ndonjëherë jashtëqitja është e shoqëruar me mukozë ose foshnja ka kapsllëk.

Çfarë ndodh në rast se nuk mund të dallohet dhe nuk trajtohet gjendja e përshkruar?

Mungesa e diagnozës në kohë rezulton me dehidratim, ngadalësim apo mungesë të shtimit në peshë tek foshnja, me kequshqim dhe me mosbalancim metabolik, letargji. Prindërit e atyre foshnjave të cilat e nxjerrin ushqimin, zakonisht përpiqen që të ndryshojnë formulën e qumështit të adaptuar, pasi vetë ata apo edhe mjeku pediatër dyshojnë se mund të bëhet fjalë për intolerancë ndaj ndonjë ushqimi të caktuar.

Si diagnostikohet?

Dyshimin për ekzistencën apo praninë e stenozës kongjenitale pilorike zakonisht e jep mjeku pediatër i familjes bazuar në pamjen klinike dhe me anë të një kontrolli të kujdesshëm në pjesën e sipërme të stomakut. VPS jep një shenjë klasike”ulliri” gjatë palpilimit (prekjes) në pjesën e sipërme të djathtë të stomakut tek 60-80% e fëmijëve. Në rast se ka shenja dyshuese, fëmija i referohet ekzaminimit me ultratingull në kanalin pilorik. “Kontrolli mje ultratingull është një metodë jo invazive. Kjo është një metodë për vizualizimin e muskulit pilorik, gjatë të cilit fëmija nuk ekspozohet ndaj rrezatimit jonizues. Kjo është një metodë diagnostikuese e sigurtë, e saktë dhe shumë e disponueshme. Kontrolli kryhet menjëherë pas ushqimit apo pas aplikimit me ujë në sasinë e një vakti ushqimi, dhe zgjat jo më shumë se 20-30 minuta. Në ekzaminimin e me ultratingull detektohet trashja e muskulit pilorik, zgjatja e kanalit pilorik, mbetje e ushqimit” shprehet Dr. Josheva. Në të kaluarën, diagnostikimi bazohej në shqyrtime me kontrast të cilat kryhen nën kontrollin e rrezeve X dhe në aplikimin e kontrastit barium, ndërkohë që sot, mjafton vetëm kontrolli me ultratingull.

Si trajtohet?

Trajtimi i kësaj gjendje bëhet në mënyrë kirurgjike, bëhet pilomotiotia. Ndërhyrja është e sigurtë dhe pa komplikime të rënda.

 

Shpërndaj